Lidhu me ne

Temporal

Muti i Francës është ari i Francës!

shpetim-nazarko

SHPËTIM NAZARKO

Dje e pata rastin të kuptoj sa e vështirë është të bashkëjetojë një gazetar i stilit të vjetër në kohën e sotme të milingonave të portaleve që komandohen nga oficerë të vegjël, shefa të tyre, nga pronarë që çdo ditë i tundin kryeministrit dhe qeverisë nga një apo disa fatura gjobe, që shumëfishohen që në pikë të mëngjesit me zërin e Bashkim Hoxhës, duke përfunduar në banaqet e debateve të darkës.

M’u duk se e humba për një çast të vetëm një betejë të mendimit tim, pasi pashë lukuninë e portaleve sesi e kishin copëtuar, tjetërsuar dhe zhbërë kuptimin e intervistës sime. Një pjesë të madhe të këtyre patriotëve i njoh mirë.

Kur isha e vetme gazetë që bërtiste si e çmendur që populli të mos i hidhte paratë në skemat piramidale, këta zhurmëdhenj të sotëm zgërdhiheshin nëpër apo me gazetat e tyre, duke u bërë pjesë në katrahurën kombëtare. Thua të kishin të drejtë pasi ata mbijetuan pas kaosit, e unë jo. Mbase kjo u jep të drejtë dhe sot të vazhdojnë të mbijetojnë duke u zgërdhirë në të njëjtën mënyrë.

* * *

Kam sqaruar dhe dua të sqaroj rrugën apo trajektoren e gjykimit tim kur filloi zallamahia e plehrave, duke thënë në fillim diçka të thjeshtë. Mbase të përcjellësh gjithë mendimet që të vijnë në kokë, krijon rastin më të mirë, mundësinë për keqkuptime, apo ushqim për milingonat punëtore të internetit. Po është e vërtetë, se kur e dëgjon rikthimin e kësaj çështjeje në formë propagande nga palë politike, apo agjitatorë mediatikë, mund të thuash: Të kundërshtosh ligjin në fillim të mandatit dhe ta miratosh në fund, do të thotë se ose je i çmendur, ose të është bërë shantazh, ose arka e shtetit është bosh. Edhe ti thua, ore ky është budalla që e bën këtë punë, ose është praktikisht shteti pa lekë dhe na hyn ndonjë mafie këtu. Po kjo është vetëm fillesa e mendimeve, në të cilën do donin të qëndroja unë agjitatorët dhe opozita, e cila pas humbjes së Dibrës, po mundohet heroikisht të kapë kauzën e importimit të disa lloj mbetjesh.

Të gjithë flasin dhe vijnë vërdallë dhe po tmerrojnë qytetarët me këtë sasi informacioni, apo propagande. Unë mendoj se çështja e mbetjeve është çështje shumë herë më e komplikuar se kaq. Ndaj kam dëgjuar shumë, kam lexuar shumë. Kam dëgjuar ekspertët e fabrikave të riciklimit që ishin me të vërtetë nga njerëzit më konceptualizues, më të qartë që kam dëgjuar mes ekspertëve që dalin nëpër banaqet mediatike.

Po, unë e kam bindjen se fabrikat e riciklimit mund të funksionojnë me mbetjet e vendit. Në emision kam treguar edhe një mënyrë, tepër të thjeshtë dhe me kosto minimale. Shumë njerëz të mjerë ose të varfër, venë mbledhin shishe e kanoçe te kazanët dhe i çojnë te fabrikat e riciklimit. Këta përbëkan 30 mijë. Para pak kohësh, shumë prej tyre ankoheshin se kryetari i bashkisë- më duket në kohën e Bashës, por dhe në të Velisë- u kishte marrë biznesin. Shembulli i të varfërve na tregon se mund të bënim diçka tjetër me 5 euro. T’u thuash 2 pensionistëve në çdo lagje, merrni këto qese dhe ndajuani këtyre për t’i ndarë mbeturinat. Brenda një muaji do rregullohet kjo, por dhe bashkia mund të rregullojë problemet e veta. Këto mbetje të ndara u çoheshin fabrikave të riciklimit dhe të gjithë janë të kënaqur.

* * *

Çështja e importit të mbetjeve është e njëjtë me çështjen e naftës që prodhohet nga Shqipëria. Edhe te nafta po ta shohësh, ne e eksportojmë, jashtë e pastrojnë dhe e importojnë, duke humbur qindra milionë euro. Nga një llogari e thjeshtë thuhet se po ta bënim këtë punë këtu, do të paguanim gjithë pensionet e Shqipërisë.

Zhurma për të ashtuquajturat plehra, apo mbetje, është me të njëjtat pasoja njëjtë si e fermerëve të Korçës që hedhin qepët në kanal. Se prodhimet tona hidhen në plehra e importohen nga Maqedonia prodhime, e me radhë.

Duke u kthyer te mbetjet: ne nuk po i ndajmë mbetjet në burim, dhe ky është faj i bashkive, i mentalitetit të qytetarëve, i dobësisë së shtetit në përgjithësi.

Në këto kushte, çfarë duhet të bëjmë përballë rrezikut të shkatërrimit të fabrikave të riciklimit? A është importi e vetmja zgjidhje? Jo, dhe qeveria do duhet të vendosë afate se deri kur, kuota, të bashkërenduar me afatet e imponimit me shkop dhe banane në dorë të ndarjes së mbetjeve në burim prej vetë qytetarëve.

Dhe le të shkojmë te vepra e qeverisë. Në qoftë se kjo qeveri do të merrte nga 25 elementë të listës së mbetjeve që ishin në ligjin e Berishës dhe do t’i bënte 45 normalisht duhet dënuar. Nëse kjo qeveri do bënte praktikë vetëm djegien, do ishte akt kriminal. Unë jam kundër djegies, dhe natyrisht edhe kundër depozitimit. Në tokë ato bëjnë efekt akoma më të keq se në sipërfaqe. Por a jemi në këto kushte? Këtë duhet ta sqarojnë ekspertët dhe jo agjitatorët.

* * *

Qeveria ka gabuar me propagandën e saj. Dhe është vonuar shumë në riciklimin e mbetjeve të brendshme.

Unë mendoj se qeveria ka gabuar rëndë me propagandën e saj. Ajo do duhej të kishte sqaruar shumë më herët gjithë këtë që ka ndërmend të bëjë, por si pjesë të një reforme të madhe për pastrimin e vendit. Unë e kam duartrokitur hapin e parë të qeverisë për të futur ushtrinë në pastrimin e rrugëve dhe plazheve që u bë dhe sivjet. Por kjo do duhej parë si pjesë e një procesi të madh të pastrimit që të parashikonte në mënyrë të detajuar të gjithë hapat. Vetëm kështu ky ligj nuk do të dukej si hallka kryesore e veprimit të qeverisë.

Po pse ka gabuar qeveria? Po shihja sesi Ministria e Financave bënte propagandë se nuk do marrim këto lloj mbetjesh nga jashtë… Të njëjtën gjë bën Erion Veliaj që vjen vërdallë. Çfarë më duhet mua se ç’bën ai kur kjo historia e mbetjeve terrorizon banorët. Një njeri i thjeshtë tmerrohet nga kjo sasi informacioni, nga propaganda, nga truke që krijojnë perceptime të frikshme.

Edhe opozita po ashtu. Jemi në një shoqëri ku të gjitha palët vijnë vërdallë dhe thonë se po bëjnë një gjë të madhe. Ajo që ka bërë gabim qeveria, është një propagandë ku njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit. Problemi i plehrave duhet të trajtohet si çdo problem tjetër, por në mënyrën e duhur, nga ekspertët dhe jo nga agjitatorët.

Edhe kur kauza është e drejtë, nuk mund të pritet mirë nëse ajo sillet në mënyrën jo të duhur. Para se të shkosh në referendum, duhet t’ua shpjegosh njerëzve çështjen. Qytetarëve duhet t’u shpjegohet mirë çështja e importit të mbetjeve, dhe kjo duhet të ndodhë para se të shkohet në referendum, nëse do ketë një të tillë. Unë e di që jo gjithë shqiptarët e kuptojnë punën e mbetjeve.

A mund ta bëjë këtë sot Shoqëria Civile që kemi ne? Jo, ajo nuk është më shoqëri civile. Është si bashkimet profesionale që ishin dikur. Po nëse të parët rronin me lekët e Partisë së Punës, këta me ato të Botës. Shoqëria civile do të besohet në Shqipëri vetëm kur në gjirin e saj të bëjnë pjesë autoritete morale të vendit.

* * *

Duke e mbyllur këtë reagim, dua të sqaroj diçka që nuk lidhet me milingonat punëtore të portaleve, por me ata që i dirigjojnë duke valëvitur gjobat në hundën e Ramës. Prej tyre ishin vendosur tituj sikur pas Mustafa Nanos dhe unë e kisha sharë atë. Njëlloj si Nano dhe unë do ta kritikoj me forcë Ramën e këdo. Por kam një bindje absolute. Rama e mori pushtetin kur 60% e pyjeve na kishte lënë shëndenë; kur nuk kishim bujqësi; kur kishim 400 mijë ndërtime pa leje; kur 50% paguhej energjia, kur kishim një rrëmujë të madhe dhe numër komunash sa shtete të mëdha, kur universitetet po shndërroheshin si fabrikat e riciklimit intelektual dhe moral.

Ai e nisi me reformat të vështira, me moratoriumin e pyjeve, të gjuetisë, me reformën territoriale, me prishjen e ndërtimeve pa leje, me detyrimin e dhimbshëm, por të duhur për pagesën e energjisë. Mund dhe t’i ketë lënë një pjesë të këtyre reformave, në mes. Nëse kritikat do të ishin bërë në këtë drejtim, do të isha i pari që do t’i duartrokisja ato. Unë do të jem i fundit që do ta braktis Ramën, pse e njoh atë. Kam bindjen absolute se një njeri që drejton shtetin në fund do gjykuar me pyetjet e thjeshta. A e shtoi apo e pakësoi tokën, pyjet dhe ujërat që i lanë të parët. Ata që e qeverisën këtë vend këta njëzet e pesë vjet, le ta pyesin veten për këtë të vërtetë të thjeshtë.

Duke e mbyllur këtë replikë thuajse të detyruar, mund të them edhe diçka. Berisha përmendi diku në Parlament një personazh të famshëm të Viktor Hygoit që përfundon i varur. Po përmend dhe unë diçka nga Hygoi. Kollosi i madh i Francës dhe i gjithë botës së qytetëruar, duke folur për madhështinë e kanaleve të nëndheshme të Parisit, i shtyn bashkëqytetarët e tij në një iniciativë të çuditshme dhe kjo dyqind vjet më parë.

Merreni plehun e këtyre kanaleve dhe vadisni fushat e Francës. Dhe duke bërë llogari si një financier gjigand, Hygoi e mbaron kështu fjalën e vet.

Muti i Francës është ari i Francës!

Duke e perifrazuar Hygonë, ndryshe nga Berisha do të thosha: Muti i Shqipërisë është ari i Shqipërisë!/Panorama

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske20 orë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix20 orë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix20 orë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike21 orë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix21 orë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix21 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix21 orë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix21 orë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix21 orë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet21 orë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook