Lidhu me ne

Temporal

Nga dje unë jam një plehrë

e740f0e0-096e-45db-840d-809cbd253b0c-0

Nga Denis Dyrnjaja

Dilemës i erdhi fundi dhe nuk është dilemë e thjesht, është dilema ekzistenciale të cilës tashmë i dhashë një definicion. Jam një plehrë dhe për të kuptuar këtë gjë më ndihmoi qeveria ime, ligjvënësit e vendit tim madje, madje dhe i gjithë populli im. Po, po s’ka asgjë për t’u çuditur më ndihmuan sikur të ishin të sinkronizuar të gjithë, që unë të ndjehem në kuptimin e plotë të fjalës si plehrë në vendin ku jetoj, ku linda, u rrita dhe ku do të rris fëmijët e mi. Askush nuk deshi të dijë, të më pyesi mua nëse dua unë të jem apo të mos jem plehrë, por e vendosi këtë gjë politika, ajo e majtë dhe e djathtë bashkë, dje dhe sot.

Ata vendosën që unë të jem një plehrë, por me një specifikë, se unë nuk jam një plehrë e riciklueshne. Jam një plehrë që me sosien time biologjike, ashtu si tuajën, si tonën, nuk do ta vrasë mendjen njeri për të më ricikluar. Pra në një kontekst, letrat, kollçukët apo metalet, kanë më shumë vlerë se sa jeta ime plehrë, sepse plehrat (ato të riciklueshne) prodhojnë të ardhura përfitime, pasuri, ndërsa unë nuk prodhoj asgjë.

Unë jam thjesht një plehrë, pa vlerë. Kështu mendoi qeveria e djeshme dhe vendosi qeveria e sotme, parlamenti i shkruar dhe ky i tanishëm, por mbi të gjitha kështu vendosi vetë populli im me heshtjen e tij. Me këtë heshtje pranoi ky popull të trajtohet dhe shihet e konsiderohet si plehrë, derisa nuk pyetet për asgjë, derisa rri e nuk reagon, madje në emër të tij vendoset dhe ai sërish rri dhe hesht sikurse heshtin plehrat në kazanë, rrugë, trotuare e pragshtëpish.

Ndaj sot unë jam një plehrë, sepse nuk kam bërë asgjë që unë, ti, të gjithë ne, të mos të jemi plehrat e këtij vendi, që vetëm heshtin. A nuk jemi ne të gjithë plehra që qëndrojmë në këtë vendgrumbullim dhe presim ditën për të shkuar në landfill?! Pra ne nuk kemi as fatin e plehrave të riciklueshme, sepse ato e kanë shansin të ripërtërihen ndërsa unë jo, as ti, as ju. Ne jemi mbetje pa vlerë që e dinim de facto, por tashmë e mësuam edhe de jure, përmes ligjit të riciklimit të mbetjeve të integruara se çfarë jemi.

Dua të flas për shëndetin e fëmijëve të mi, për shëndetin e fëmijëve tanë, por nuk më dëgjon njeri, se jam një plehrë, dua të flas për shkatërrimin dhe kthimin e vendit tim në një kosh plehrash, por nuk më dëgjon njeri se jam një plehrë.

Dua të shkruaj për ajrin, për ujin për gjithçka të ndotur në vendin tim, por s’më lexon dhe dëgjon kush, sepse jam një plehrë. Dhe duke qenë se jam një plehrë dhe jemi të tillë të gjithë, askush s’na pyeti, por na trajtuan si plehra, për këto plehrat e integruara, ca plehra që duan të fitojnë veç të tjerash edhe nga plehrat.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook