Lidhu me ne

Aktualitet

Autoritetet turke konsifkojnë intervistën televizive të DW


Një intervistë për emisionin e DW-së “Conflict Zone” me ministrin turk për Rininë dhe Sportet Akif Çaðatay Kiliç u konfiskua nga kjo ministri në Ankara. Drejtori i Përgjithshëm i DW-së, Limbourg e dënoi këtë qendrim.

DW Conflict Zone Türkei - Gast Akif Çağatay Kılıç

Intervista u zhvillua mbrëmjen e së hënës (05.09) në këtë ministri në Ankara për emisionin e përjavshëm të DW-së “Conflict Zone” me moderatorin Michel Friedman. Temat e intervistës ishin diskutuar paraprakisht dhe i sihin komunikuar ministrisë, vuri në dukje Friedman.

Friedman i shtroi pyetje ministrit lidhur me puçin e dështuar në korrik, arrestimet masive që pasuan si dhe për gjendjen e vështirë të shtypit në Turqi e pozitën e gruas në shoqërinë turke. Ministrit Kiliç gjatë intervistës iu kërkua edhe që të sqarojë disa citate të presidentit Erdogan lidhur me këto tema.

DW Conflict Zone TürkeiEkipi i DW-së pas xhirimit të intervistës me ministrin turk

Friedman: Ja se çfarë ndodhi pas intervistës

Menjëherë pas intervistës ministri u nda prej moderatorit Michel Friedman. Pasi ai u largua nga dhoma, zëdhënësi i tij i shtypit papritur kërkoi, që DW të mos e transmetojë këtë intervistë. Pasi Friedman dhe kolegia e redaksisë së tij protestuan kundër kësaj kërkese materiali televiziv i rëgjistruar u konfiskua prej punonjësve të Ministrisë turke për Rininë dhe Sportet. Ekipit të DW-së iu bë e qartë, që nuk lejohen të largohen nga ministria pa e dorëzuar materialin filmik.

Limbourg: “Shkelje e rëndë e lirisë së shtypit”

Drejtori i Përgjithshëm i DW-së, Peter Limbourg e dënoi ashpër këtë veprim të autoriteteve turke: “Kjo përbën një shkelje të rëndë ndaj lirisë së shtypit në Turqi. Kjo që ne po përjetojmë me këtë rast është një veprim imponues nga udhëheqja turke. Një gjë e tillë nuk ka të bëjë aspak më me shtetin ligjor dhe demokracinë. Eshtë e palejueshme, që një ministër të jetë i gatshëm të japë një intervistë dhe më pas të pengojë në këtë mënyrë transmetimin e saj, sepse atij nuk i kanë shkuar për shtat pyetjet. Ne i kërkojmë palës turke që menjëherë të na e kthejë materialin filmik. Gjithashtu ne do të shqyrtojmë mundësinë e ndërmarrjes eventualisht edhe të hapave ligjorë.”

Peter LimbourgDrejtori i Përgjithshëm i DW-së, Peter Limbourg

Pas këtij incidenti Deutsche Welle menjëherë protestoi pranë Drejtorisë së Përgjithshme turke të Shtypit dhe Informacionit dhe kërkon kthimin e materialit filmik. Afati i përcaktuar për të martën (06.09)është shkelur tashmë prej autoriteteve turke. Në disa telefonata me përfaqësues të Ministrisë turke për Rininë dhe Sportet DW-ja sërish ka kërkuar me insistim kthimin e materialit filmik. Përgjigja mbetet e pandryshuar: nuk duam që kjo intervistë të transmetohet.

Friedman: Një rast unikal

Në një pozicionim të ministrit turk të Rinisë dhe Sporteve thuhet: “Nuk ka pasur autorizim për intervistën. Pyetjet, që janë shtruar, nuk ishin ato që më ishin paraqitur para intervistës. Zoti Friedman e di mirë, se përse ndodhi e gjitha kjo. Disa deklarata ishin më shumë akuza. Në një situatë të tillë nuk mund të jepet autorizim.”

Michel Friedmann lidhur me këtë tha, se “natyrisht pyetjet nuk diskutohen më parë”. Gjithashtu parimisht intervistat nuk paraqiten për autorizim. Gazetarët nuk kanë për detyrë të shtrojnë pyetjet, që u pëlqejnë politikanëve. Në 20 vjet të karrierës si gazetar nuk kam përjetuar një rast të tillë – madje thotë Friedmann – “as në vende, kur laujnë rol diktatorë” – nuk e kam përjetuar një gjë të tillë. Kjo është një dëshmi, që liria e shtypit në Turqi është mjaft e kufizuar. Rasti është shqetësues. Nëse veprohet në këtë mënyrë ndaj medieve të huaja, mund të imagjinohet, se sa të vështirë e kanë ndërkohë gazetarët turq, vë në dukej moderatori i DW-së Friedman.

DW Conflict Zone TürkeiModeratori i emisionit “Conflict Zone”, Michel Friedman

Qeveria gjermane mbështet Deutsche Welle-n

Pasi Ministria turke e Rinisë dhe Sporteve konsifkoi matereialin filmik të DW-së është vënë në lëvizje edhe Ministria e Jashtme në Berlin. edhe ministrja e shtetit për Kulturën Monika Grütters protesoi me fjalë të qarta në Bundestag, ku kritika e saj u mbështet me duatrokitje të fuqishme: “Konfiskimi i materialit pas përfundimit të një interviste televizive me një ministër, siç ndodhi dje në Turqi nuk i përgjigjet kurrësesi përfytyrimit tonë për lirinë e shtypit”, tha Grütters gjatë seancës plenare për buxhetin e shtetit. “Kjo është jashtëzakonsiht shqetësuese.”

Pasi Deutsche Welle ia paraqiti Ministrisë së Jashtme rastin e intervistës së konfiskuar, ambasadori gjerman në Ankara Martin Erdmann zhvilloi një bisedë me drejtorin e kabinetit të minstrit turk për Rininë dhe Sportet. Ambasadori gjerman ka theksuar në bisedë, se liria e shtypit në Gjermani është “një aset i çmuar”, vuri në dukje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Martin Schäfer. Ishte një bisedë “me angazhim, por edhe një bisedë e mirë e konstruktive”, në fund të së cilës të dyja palët kanë theksuar shpresën, se rasti “nuk do të çojë në pështjellime të mëtejshme të raporteve gjermano-turke”. Raportet gjermano-turke janë tensionuar kohët e fundit jo vetëm për shkak të rezolutës së Bundestagut për Armeninë, por edhe pas tentativës për puç në Turqi.

Pala turke nuk e ka kundërshtuar, që “materiali filmik nga një ekip kameramanësh turq ka përfunduar në sferat e ministrit turk të Rinisë dhe Sportit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme. Por ajo nuk e cilëson rastin si konfiskim. Qeveria gjermane e mbështet kërkesën e Deutsche Welle-s për kthimin e materialit filmik të xhiruar. E kjo duhet arritur pa ndonjë “kusht”, tha Schäfer. “Liria e shtypit është për ne e panegociueshme.”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix10 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix10 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix10 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix10 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix10 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix10 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix10 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix10 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar10 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook