Lidhu me ne

Kryesore

Njerëzve u mungon PD-ja e vitit 2016*

Ben Andoni

Përveç ditës javore të sesionit parlamentar, kur politikanët bëjnë retorikat qesharake, kinse në mbrojte të interesave, por edhe të përfaqësimit qytetar, ditët e tjera pothuaj janë të fjetura për opozitën. Kuptohet se shkojnë në komisionet parlamentare, në emisione, prononcohen, atakohen. Kjo është e gjitha ajo sa i përket veprimit të opozitës. Partia Demokratike si lidere reale e opozitës shqiptare, e ka të vështirë të përballë egoizmin dhe arrogancën e mazhorancës, por më shumë se kaq çoroditjen e brendshme dhe humbjen e besimit total të lidershipit aktual të PDsë. Më keq akoma, sot, ajo ka rënë në lojën e kryeministrit, mu atë që ai ka armën më të fortë, përballjen me batuta.

Ndërkohë, kauza pafund që i ka gati të qëruara po shkojnë kot dhe treten në debate qesharake në parlament, duke i bërë shqiptarët t’u neveritet çdo gjë që del nga goja e politikanëve të dy krahëve. Vetëm se në rastin e PD-së, perceptimi i publikut po bëhet tejet i vështirë, ngaqë duket se në radhët e PD-së mungon edhe predispozita e vetme që të bëjë një rikonceptim të ideve, por edhe të kthejë besimin në vetë anëtarët e vet. Njerëzve u mungon realisht PD-ja e vitit 2016. Arsyeja merret lehtë me mend: Kupola e PD-së është e ngopur në të gjitha atributet e kësaj fjale, teksa pak i bën përshtypje gjendja në të cilën ndodhet sot Shqipëria. Të mjafton të dish lëvizjet e shumicës së njerëzve të saj nëpër rrethe, të kuptosh sesa të vëmendshëm janë ndaj bazës. Këtu nuk përmendin fare zhdukjen krejt të parlamentarëve të PS-së nga zonat e tyre. Dhe, të mos harrojmë se ka rrethe ku problemi më i madh i PD-së mbeten strukturat dhe autoriteti mbi to. Kujto Dibrën, Durrësin e me radhë të shikosh se baza është e lodhur nga pamundësia e kreut të PD-së, që veç fjalëve pa thelb, me gjuhën e trupit interpreton sikur të gjitha punët janë mbroth dhe mjaftojnë denoncimet mediatike. Krejt ndryshe nga Rama, që kur ishte në opozitë ndërmerrte ture në të gjithë Shqipërinë dhe mundohej ta bënte zërin e partisë së tij sa më efektiv, edhe pse ai s’ishte njësoj në parlament, Basha i sotmi, pothuaj është krejt inaktiv. Kjo është më e pakta, sepse nëse ndikimi i Ramës dukej atëherë ndjeshëm me presionin që u bënte deputetëve të tij, në rastin e opozitës së sotme ajo bëhet nga Berisha.

Një tjetër minus i kreut de jure të PD-së. Kjo e fundit vazhdon të njëjtin kurs, duke mos dalë nga arkaizmi i saj dhe humbja gjithnjë e më shumë të besimit të mbështetësve të saj. Është Berisha realisht ai që e drejton de facto PD-në në parlament. Është ai iniciator i ta gjitha lëvizjeve të saj, gjë që e bën dinamikën e kësaj force të jetë shumë e zbehtë. PD-së i mungon institucioni i liderit me tagër. Në ditët që po jetojmë, PD-ja ka nevojë për një katarsis të thellë, që duhet ta trandë kreun dhe të gjitha strukturat, në një farë mënyre, PD-ja duhet rithemeluar, pasi në pozicionin e sotëm, në zgjedhjet e dobëta të strukturave të saj, pasi me mosfunksionalizimin e saj organik, nuk ecën dot me ritmet e reja të politikës shqiptare. Dhe, që të bëhet kjo, PDka nevojë të mbledhë strukturat dhe t’i bëjë funksionale, ndërkohë që në këtë gjendje me mesazhet dykuptimëshe që përcjellin deputetët dhe njerëzit e saj, përçarja e PD-së po ndikon në të gjithë performancën e saj, që edhe kështu është e dobët.

Është bërë e lodhshme dhe shumë e mundimshme të dëgjosh retorikën e Ramës dhe batutat ofenduese, ndërsa përgjigjet e PDsë tregojnë se ata janë peshkuar bajagi duke ndjekur lojën e tij, pasi u mungon veprimi i duhur politik. Vendin e artikulimit të ideve, të pranimit të gabimeve e kanë marrë me batuta pa kripë, duke e ulur fare nivelin e ligjërimit politik. Ndërkohë, që disa anëtarë potencialë sa i përket kontributit të tyre, duket se jo vetëm s’janë dakord me këtë lloj drejtimi, por edhe e kanë kuptuar se ndoshta ka ardhur koha, që Bashës t’i tregohet vendi para fundit me pasoja. Selami, Patozi dhe Bregu po artikulojnë gjithnjë e më qartë nevojën e një rruge të re. E frikshme është një nga tezat, që po lihet në shqyrtim për rikthimin te PDja e presidentit aktual Nishani, me tagrin e kryetarit. Mbase kjo është tezë e tepruar, aman, ky do të jetë gabim i dytë i madh në kupolën e PD-së, pasi z. Nishani me sjelljen e një njeriu që iu dhanë të gjitha mundësitë të ishte mbi palët, tregoi e kishte të vështirë të vendoste standarde në drejtimin e shtetit shqiptar, duke bërë presidencën më të dobët shqiptare. Është e tepërt të përmenden dështimet e Bashës dhe paradokset shqiptare që i rikthejnë sërish disa personazhe, por në këtë rast, ai ka kllaposur një nga alternativat politike të vendit, që në fakt nuk diti kurrë ta artikulojë si duhet. Dhe, një njeri që nuk di të shpalosë strategji reale dhe objektiva të menduara, duke mos iu përmbajtur as programit të partisë së tij, e ka vendin te demagogët. Kjo e bën Bashën sot që të imitojë Ramën në batuta dhe Berishën në egërsi, të dyja mundësi që ai nuk i realizon dot.

Situata politike shqiptare besoi te Basha se do ishte frymëzues i ndërrimit real të elitave politike, fillimisht te partia e tij, por që ai nuk mundi dot prej disa faktorëve, mbi të gjitha fajit të vet. Pak muaj më parë e teproi në zgjedhjet e bazës, bëri gati zgjedhje fiktive dhe ngriti seksione që nuk ekzistojnë. Dhe, kjo e bën PD-në që të mos adresojë dot një kauzë deri në fund, por thjesht t’u bashkëngjitet lëvizjeve të Shoqërisë Civile, që në disa raste kjo e fundit e ka shmangur hapur dhe me neveri. Me pak fjalë, në këtë udhë ku dominojnë vetëm sloganet nga SHQUP-i, po humbet kauza e rindërtimit të PD-së. “Shumë parti kanë lindur dhe kanë vdekur përgjatë historisë 100-vjeçare të shtetit shqiptar. Disa me turp. Disa sepse iu erdhi dhe iu vjen dita”, ka thënë kohë më parë Basha në përvjetorin e partisë e tij, por pa e kuptuar se ai është me sa duket lideri që po e zhyt në humbje dhe gati në zhdukje një formacion, që ka shkruar historinë e vërtetë të demokracisë shqiptare. Pyetja që mbetet është vetëm një: A do të mundë dot PD-ja të ringrihet? Përgjigja është e thjeshtë: Jo, me të, kurrsesi jo.

 

“Gazeta Shqiptare”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook