Lidhu me ne

Temporal

Te Doktori

edison-ypi-414x420

Nga Edison YPI

-Del nga shtëpia. Te shkallët të përshëndet me ngërdheshje një komshi. Pastaj vete blen diçka tek një dyqanxhi hileqar. Pak më vonë ke të bësh me një nëpunës ryshfetçi. Pak më tutje ta zë rrugën dikush që prej vitesh të bën të njëjtat muhabete. Çfarë bën ? Duron, apo reagon ?

-Nuk jam aq budalla sa komshiut t’ja rras me grusht surratit, dyqanxhiut t’ja përplas kokën pas murit, ryshfetçiun ta vras. Për të përjetuar mes xhunglës shtazarake një episod human, iki tek i vetmi njeri serioz që ka mbetur në këtë vend, te Doktori.
-Humoristët që qeshin me fjalët e veta, gazetarët që botojnë me vite të njëjtin shkrim, personazhet televizivë që nuk e bëjnë ata të shikueshëm televizionin por i bën të famshëm televizioni ata, te Doktori vete ti edhe për tu rehatuar prej tyre ?
-Në këto raste, për të evituar çmendurinë, marr një paracetamol. Që, në fakt, edhe kjo vajtje te Doktori është.
-Po kur ke të bësh me meshkuj snoba, femra vanitoze, kushurinj budallenj, kushurira copa mishi, mos më thuaj që edhe neveria prej tyre të çon te Doktori.
-Këta janë aq të shumtë sa më zënë drithmat. Sapo ndahem prej tyre, iki te Doktori.
-Po kur merr vesh se filani dhe filanja po u afrohen të tridhjetave, kanë me qindra dhe me mijëra miq e mikesha në Internet, por ai nuk ka prekur kurrë femër me dorë, dhe ajo nuk është puthur kurrë nga ndonjë mashkull, çfarë bën kur mendon për këtë platonizëm katastrofik të të rinjve që sentimentet i kan mbyll me dry dhe drynin e kan hudh në det ?
-Për të qetsuar zemrën dhe gjunjët që më dridhen edhe në këto raste te Doktori e përplas kokën.
-Po kur s’ke asnjë problem dhe s’të lypset asnjë Doktor, çfarë bën ?
-Kjo lloj rehatie është kurthi më i rrezikshëm. Kur kjo më ndodh, ja fus me raki, bëhem dru, rrëzohem, vijnë më ngrenë, dhe më çojnë me barrelë te Doktori.
-Po kur dëgjon që Doktorin e përgojojnë, për Doktorin shpifin ?
-Nuk ka turp më të madh se të përgojosh Doktorin.
-A ke frikë se mund të bëhesh i varur nga Doktori ?
-S’ka problem. Vartësia ndaj Doktorit është e shëndetëshme dhe e paevitueshme si vartësia nga buka, uji, ajri, pa të cilat njeriu ngordh. Nuk shtyhet jeta pa Doktorin. S’ka mënyrë tjetër për tu ndjerë deridiku mirë në vendin që sa më shumë vidhet aq më tepër pasurohet, sa më tepër tmerre shkakton, aq më i dashur bëhet.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook