Lidhu me ne

Kioske

Femrat kërkojnë rritje page po aq sa edhe meshkujt, por me më pak rezultat

91035551_925e4245-b9d9-48ef-be4f-b197f9f3592c-300x221

Femrat kanë po aq të drejta sa edhe meshkujt për të kërkuar rritje page, por gjasat që ta arrijnë një gjë të tillë janë më të pakta.
Kërkimi i bërë nga Cass Business School si dhe universitetet Warwick dhe Wisconsin ka marrë në studim 4600 punonjës.
Nga studimi doli se nuk mund të mbështetej teoria “femrat e heshtura”, sipas së cilës gratë shmangnin të kërkonin rritje page.
Në radhë të parë, studimi eliminoi dallimet mes punëtorëve me kohë të pjesshme (që fitojnë më pak) dhe atyre me kohë të plotë. U vunë kështu në krahasim meshkujt që punojnë me kohë të plotë përballë femrave që punojnë me kohë të plotë, si dhe meshkujt që punojnë me kohë të pjesshme përballë femrave që punojnë me kohë të pjesshme.
Studimi tregoi se kur meshkujt kërkonin një rritje page kishin 25% më shumë mundësi për ta arritur atë se sa femrat.
Studimi gjeti se nuk kishte asnjë provë se femrat ishin më pak të gatshme që të kërkonin një rritje page, pasi ato janë më të kujdesshme për të mos prishur marrëdhëniet me shefin e tyre.
Studimi u ndërmor në Australi në vitet 2013-‘14. Australia mendohet se është i vetmi vend që regjistron në mënyrë të vazhdueshme kërkesa për rritje page.
Duke analizuar të dhënat, studiuesit morën në konsideratë edhe përmasat e ndërmarrjeve, faktin nëse punëtorët ishin prindër e po ashtu edhe gradën e tyre të kualifikimit.
Andrew Oswald, profesor i shkencave të ekonomisë dhe të sjelljes sociale në Universitetin Warwick, tha se ishte i befasuar nga rezultatet e këtij kërkimi.
Mendimi se femrat nuk kërkojnë aq shpesh sa meshkujt rritje page është një teori popullore. Është shumë e lehtë ta thuash një gjë të tillë për gratë, por gjithçka është qesharake.
Duke parë këto rezultate, mendoj se duhet të pranojmë se ka disa elemente diskriminuese kundër femrave – shton prof. Oswald.
Australia mund të jetë e çuditshme, por megjithatë mbetet një ekonomi industriale moderne, mes Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, kështu që mendoj se diçka e tille është e vështirë për t’u besuar.
Gjithashtu studimi gjeti diferenca edhe në bazë të moshës për femrat dhe meshkujt nën 40 vjeç, si për të kërkuar po ashtu edhe për të përfituar rritje page me të njëjtin ritëm, gjë që i ka çuar studiuesit të mendojnë se mënyra e sjelljes ka filluar të ndryshojë.

Burimi: BBC

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix13 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix13 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix13 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix13 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix13 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix13 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix13 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix13 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar13 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook