Lidhu me ne

Temporal

Natasha Lako: Qeveria që kërkon shpëtim tek prostitucioni dhe kanabisi, e falimentuar

Me anë të një shkrimi në profilin e saj në Facebook, shkrimtarja Natasha Lako ka bërë thirrje për mos legalizimin e kanabisit dhe sidomos prostitucionit.

Ajo mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në një debat televiziv ku kishte përballë Dalina Ficon, bashkëshorten e ministrit Blendi Çuçi, e cila ishte për legalizimin e këtyre gjërave të paligjshme, shkruan SYRI.net.

Për shkrimtaren Lako, një shtet që kërkon shpëtim tek legalizimi i prostitucionit dhe kanabisit është një shtet i falimentuar.

Shkrimi i plotë i Natasha Lakos:

“Mbrëmë se bashku me Flutura Açkën në debatin e lindur rreth shërbimeve femërore.

Të gjithë ata që kanë ndjekur debatin, besoj e kanë kuptuar se çfarë presion arrin deri në qeveri dhe dhomën e tregëtisë nga ata që pas kaq vitesh dëshërojnë të ndjehen më rehat dhe të zbardhin faqen e veprimtarive të tyre kriminale me legalizime të lartpërmenduara. Po kërkohet me sa duket një farë amnistije e përgjithshme.

Unë do t’i kisha thënë edhe njëherë tipave si FICO, se zëri i vetëm i besueshëm për legalizimin e prostitucionit, duhet të arrijë deri në publik nga prostitutat vetë, dhe jo nga dhoma e tregëtive e cila po e vë veten në rrezik nga iluzione-aluzione të detyrave për monopolin e shërbimeve të femrës për kompani të caktuara në të ardhmen.

Dalina Fico me të tjerë sipas një shëmbëllëtyre poetike që ajo mund ta urrejë, nuk është e ndërgjegjshme se po kërkon vizionin e një shoqërije të ngjashme me një formulë gjaku të devijuar të një njeriu.

E di që ka tipa që edhe kur marrin shembuj nga bota nuk e kuptojnë se flasin për shoqëri shumë të balancuara dhe ekuilibruara në ekonomi, prodhim, art, drejtësi, politikë etj.

TROC, segmente shqiptare, kësaj here jo djemtë që kanë përfituar nga prostitucioni, por segmente të një shoqërie pseudo liberale të organizuar po kërkojnë në një vend si Shqipëria zhvillim nëpërmjet plagëve dhe ndihmë për prosperitet shoqëror nga vajzat shqiptare dhe shërbimet e tyre seksuale. Ku mund të rrokulliset ky vend në mes të Europës vetëm nga një shaka ose budallallëk i tillë.

Në rast se kjo ndodh, në formë kundër reaksioni do të shohim edhe vajza të mbyllua me shami në kokë, të konsideruara vetëm për mall seksual shtëpijak. Mos harrojmë se jemi në një shoqëri ku një hoxhë i Kosovës arrin të mallkojë Presidenten e Kosovës për pamje të pahijshme kur përkulet.

Po i bëj gjithë këto komente sepse përmbledhja e dhënë për këtë debat është e cunguar. Një vend ku njerëzit quajnë bazament lirije kanabisin dhe prostitucionin, pa zgjidhur shumë e shume të tjera është i falimentuar”.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske22 orë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix22 orë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix22 orë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike22 orë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix22 orë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix22 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix22 orë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix22 orë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix22 orë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet22 orë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook