Lidhu me ne

Kryesore

Ndjenjat vs faktet

bilbil-Beqiri

Ndjenjat vs faktet-Nga Bilbil Beqiri

Fushatën elektorale të Amerikës po e ndjek gjithë Shqipëria me vëmendje. E them këtë sepse portalet postojnë vazhdimisht zhvillime në lidhje me zgjedhjet në Amerikë. Në youtube kam ndjekur televizionet kryesore në vend (Tv Klan, Top Channel) me kureshtje dhe kam parë sesi lajmet në lidhje me fushatën elektorale në Amerikë marrin views (shikueshmeri) më shumë sesa shumë lajme apo zhvillime të vendit tonë. Shto edhe faktorin Trump, icili me stilin e tij ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen te këto zgjedhje, të cilat nuk janë vetëm zgjedhje të një vendi, por përbëjnë edhe njëfar shkolle për vendet e tjera.

Shumë analistë në Amerikë kryesisht pro demokratë, e kanë cilësuar fushatën si betejë midis ndjenjave dhe fakteve. Këtu aludohet për demokratët si prezantues faktesh ndersa republikanët ose më sakte Trump-in, si një njëri pa fakte, që thjeshtë luan me ndjenjat.

Dhe në fakt kanë të drejtë në këtë konstatim të tyrin. Sepse janë të shumta rastet kur Trump-i dhe ndihmësit e tij përdorin shprehjen (It feels) e përkthyer nga unë (Ndjehet). Madje kanë shkuar aq larg sa thonë që ‘-Ndjehet që ekonomia po shkon keq, ose -Ndjehet që është rritur krimininaliteti’. Kur me statistikat e FBI-së gjatë periudhës së Obama-s në Amerikë, kriminaliteti ka rënë në nivelet më ulëta të 20 viteve të fundit.

Ndërsa Trump-i dhe ekipi i tij kanë kuptuar që artikulimi i perceptimeve që rezonojnë me ndjenjën, pas një farë kohe për publikun fitojnë vlerën e faktit. Unë do ta quaja ekuazioni i Trumpit (feelings = facts) nëse e ke ndikuar ndjenjën e publikut për një kohë të caktuar.

Edhe Clinton-i ka filluar t’i japë goxha përparësi idesë se është e para femër kandidate për presidente. Pra fakteve të punës 8 vjeçare të demokratëve u ka shtuar dozë emocioni ose thënë ndryshe feeling. Sepse pa feeling nuk fitohen zgjedhjet. Nuk fitohen zgjedhjet vetëm me fakte për arsye se populli nuk i percepton mirë tabelat me të dhëna apo statistikat. Populli kërkon fushatë me feeling, me ndjenjë, me frymëzim. Amerikanët i dinë mirë punët e veta, po e  bëra këtë parashtrim për të kaluar në kontekstin shqipëtar.

Rotacionet politike në vendin tonë, në këndvështrimin tim kanë qënë meritë e ndjenjave. Thënë më thjeshtë ai krah politik që ka frymëzuar më tepër ka arritur të marrë edhe shumicën e votave. (Blerja e votës nuk konsiderohet frymëzimJ).

Frymëzimin ose feeling-un e merr përsipër lideri i partisë. Ndërkohë faktet janë një mekanizëm që gjithsesi funksionon. Sado bindës të zhvillohet proçesi i natyrshëm i revelimit të fakteve, prapë se prapë misioni mbetet i pamjaftueshëm pa feeling.

Konkteksti amerikan është një shembull që tregon shumë për mënyrat sesi udhëhiqen njerëzit në zgjedhje. Unë thjeshtë mora një aspekt që më shtyn të mendoj se edhe në kontekstin shqipëtar fitoren do ta marrë jo faktuesi por frymëzuesi./Podiumi.com

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix5 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix5 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix5 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix5 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix5 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix5 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix5 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix5 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar5 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook