Lidhu me ne

Temporal

Çfarë deshi të tregojë Edi Rama duke shëtitur rrugëve, me “brekë” blu, pa roje, të nesërmen e zgjedhjeve në Dibër?

rama-me-breke-420x228

Nga Kastriot MYFTARAJ

Të nesërmen e zgjedhjeve në Dibër, fill pas daljes së rezultatit që ishte një fitore e thellë e koalicionit të majtë, Kryeministri Rama u pa të shëtiste në rrugët përreth qendrës së Tiranës, i vetëm, pa roje pranë tij, i veshur me pantallona të shkurtra në ngjyrë blu. Është e qartë se Kryeministri piktor donte të përçonte në publik një simbolikë imazhi. Pantallonat e shkurtra blu (ngjyra zyrtare e PD-së) ishin të llogaritura për të shprehur simbolikisht revanshin për brekët e famshme me vrimë të Shukri Xhelilit,

kryebashkiakut paraardhës socialist të Dibrës, i cili me skandalin e tij seksual u bë shkak për përsëritjen e zgjedhjeve atje. Me “brekët” blu Kryeministri e talli publikisht opozitën që nuk arriti të fitonte dot as me ndihmën e brekëve të Shukriut, në zgjedhjet e dyta në Dibër.
Kryeministri Rama ka të drejtë të tallet me opozitën, kjo vetëm sa e bën më të larmishme telenovelën politike shqiptare. Problemi është diku tjetër. Duke shëtitur i vetëm pa roje në rrugët e kryeqytetit, Kryeministri Rama përgënjeshtroi atë që e quan arritje madhore të tij, luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Tashmë Qeveria është detyruar të pranojë realitetin e Shqipëria gjithandej është mbjellë me kanabis sativa këtë vit, më tepër se kurrë më parë, por thotë se po e shkatërron pothuajse të gjithë sipërfaqen e mbjellë me bimë narkotike. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Kryeministri Rama është duke i bërë mafies së kanabisit në vend, shumëfishin e dëmit financiar që iu bë asaj me ndërhyrjen policore në Lazarat, në 2014, për të cilin fshat qeveria tha zyrtarisht, duke iu referuar partnerëve ndërkombëtarë, se ishte burim të ardhurash nga droga në shumën 4.5 miliardë euro.
Sipas të dhënave zyrtare, të cilat qeveria shqiptare ia dha edhe shtypit të huaj (gazetës së njohur “The Guardian”, në 2014) në Lazarat kultivoheshin 300 mijë bimë narkotike. Por vetëm deri në këtë moment këtë vit, Policia e Shtetit në Shqipëri supozohet të ketë asgjësuar së paku pesëfishin e kësaj sasie bimësh narkotike në vend, pa llogaritur ato që kanë kapur autoritetet policore në shtetet fqinje.
E pra, një Kryeministër i cili është duke iu bërë karteleve të drogës në vend një dëm që arrin në shumë miliardë euro, nuk mund të ecë rrugëve i vetëm si qytetari më anonim i këtij vendi. Sepse me këtë nuk bën gjë tjetër veçse pohon në mënyrën e vet, se e gjithë historia e shitur prej tij, e luftës kundër kultivimit të drogës, është një komedi e shfaqur në bashkëpunim me mafien. Nëse Kryeministri Rama do ta kishte dëmtuar vërtet mafien e kanabisit ashtu siç thotë, atëherë ai duhet të ishte një nga shtetarët më të mbrojtur në botë, i cili nuk do te endej i vetëm as në korridoret e ndërtesës së Kryeministrisë.
Kur Kryeministri Rama del shëtitje i vetëm rrugëve të kryeqytetit, është njëjtë sikur ambasadori amerikan Lu të ketë dalë lakuriq rrugëve të Tiranës. Sepse Edi Rama mund ta luajë këtë komedi vetëm me mbështetjen e ambasadorit amerikan. Shqetësimi kryesor amerikan sa i përket Shqipërisë është stabiliteti i vendit dhe për këtë amerikanët kanë gjetur formulën e kanabistabilitetit, ose stabilitetit nëpërmjet kontrollit të vendit nga regjimi hybrid kanabisocialist. Me shfaqjen e djeshme Kryeministri Rama pohoi se pushteti i tij e ka prejardhjen te vota e zbukuaruar me gjethe kanabisi, me bekimin amerikan.
Kryeministri Rama me shfaqjen e djeshme tregoi se ai vuan nga ai që mund të quhet Kompleksi i Akilit. Akili mitologjik, trupi i të cilit kishte cilësinë që të ishte i padëmtueshëm nga armët e kundërshtave, me përjashtim të një pike, thembrës, pas fitores së tij në duelin me Hektorin donte të demonstronte paprekshmërinë e tij, duke u endur tre herë rreth mureve të Trojës së rrethuar, me trupin e Hektorit që e tërhiqte zvarrë pas karrocës së tij të luftës. Kështu Akili ekspozoi pikën e tij të dobët, thembrën dhe pikërisht atje e goditën armiqtë me shigjetë.
Me shëtitjen e tij të djeshme, Kryeministri Rama, zbuloi pikën e tij të dobët si kreu i regjimit kanabisocialist. Nuk e zbuloi para opozitës e cila tashmë është një zombie politik, por përpara atyre që kanë vullnet për t’ i bërë rezistencë regjimit të kanabistabilitetit në vend. Në atë mënyrë që iu bëhet rezistencë regjimeve të këtij lloji.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore19 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar19 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix19 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix19 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix19 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix19 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix19 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix19 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix19 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix19 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook