Lidhu me ne

Temporal

Çorba e hidhur e Dibrës

enkel-demi

Enkel Demi

Ai tha që nga Dibra do të nisë ndryshimi i madh apo i mirënjohuri revolucion demokratik. Në Dibër nuk ndërroi asgjë nga çka ai mendonte dhe përcillte, përkundrazi ngjau një humbje dramatike, në një zonë elektorale, e cila prej gati çerek shekulli zgjidhte veç djathtas.

Pikërisht nga kjo e dhënë është nisur Lulzim Basha, i cili vendosi ta kthejë Dibrën trampolinën për në Tiranë, për armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm të vijës së tij politike.

U vendos vetë në Peshkopi, theksoi për herë të parë origjinën e tij dibrane dhe dha urdhër që grupi parlamentar të instalohej në Dibër. Kush nuk u bind për të shkuar u pa shtrëmbër. Opozita u paraqit në Dibër me formacionin e ri që do të mundë qeverinë pas një viti në zgjedhjet e përgjithshme.

Partia Demokratike shpalli atje aleancën e re me Kreshnik Spahiun dhe Arian Galdinin dhe u soll më shumë se energjike në terren. Kishte të gjithë zarat e mirë për të fituar.

Shukrri Xhelili jo vetëm la pas një palë të linjëta me birë, por nuk kishte bërë kurrfarë punësimi mes socialistëve, veç familjes së tij dhe fisit në rang kushëri i parë, sepse tek i dyti jepeshin pare.

Qeveria nuk kishte harxhuar para në Dibër, kurse për Rrugën e Arbërit nuk lëvizi gishtin. Kandidati i opozitës la mandatin, sak karrierën në gjysëm dhe ishte më shumë se dinjitoz.

Ndaj Lulzim Basha mendoi se do të fitonte. Si ai menduan edhe aleatë të qeverisë që u tërhoqën nga fushata, madje edhe njerëz që formojnë opinion e organizojnë sondazhe.

Sot, Lulzim Basha (jo Sherefidin Shehu) ka humbur thellë, aq rëndë sa nuk mund të gjejë alibi tek blerja e votës, thesi i miellit apo dhuna. Ka humbur i mirënjohuri revolucion demokratik.

Ka humbur pa dyshim Sali Berisha, i cili bëri të pamundurën që Lulzim Basha të zgjidhej kryetar i Partisë Demokratike duke thyer kutitë. Doktori ia dha partinë kanakarit të tij, por nuk besoj se ia dhuroi që ai ta çojë të tretën në zgjedhjet e afërme të përgjithshme, pasi gjasat janë të këtilla.

Tash, duhet sa më shpejtë që ky karagjoz të ikë nga drejtimi dhe t’i marrë dikush tjetër në dorë frenat e opozitës. Megjithëse dëmi është i madh, kryetari i ri duhet të ketë detyrë kryesore të rimbledhë partinë dhe ta sjellë në shifra humbëse dinjitoze, sepse vështirë duket të marrë pushtetin pas një viti.

Por e djathta, duket sheshit që ka nevojë për një rithemelim dhe për objektiva të rinj kohor, të cilët duhet të mbarsen, pasi të ketë një ringjallje ideologjike larg Kastriot Islamit dhe spiunëve të Sigurimit të Shtetit që janë bërë king maker.

Ka humbur antiçamizmi. Fushata cinike, në kufinjtë e racizmit, ku mori pjesë një llokmë e rëndësishme e qeverisë së majtë dhe mjaft formues të opinionit.

Fjala vjen, Eduard Zaloshnja që në një llogari matematike futi ndjenjën e antiçamizmit, i cili nuk e fshehu bezdinë ndaj PDIU-së. Por, shkencat ekzakte nuk kanë ndjenja, qofshin këto raciste, ndaj profesori gaboi, ashtu si Niko Lesi që kërkonte çamë në Dibër, si dikur, tek kërkonte grekë në Lezhë.

Ka humbur Edi Rama, i cili tani është i dënuar të përziejë ujërat e qeverisë që i janë kthyer në kënetë. Në Dibër i është riformatuar koalicioni. Deshi nuk deshi ka një optikë të re, të cilën duhet ta kapërdijë.

Duhet të shpikë një shtëpi të re për të qeverisur, ku banorët e vjetër nuk lëshojnë odat që kanë zënë prej kohësh. Por Dibra, ka përcaktuar se duhet një odë për një mysafir jo më aq të ri, i cili ka mbi një vit e gjysëm që fle në mesore.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore19 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar19 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix20 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix20 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix20 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix20 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix20 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix20 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix20 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix20 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook