Lidhu me ne

Temporal

Pleqeria aksionere me mortjen

mitro-cela-e1456400768740-460x230

Mitro Çela

Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqesh” miletit, ( dhe i paçim uratën, është treguar dorëlëshuar,) mortja është sëmundje ekstra . Mund ta shtysh në vite, por akush nuk shpëton. Mortja ka një aksioner: Pleqërinë. Pleqëria çfaqet urtë e butë e plot tigani. Të merr një sy. Por mund të ti marrë të dy. Të shurdhon nga një vesh. Por nuk ka asnjë siklet të të bëjë shurdh. Ta vë kandarin në gjumë dhe e zgjon vetëm kur shkon në tualet. Burrë i çburrëruar për së gjalli. Të hedh, të zbardh dhe të hollon qimen. Të fishk zhapën. Pa asnjë mëshirë të dhuron skelorzën. Burri ose gruaja torollepsen. Flasin përçart. Dalin nga shtëpija dhe nuk gjejnë rrugën të kthehe. Ngatërrojnë fëmijët dhe sidomos gratë…
Sikur të flasim më mirë për përvojën time? Dy vjet më parë më la shëndenë veshi i majtë. Shkova tek dhjatroi. Më, ngushëlloi më fjalë zëmre: Sa pranvera je?…Hë?!…Ke dy mundësi. A. Veshi ka dëmtim mekani. Bën vaki, por rrallë, rrallë ama, mundet të të kthehet dëgjimi. B. Dëmtim nervor. Ska derman…Ndizi një qiri në kishë!…Kur i doli varjanti i dytë dhjatroit?
Lavdi Perëndisë, nuk kam skerozë të thellë. Dmth kthehem në shtëpi më këmbët e mija. Por vogëlsirat, shtohen çdo ditë. Problem kam me sms. I bëra një zonjë një urim për vitin e ri. I shkrova kur do ta “pimë” një kafe. Tek fjala “pimë” në vend të “p” vura “q”…
Një ditë mora dy mesazhe. 1. Djali që punon në bangë më shkruante:” U emërova kryespecialist.” 2. Një mik më njoftonte:” Pas një sëmundje të gjatë, më vdiq babai.” Djalit ju përgjigja:” Të lumtë bytha.” Mikun e ngushëllova:” Me gëzime, pas kësaj dite.”…Një ditë më von takova mikun: “ Nuk të vjen turp nga vetja. Talle me të vdekurit?!”…Dhe më tregoi sms. I kisha dërguar sms-në e djalit…As u skuqa e as u zvrdha…Fajin e ka skleroza…
Ezmerka ka gjetur belanë…Dje harrova xhamin e makinës hapur. Fortunë. Makina u la nga jashtë e nga brenda…Një ditë parkova makinën…U ktheva. Futa çelsin. Kishte rënë batería. Për sebep të skerozës, kisha harruar stopat ndezur…
E kam bërë zakon. Harroj çelsin e shtëpisë. Pastaj pres, si zagar, sa të kthehet Ezmerka nga puna, sepse bashkë me çelsin harroj edhe celularin…
Zakonisht mar bukë me vete për në punë. E mbëshjell dhe e fut në një qese. Dje kur dolla nga shtëpija mora edhe qesen me plehra. I hodha plehrat në kazan…Mbrita tek autobuzi. Më thotë një zonja: Zoti Mitro! Po i merr në autobuz plehrat? Ja ku e ke kazanin! Bir o Mina! Kisha hedhur bukën në kazanin…?…
Sot pimë kafe. Katër femra dhe unë pesë. Duke pëshpëritur më thotë njona: “Shoku Mitro! Mbyll zinxhirin!”…Dhe u skuq!…Pse skuqe?…Miku ka rënë në gjumë letargjik, si puna e gjarpërinjëve…

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore15 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar15 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix15 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix15 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix15 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix15 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix15 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix15 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix15 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix15 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook