Lidhu me ne

Kioske

Kryeshefi thur plane me Tonsy Blersin kundër Ilir Metës

edi-1-640x380

Tonsi Blairsi, goxha burrë bukurosh, thuhet se kishte ca “cash” për të marrë, nga ato të prapambeturat, për shërbimet speciale në doganat shqiptare, në konsulencat për Kryeshefin dhe sidomos për rregullimin e takimeve të rëndësishme ndërkombëtare.

Stafi i kish përgatitur ndërkohë, një çantë të vogël, prej lëkure krokodili, modelin e të cilit e kishte zgjedhur vetë Piktori, në katalogët e Fugsit të Vogël. Madje Fugsi kish hedhur edhe pak parfum Channel sport, sepse pesëqindëshet e bëra tuba tuba, vinin erë të keqe lagështire dhe bar miu.

Prandaj Tonsi, mori aeroplan nga Roma, dhe ja mbrriti në Shqipëri, sepse nga telefonatat me Kryeshefin, vuri re, se klienti i tij, ishte i mërzitur dhe i trembur.

Eskorta speciale e shoqëroi Tonsin, hipur në një veturë të madhe me xhama të zinj dhe pa sirena, në një vend sekret në bregdet,  ku Kryeshefi, kishte vendosur Shtabin e vet luftarak.

Në breakfastin e mikpritjes, kryesisht fruta, havjar dhe çaj kanelle, Kryeshefi e hapi shpejt e shpejt barkun e vet të trazuar, te Miku i tij i madh, që në rini e kishte ëndër ta takonte dhe ta shihte.

Madje takimi me Tonsin, e eksitonte Kryeshefin, sepse përmes drithërimash, i kujtonte, se sa lart kish mbrritur dhe se sa i madh ishte pushteti i parasë në Botë. Tonsi dëgjonte anglishten e çalë por të qartë të Kryeshefit që e llafoste këtë gjuhë më mirë se klientët e tij afrikanë apo arabë.

–         E bëra zap Ilir Metën, e detyrova të futet përsëri në rresht dhe të heqë dorë nga Qeveria Teknike! I tregova numurat mbi 71 dhe ja tunda gishtin mbi fytyrë!– e filloi rrëfimin ai.

–         Very well! Shumë mirë, shumë mirë, ky është një hap i rëndësishëm sir. I ke treguar your force! Forca është politikë dhe politika është forcë, sir! Por nuk duhet të kënaqesh pa ja shtypur kokën përfundimisht këtij Metës! Armiku më i mirë, është armiku i vdekur! O yes, kështu thonë nga anët e mia sir!

Fugsi i Vogël mbante shënime dhe shkëmbente vështrime dashamirëse me Tonsin.

–         Nuk është edhe aq e thjeshtë Tonsy! Ai shkoi dhe më nxori në treg politik Rexhepin e panjollë, do you understand? Më kupton sir? Rexhepi është një old fashion, një stekë e vjetër, por që ska njolla, nuk ka bërë millions of dollars, si të tjerët dhe del e shëtit qenin bashkë me gruan nëpër popull e nëpër qytet dhe njerëzit e vlerësojnë… e vlerësojnë edhe atë, edhe qenin  e bukur që mban! është e tmerrshme Tonsy! Edhe my Socialist Party e vlerëson! Do you understand? Çtë bëjmë Tonsy?! Nuk ke ku e kap, nuk ke ku e përgojon!… – fliste me vuajtje Kryeshefi dhe ndezi një cigare nga steka e çunave.

Tonsy hodhi sytë nga Fugsi i Vogël, ndërsa Fugsi ngriti supet dhe buzëqeshi si i zënë me faj.

–         Gjithkush e ka një pikë të dobët! Sulmojeni aty! Mua më sulmuan dikur, sikur unë e vrava unë shokun tim më të mirë! Ndonëse ai u vra rastësisht në një aksident gjuetie! Ai e kishte passion gjahun sir, por nuk ishte ky faji im! U zumë për armët e shkatrrimit në masë, që Sadami nuk i kishte, por shërbimet tona thonë se ja sajuan! Hej  sir! Ky Meidani nuk mund të jetë shenjtor! – tha Tonsy tek hante ca manaferra dhe ca boronicë të pasur me omega3.

Fugsi i Vogël i rrëfeu në vesh, për sulmin e organizuar ndaj të birit. Me rrënjë dhe dhëmballë. Madje e kishin akuzuar për homoseksualitet, që në vendet primitive si Shqipëria, përbën një gjë të keqe. Mirëpo Tonsy ngrysi vetullat:

–         Oh no! Mos e viktimizoni! Të kujtohet se çfarë të bënë ty kur të nxorën nudo, mbasi të kapën fotot e dashnores, qu mbasi u zu me ty ja dha mediave? Të bënë një victims mister, të bënë një hero! No, no! Its  wrong! është gabim i madh, mos përdorni metodat demonizuese të Berishës, sepse ti e di, po nuk e thyet, ti tani do kesh një Meidani junior në politics now! Its wrong way my dear!

Kryeshefi hodhi me vrull një filxhan çokollate në drejtim të Fugsit të Vogël, i cili ju shmang me zotësi, si i stërvitur që ishte. Tonsy kërkoi pushim dhe shkoi në dhomën e tij.

Kryeshefi, gjuajti ca topa basket, në pritje që Fugsi të dilte nga dushi dhe të vishtë një këmishë të pastër e të bardhë, mbas spërkatjes me cokollatë të zezë.

–         Të vrava? Sorry! I’m so sorry! Po ky Tonsi na e përmbysi skemën! – i tha me dhëmshuri, Kryeshefi. Pastaj gjuajti ca topa të tjerë, por pa sukses.

             Çfarë do bëjmë tani? Do të qetësohesh pak shef dhe ti bëjmë një telefon Henryt? Ai mund të na interpretojë mirë këtë çështjen e Meidanit! Sepse Henry e njeh nga afër dhe mund ti promovojë ndonjë libër në Univeristet profesorit dhe me këtë rast… – pyeti me zë të ndrojtur Fugsi “gjenial”.

 Kryeshefi nuk ja vari më Fugsit të Vogël dhe “gjenial”. Fugsi kuptoi që edhe Henry, me buzëqeshjen dhe fjalën e tij të ngrohtë dhe plot adhurim për Piktorin, nuk ishte më dhe aq atraktiv për bossin.

–         Meta! Meta! – thëriste kryeshefi mbas cdo gjuajtje.

–         Do të ta shtyp kokën o Ilir Meta! – dhe fap një gjuajtje tjetër që dilte nga koshi.

Thuhet se kështu iku edhe kjo ditë qeverisjeje e suksesshme, nga kalendari i ngjeshur i punëve të mëdha të Kryeshefit./360grade

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix1 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix1 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar1 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport1 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix1 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix1 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook