Lidhu me ne

Aktualitet

Deputeti i PS sulmon Tahirin

faad-mitri-1-300x190

‘Shpërthen’ deputeti socialist Artan Gaçi.

Nga foltorja e Kuvendit, Gaçi, duke cituar disa nga ngjarjet më të bujshme të javës, i ka dhënë një ‘shuplakë’ edhe ministrit Saimir Tahiri sa i takon largimin të investitorit libanez, Fadi Mitri.

Ligjvënësi i majtë e ka cilësuar një akt të rëndë largimin e investitorit nga Shqipëria, në një kohë që Policia e Shtetit merret me shpëtimin e një koteleje, duke ironizuar kështu Tahirin.

“Dy parti që zihen për gjuhën shqipe në Maqedoni, një ambasadore flet si t’i dojë qejfi për territorin detar. Një kotele që shpëtohet nga policia. Ikën një biznesmen me barelë dhe vjen një amendim për ligjin e plehrave. Investitori libanez, që la Shqipërinë me barelë, ishte një ngjarje e dhimbshme. Terrorizëm ndaj të ardhmes, jo vetëm prej turizmit. Biznesmenë që guxojnë, prodhojnë dhe pothuajse dështojnë. Duhet reaguar me më shumë forcë”, tha Gaçi.

Edhe kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për biznesmenin libanez Faadi Mitri, i cili u masakrua dhe u detyrua të largohej me barrela nga Shqipëria.

Rama duke iu përgjigjur akuzave të Berishës dhe opozitës, tha se fajtor për këtë që ndodhi është gjykatësja e korruptuar dhe sistemi i drejtësisë që la qeveria e Berishës.

“Sali, koha jote ka vdekur, lëre kohën tënde, se sa herë merr fjalën do të na çosh për vizitë në varrezën e kujtimeve të tua. Ato thuaja vetës para pasqyrës, pasi sot para pasqyrës sipërmarrësi që u largua mund të shikojë plagët e sistemit që ngrite ti. Ai sipërmarrës që u largua ka ardhur në zyrën time pasi ne kemi marrë detyrën dhe më ka parashtruar nga a në zh të gjithë kalvarin e zvarritjeve dhe të tmerreve të viteve të tëra kur nuk merrte dot zgjidhje për problem që ishin thjesht e vetëm të natyrës administrative”, tha Rama, duke shtuar se faji është i drejtësisë.

“Këtë drejtësi ne duam ta përmbysim me reformën në drejtësi dhe me vetingun, në mënyrë që gjykatëse si ajo që ka dhënë vendimin në fjalë, të japin llogari”, tha Rama.

Kurse Berisha akuzoi nga foltorja e Kuvendit qeverinë për dëbimin e biznesmenëve nga vendi, duke iu referuar rastit të kompanisë libaneze “Omnix”.

“Qeverisë i është ankuar konsulli shqiptar në Liban sepse biznesmenin libanez e ka kërcënuar Besnik Sula me jetë”, tha Berisha.

Sipas tij, “ndaj kompanisë “Omnix” ka qenë kryeministri Edi Rama që i anuloi dokumentin.

“Pastaj e rikthyet sepse i morët ryshfet, por i donit ryshfet më të madh, prandaj ai iku”, ka thënë Berisha.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix19 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix19 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix19 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix20 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix20 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix20 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix20 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix20 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar20 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook