Lidhu me ne

Aktualitet

Anti-ambjentalisti Sazan Guri, është marrëzi të ndalosh importin e mbetjeve

7-21-120x70

Diskutimit mbi importimin e mbetjeve në Shqipëri, pritet t’i jepet përgjigje gjatë seancës së sotme në Kuvend. Por ndërkohë ky projektligj ka ndare nga njëra anë mbëteshtetësit e ardhjes së mbetjeve, nga ana tjetër kundërshtuesit, të cilët kanë paralajmëruar edhe një protestë ditën e nesërme. Ambjentalisti, Sazan Guri, ne një një intervistë për dritare.net, i ka quajtur të dyja palët ekstremiste. Sipas tij është e turpshme që deputët propozojnë ligjin pa diskutuar në fillim me ekspertët dhe njëkohësisht pa u bërë një studim nga këta të fundit. Gjithashtu, sipas Gurit, njerëzit që dalin në protesta nisen nga emocionet, kur ardhja e lëndës së parë që është e padëmshme, është e pashmangshme pasi është ligj botëror.

Duhet të importohen mbetjet në Shqipëri?

Është e vështirë të thuhet, nëse duhet të vijnë apo nuk duhet të vijnë mbetjet në vendin tonë. Këtë gjë e përcaktojnë studiesit dhe ekspertët e mjedisit, por pjesa e ekspertizës nuk është marrë aspak parasysh. Qeveria duhet të thërrasë një grup studiuesish për të vlerësuar situatën, rreziqet, sa i aftë është vendi ynë të përballojë importin e tyre. Unë si Sazan, por edhe deputetët apo qytetarët nuk duhet të flasim para se të bëhet një vlerësim nga grupi i ekspertëve.

Ka rrezik nga importimi i tyre drejt vendit tonë, apo nëse ato mbetje që do të hyjnë do të shkojnë në landfille, duke shtuar ndotjen?   

Ne nuk po flasim për plehrat, ne madje diskutojmë hyrjen vetëm të lëndës së parë. Pra, grupi i mbetjeve të ndahet në ato materiale që shërbejnë si lëndë e parë. Mendoj së duhet ta provojmë me importin e kësaj të fundit, që ka 100% vlerë dhe zero % ndotje dhe emetime në ajër. Në këtë mënyrë ne nuk ndotim dhe ambjentin tonë, pasi nëse do prodhojmë letër nuk kemi pse presim drunjtë tanë por importojmë ashkla nga një vend i caktuar. Dhe është ky i fundit që e kryen ndotjen e mjedisit të vet.

I kam parë vet disa kompani riciklimi të cilat marrin mbetje dhe i ripërpunojnë duke nxjerrë zero ndotje në oxhak , por edhe zero ndotje në gjendje të ngurtë. Sepse nuk ka leverdi që të marrë letra kartoni apo plastikë dhe ta lërë në mjedis pasi e riciklon.  Ai përsëri e fut në cikël.

E kemi eksperiencën  duhur si vend për importuar mbetjet dhe sa besim duhet të kemi te kontrolli në dogana?

Unë nuk e di nëse e kemi eksperiëncën e duhur, nuk kam besim të plotë por mendoj se duhet ta provojmë me një ose dy lëndë të para. Mund të nise si një projekt pilot, nga i cili teston kualifikimin, teknologjinë, kalimin në dogana. Por edhe kjo duhet të jetë e shoqëruar paraprakisht me një studim.

Nuk ka kontroll të territorit, fakti që shpesh shpëton te kalojë pa kontroll drogë në dogana, më bën të mendoj pse duhet të kem unë besim, edhe pse të gjitha ligjet e Komisonit Europian, Bankës Botërore etj. e nxisin shkëmbimin mes shteteve për importim e eksportim të mbetjeve të gjelbërta. Por mendoj se me anë të studimit ne do përcaktojmë sasinë që do të hyjë dhe do jetë më e lehtë për t’u kontrolluar.

Çfarë duhet të bëjë shteti në mënyrë që fabrikat e riciklimit të kenë për lëndë të parë mbetjet e vendit tonë?

Duhet të ndahet mbetjet minimalisht në dy kosha, një për mbetjet e thata dhe koshi tjetër për ato të lëngëshme. Kur shkojnë në landfille, kompanitë e riciklimit shkojnë edhe marrin ato mbetje të cilat kanë nevojë. Por kështu siç është situata në vendin tonë, normal që ato fabrika nuk marrin përqindjen më të madhe të mbetjve nga Shqipëria. Rickluesi që është ekologjisti i parë, nuk ka materiale të riciklueshme nga vendi i vet. Mosdiferencimi i ndot ato mbetje dhe i bën të pariciklueshme. Duhet të kuptohet që mbetjet janë mall, energji pra jep mundësi fitimi financiar përpos që mbron mjedisin.

Çfarë pritet të ndodhë sot në Parlament?

As nuk diskutohet që do miratohet ligji, unë kam kërkuar nga disa deputetë që të jepet kohë për të bërë studimin dhe vlerësimin e detajuar nga një grup i caktuar studiuesish që të përcaktojnë sasinë e nevojshme, llojin e lëndëve të para që të importojnë, kompanitë që i plotësojnë standartet për riciklim. Pasi nëse nuk bëhet kjo, kushdo mund ti importojë ato 28 mbetje nga lista e gjelbërt dhe të pasurvejuara.

Do të dilni në protestë para Kuvendit?

Nuk bëhem dot pjesë e qytetarëve që nuk e dinë se çfarë kërkojnë, ata thonë ndaloni plehrat në Shqipëri. Është marrëzi të mendohet se do të importohen plehra, pasi ky vend ka një ligj shumë të fortë që e ndalon. Por kur flasim për importin e mbetjeve, ato një ditë do të vijnë pasi është ligj botëror. Ne duhet të përgatisim një plan strategjik dhe të detajuar për kapacitetin që vendi ynë ka nevojë. Unë çuditem me nxitimin si nga ana e deputetëve , por edhe nga qytetarët. Asnjëri nuk duhet të guxojë të japë vendime kaq të prera e të shpejta, pasi ato kërkojnë studim./ dritare.net

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Rreziqet shëndetësore që vijnë nga mizat që prekin ushqimin

Deri më tani kemi menduar se mizat që prekin ushqimin nuk janë të dëmshme por vetëm bezdisëse. Por studimet, konfirmojnë...

Mix9 orë më herët

Udhetimi me avion gjate shtatezanise, disa keshilla

Sigurisht që nëse do t’ju duhet të bëni një udhëtim me avion gjatë shtatëzanisë duhet të këshilloheni më parë me...

Mix9 orë më herët

Kujdes me antibiotikët në shtatzani, sidomos gjatë këtij tremujori

per nenat Një studim nga University College në Londër, botuar në British Medical Journal, zbuloi se disa antibiotikë të jepen zakonisht, siç...

Kritike9 orë më herët

Lira Gjika: Prindërit po ndërtojnë me fëmijët marrëdhënie komerciale, dashuria nuk do të thotë t’i blini rroba

Nga Lira Gjika Të duash fëmijën nuk do të thotë t’i blesh rroba, makina, lodra apo t’i bësh një dhomë...

Mix9 orë më herët

Si ndikon media sociale tek shëndeti mendor i adoleshentëve?

Një raport i ri detajon rolin që luajnë mediat sociale në jetën e adoleshentëve dhe si ata menaxhojnë avantazhet dhe disavantazhet e...

Mix9 orë më herët

Xiaomi është gati të prezantojë Xiaomi Redmi 13 4G të ri

Një anëtar i ri do të shtohet në familjen e smartfonëve të markës Xiaomi. Gjatë javëve të ardhshme, prodhuesi i...

Mix10 orë më herët

Në skenë fituesit e dy edicioneve, Egla bën twerk para Luizit

EGLA DHE LUIZI NE SKENE Është zhvilluar festa e Top Channel, në mbyllje të edicionit të Big Brother. Pjesë e...

Mix10 orë më herët

Si ndikon rritja e temperaturave tek personat që vuajnë nga gurët në veshka

Moti i ngrohtë dhe me nivele të larta lagështie mund të rrisë rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Ky...

Mix10 orë më herët

Bukë me vezë – Shija unike e një mëngjesi të shëndetshëm

Bukët me vezë janë tradita më e njohur e kuzhinës shqiptare, sidomos mëngjeseve kur nënat shpejtonin përherë t’i përgatisnin për...

Mix10 orë më herët

10 Analizat shëndetësore që gratë mbi 40 Vjeç duhet të bëjnë patjetër

Shumë njerëz nuk e trajtojnë shëndetin e tyre me seriozitetin që meriton. Akoma më të shumtë janë ata që evitojnë...

Facebook