Lidhu me ne

Temporal

Varua të pavarurve, nuk bëhen në anët tona

Çapajev Gjokutaj

Në fillim të viteve ‘90 nisi të përdorej sintagma “intelektual i pavarur”. Shënonte persona që nuk bënin pjesë në parti politike, por militonin për interesin publik. Sa kishim dalë nga rendi totalitar, ndaj na dukej çudi të kishte njerëz që qëndronin mbi politikën. “Ç’janë këta të pavarurit?”, pyeti dikush Kolë Jakovën. “Ata që presin të varen”, qeshi plaku hokatar. Sot, çerek shekulli më vonë, duket se para trekëmbëshit s’ka mbetur këmbë njeriu. Janë varur të gjithë…

Më ka rastisur shpesh të dëgjoj diskutime pse “klima shqiptare” nuk i favorizon të pavarurit. Mercenarë e bij mercenarësh, thotë një palë. Lufta nën flamurin e tjetrit, jo për liri dhe ideale, por për plaçkë e për laçkë, ka qenë ndër zanatet më të pëlqyera të stërgjyshërve tanë. Bëmë baba të të ngjaj. Të tjerë, duke përdorur ngjyra më pak mitike, thonë se na mungon tradita e mendimit të lirë dhe e burrave të qëndruar. Dhe si provë sjellin hobetë sarkastike të Konicës dhe Nolit kundër Ahmet Zogut. Pastaj shtojnë vargjet e Nolit: “Dhe Faiku faqe ndrron/dje shante sot lëvdon”.

Dhe, për t’i vënë kapak muhabetit, kujtojnë sëmundjen e Nolit më 1933, tre mijë frangat e Zogut dhe tërheqjen e intelektualit të madh nga sulmet kundër shtetarit dinak e pucará. Thembra e Akilit qëndron tek institucionet, thotë një palë tjetër. Edhe intelektualët njerëz janë, para se të mendojnë e të flasin, duhet të hanë, të kenë një punë të sigurt. Rëndom këtë e ofrojnë institucione që janë të pavarura nga politika dhe nga biznesi. Shihni ç’institucione private kemi krijuar!

Jo universitete, por kioska që shesin diploma dhe punësojnë “akademikë” që i bën sus një pronar gjysmë injorant. Media që nuk militojnë për interesin publik, por janë kobure në duart e pronarit që të shantazhojë qeverinë dhe të marrë tendera e koncesione. Gazetarë që punojnë në të zezë dhe presin të marrin rrogat kur ta bjerë hera, ndaj, duan s’duan, katandisen në megafona për të trashur zërat e atyre që janë lart… Paguajmë mallkimin e vendit të vogël e të varfër, thonë të tjerë.

Hapësirat gjeografike i kemi të ngushta, kurse ato ekonomike edhe më të ngushta e më asfiksuese. Si të gjithë ne, edhe intelektuali ka prindër, grua e fëmijë, vëllezër e motra. Një pjesë e tyre janë në bukë të qeverisë, meqë administrata shtetërore mbetet punëdhënë- si kryesor. E njohim njëri-tjetrin me fis e me farë, ndaj të afërmit e zërave kritikë shpesh mbeten pa punë. Kush do të donte që fisi ta shihte si delen e zezë? Hapësirat e ngushta të vendit të vogël bëjnë që elitat t’i kemi të pakta, dhe rrjedhimisht, të ndikuar nga njohje e marrëdhënie personale.

Si pasojë, disa intelektualë, në vend që të flasin për politikanin a biznesmenin, për bëmat a gjëmat e tyre, mbeten robër të simpative apo antipative vetjake. Topi bam e Muçua tutje! Thënë shkurt: varua të pavarurve! Nuk bëhen në arat tona…

“Panorama”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix5 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix5 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix5 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix5 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix5 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix6 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix6 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix6 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar6 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook