Lidhu me ne

Kryesore

Çfarë është një vijë e kuqe?

redline-360x343

Sidoqoftë deri ditën kur PD të votojë reformën në drejtësi [mënyra e propozuar e kryerjes së] vetingut do të jetë vija e kuqe e pakapërcyeshme.

Kështu u shpreh Kryeministri Rama, duke përdorur një metaforë të pazakontë në shqip. Pas tij, të tjerë filluan të flisnin për vijë të kuqe.

Edhe pse mund të merret me mënd, pak veta ja dinë kuptimin asaj dhe shumë e keqkuptojnë. Madje edhe Kryeministri e ka përdorur në një kuptim disi të dyshimtë. (Duket se ne kemi probleme me vijat me ngjyra, pasi edhe vijën e gjelbër, e cila shënon vijën ku mbaron zona urbane e ndërtimeve dhe fillon kurora e gjelbërt rreth qytetit, ne e njohim si vijë e verdhë—për asyen banale se e kemi kopjuar nga italishtja duke e përshtatur në shqip siç tingëllon me veshë dhe jo siç ka kuptimin, “verde” që do të thotë “jeshile” në italisht tingëllon si “e verdhë”.)

“Vija e kuqe” është përdorur nga politikanë të ndryshëm botërorë, kryesisht në kontekstin e politikës së jashtme, por ajo është frazë e zakontë vetëm në diskutimin politik amerikan. Kryeministri Rama dhe stafi i tij kanë tendencën të gjejnë përmes kërkimeve në Google citate, thënie dhe terma që përdoren rëndom në politikën amerikane dhe t’i përfsijnë ato në fjalimet e Kryeministrit (shpesh në mënyrë të pasaktë apo të pakuptimtë).

Kuptimi i shprehjes “vijë e kuqe” në zhargonin politik amerikan është i diçkaje të papranueshme apo të patolerueshme. Që diçka të jetë vijë e kuqe, do të thotë që nëse ajo gjë ndodh apo bëhet apo arrihet, apo kalohet atëhere, ose a) do të ketë pasoja ndëshkuese; ose b) nuk mund të ketë më kthim mbrapa në rrjedhën (me pasoja të dëmshme) të diçkaje.

Përdorimi më i famshëm i viteve të fundit i metaforës është nga Presidenti amerikan Obama në vitin 2012, kur ai pralajmëroi se për administratën e tij përdorimi i armëve kimike nga qeveria e Sirisë kundër forcave opozitare ishte një “vijë e kuqe”—duke nënkuptuar se nëse shkelej kjo vijë, pra nëse Presidentin sirian Asad do të përdorte armë kimike kundër popullit tëtij, SHBA-të nuk do të rrinin më indiferente.

Në fakt, Presdienti Asad i përdori armët kimike duke vrarë mijëra qytetarë, por Presidenti Obama vendosi të mos ndërhynte në Siri edhe pse ishte shkelur “vija e kuqe”, duke e nxitur kështu Senatorin McCain, ish rivalin i tij në garën presidenciale, të ironizonte se “siç duket vija e kuqe e Presidentit Obama paska qenë shkruar me bojë që del shpejt”

Origjina e metaforës nuk është shumë e qartë dhe ka një sërë shpjegimesh alternative për të.

Një shpjegim i besueshëm jep si origjinë marrëveshjen e ashtuquajtur Marrëveshja e Vijës së Kuqe mes partnerëve të Kompanisë Turke të Naftës (Turkish Petrolium Company – PC). Në marrëveshje partnerët e kompansië—disa nga kompanitë kryesore amerikane, britanike dhe franceze të naftës—u angazhuan se nuk do të ndërmerrnin asnjë sipërmarrje individuale në fushën e naftës në territorin e ish-Perandorisë Otomane, zonë në të cilën ata do të vepronin bashkarisht përmes kompanisë së përbashkët TPC. Por duke qënë se kufijtë e ish-perandorisë në atë kohë nuk ekzistonin më gjatë negociatës së marrëvehsjes qe e paqartë se për kë territory bëhej fjalë saktësiht. Prandaj, një prej partnerëve mori një laps të kuq dhe vijëzoi në hartën që kishin përpara territorin përafërt të ish-perandorisë otomane, brenda së cilit asnjë nga partnerët nuk duhet të kërkonte apo nxirrte naftë individualisht. Harta e me vijën e kuqe iu bashkangjit marrëveshjes, prandaj edhe marrëveshja u njoh me emrin Marrëveshja e Vijës së Kuqe. Frymëzuar nga ky rast, ‘vija e kuqe” mund të jetë ëprdorur si metaforë e një kufiri apo pozicioni që nuk duhet kapërxyer në marrëdhënie mes palësh

Një shpjegim tjetër i mundshëm është se shprehja është futur në fjalorin politik këto 50 vitet e fundit, duke marrë shkas nga vija e kuqe në treguesin e e xhirove të motorit të makinës, vijë që shënon kufirin kur xhirot e makinës më të mëdha se sa kërkon standardi i sigurisë së makinës dhe që nuk duhet arritur.

Një tjetër shpjegim është se shprehja ka rrjedhur nga një tjetër frazë, “vizë e hequr në rërë”. me origjinë në historinë e Romës së lashtë. Rreth vitit 168 p.e.s. Roma dërgoi një misionar të posaçëm, të quajtur Popillius, për t’i dhënë urdhër Mbretit Antiok IV të Mbretërisë Seleucide (mbretëria përfshinte afërsisht territorin e sotëm të Sirisë dhe Irakut) të hiqte dorë nga plani ti tij për të sulmuar Aleksandrinë. Mbreti Antiok u përpoq të fitonte kohë dhe të mos i pjepte përgjigje menjëhere Popilliusit. Por ky i fundit e kuptoi këtë gjë, prandaj bëri një vizë në rërë përqark Mbretit Antiok dhe i tha atij se duhet të merrte një vendim para së ta kapërxente vizën e bërë në rërë (që do të thotë brenda kohës që Mbreti mund të qëndronte në këmbë pa u lodhur mjaftueshëm sat ë donte të ndryshonte qëndrim duke shkelur kështu vizën në rërë). Pas këtij veprimi, Antioku iu bind menjëherë kërkesës së Romës.

Por pavarësisht origjinës, është e qartë se “vija e kuqe” është një ekstrem, një maksimum i tolerimit të lejuar: nëse vija e kuqe arrihet apo, e thënë ndryshe, shkelet kjo gjë sjell pasoja. Ajo është e kundërta e një minimumi, një baze, një themele, një standard të domosdoshëm, një kushti të panegociueshëm.

Prandaj, përdorimi i metaforës nga Kryeministri Rama në lidhje me “vetingun” mund të duket jo shumë i goditur, pasi ai ka dashur ta përdorë atë në kuptimin se është i gatshëm të diskutojë për çdo gjë diçkaje që ai nuk mund të negociojmë çdo gjë tjetër por jo për “vetingun”. Pra, vetingu është diçka e dëshirueshme, madjepikë apo çështje e panegociueshme, apo pozicion nga i cili Kryeministri nuk heq dorë, por jo një “vijë e kuqe” e cila po u arrit sjell pasoja të dëmshme.

Gjithsesi, nëse qëllimi i Kryeministrit në përodirmin e saj ka qënë për t’u dukur apo tingëlluar si amerikanofil apo i shumëditur dhe intelektual para qytetarëve, përdorimi i metaforës mund të ketë qenë i goditur, pavarësisht se ajo mund të mos jetë metafora më e goditur për të ëprshkruar situatën.

Fakti që Kryetari i Kuvendit Meta dhe shumë media e morën dhe e përsëritën metaforën e Kryeministrit është tregues se Zoti Rama ka ndikim të madh edhe kur thotë gjëra jo shumë të kuptueshme./Exit

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar16 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore16 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook