Lidhu me ne

Aktualitet

Kujdes rripin, nuk ka më gjoba për “gjynah”

rripi-1

Para disa vitesh qarkullonte një barcaletë me rripin e sigurimit, atëherë kur kishte pak makina dhe parkoje ku të doje.

“Një polic rrugor në postbllok ndalon një makinë. Shoferi hapi krahun dhe pak i habitur po priste të dëgjonte arsyen e ndalimit nga “shefi”. “Po ti ç’e paske vënë këtë rrip, apo të dhimbset 2 mijë lekëshi? Lidhet burri për 2 mijë Lekë? “

Kjo barcaletë mund të tregohet edhe 2-3 ditë, deri më 10 Shtator, por më datën 11 do lidhen burra edhe gra me rrip sigurimi, sepse sipas ligjit të ri gjoba nuk është më 500 Lekë, ose ndonjë 2 mijë lekesh nën dorë, por pothuajse sa rroga minimale e shqiptarëve, plot 15.000 Lekë.

Pothuajse të gjitha mediat e kanë përcjellë lajmin, madje disa i kanë kushtuar aq shumë rëndësi sa e kanë plotësuar edhe me speciale apo intervista të krerëve të policisë.

Ligji nuk është as i ri, as i ndryshuar vonë. Ligji ka ekzistuar gjithmonë në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë dhe ka ndryshuar që më 1 Janar 2016.

Ç’do të thotë që nga data 10 shtator do të fillojë të zbatohet ligji i ndryshuar në datën 1 janar? Kjo në një vend normal s’ka as kuptim, as interpretim.

Do të thotë, që këta 8 muaj e dhjetë ditë ligji nuk qenka zbatuar nga autoritetet, ose më keq akoma është zbatuar dhe po zbatohet deri në datën 10 shtator ligji i pandryshuar para 1 janarit 2016, pra me masën e vjetër të gjobës.

Pra efektivët e Policisë Rrugore e paskan mbushur fletën e gjobës 10 herë më pak se ç’parashikon ligji duke i shkaktuar buxhetit të shtetit humbje dhjetë herë më të mëdha vetëm nga kjo gjobë . Plotësimi i proceverbalit për shkelje sipas ligjit, por ndryshimi i gjobës 10 herë më pak përbën gjithashtu shkelje.

Pse pikërisht më 10 shtator? Vështirë të ketë dikush një përgjigje të saktë, hamendësime po. Ndoshta sepse 1 ditë më vonë janë zgjedhjet në Dibër? Sepse numri 10 mbahet mend më thjesht? Sepse përfundoi sezoni veror i mbingarkuar me trafik? Sepse kështu, sepse ashtu… Mund të hamendësoni çdo arsyetim, rëndësi ka që tani e dini, se Policia Rrugore e ka seriozisht.

Ligjet kanë qenë gjithmonë aty, ndonjëherë pak më të buta, ndonjëherë pak më të forta. Por, shpesh politika i bën njëfarë reklamimi ligjeve njësoj si kompanitë e detergjentëve kur nxjerrin ndonjë pluhur larës me të njejtin efekt, por i shtojnë pak aromë ndryshe.

Ligjet janë formuluar njësoj që me përshtatjen e legjislacionit shqiptar me ato të vendeve të BE-së, por kur zbatohen me fushata si ato për kasat fiskale, moratoriumet, kutia e ndihmës së shpejtë etj, ju krijojnë përshtypjen qytetarëve se “po bëhet shtet”. Ndonjëherë fushatat quhen edhe reforma, kur përfshihen disa dikastere e ministri dhe shtrihen më gjatë në kohë, por përsëri duke krijuar përshtypjen e “shtetit ligjor”.

Problemi i vetëm është, se kur ligjet zbatohen me fushata për një qëllim afatshkurtër, si p.sh. mbushja modeste e arkës së shtetit sa për të shpërndarë pagat e rradhës apo ndonjë kushtëzim nga partnerët ndërkombëtarë, ato e humbasin fuqinë dhe çfarëdolloj reklamimi nga ana e autoriteteve vetëm i zhvlerëson.

Në këtë mënyrë ligji nuk funksionon si një mekanizëm për të siguruar mbarëvatjen e shtetit ligjor, por si një mjet kërcënimi, që po të duan organet kompetente e zbatojnë siç duhet dhe po të duan venë dorën në zemër e shtyjnë edhe ca muaj për “gjynah”./27.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix10 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix10 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix10 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix10 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix10 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix10 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix10 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix10 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar10 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook