Lidhu me ne

Aktualitet

‘Dua të vdes sa hap e mbyll sytë!’

10997382_10202865981565287_7569685681643224874_n-432x381

Cila është pika më e thellë e mjerimit për ty?

Nuk e kam provuar! Do të duhej të ishte një pikë, në të cilën nuk ekziston shpresa, por kjo pikë është praktikisht e paarritshme, sepse sado thellë të jesh zhytur në mjerim, shpresa nuk shuhet asnjëherë se nesër lind një ditë e re, e cila mund të të nxjerrë në sipërfaqe.

Nëse do mund të zgjidhje, ku do të të pëlqente të jetoje?

Do të më pëlqente të jetoj në një vend, në të cilin njerëzit janë të lirë të zgjedhin si të jetojnë.

Çfarë është lumturia për ty?

Asgjë më shumë se sa një sinjal që natyra e ka krijuar për të më treguar se po bëj atë që dua.

Për cilat gabime ndihesh më shumë fajtor?

Gabimet, për të cilat ndjehem më shumë fajtor, janë ato gabime, të cilat kam pasur mundësi t’i evitoj lehtësisht.

Cilët janë heronjtë dhe heroinat e tua në letërsi?

Heronjtë dhe heroinat në letërsi zbehen me kalimin e viteve dhe ngelen në kujtesë thjesht si personazhe simpatike, prej të cilëve mund të veçoj “shkruesin e vogël fjorentin” tek romani “Zemër” e de Amici, i cili më frymëzonte si fëmijë për të ndihmuar familjen. Tani më tërheq personazhi Coleman Silk i romanit të Philipp Roth “Human Stain” (Njolla njerëzore) për sinqeritetin unik me të cilin ai përballon dhe administron konfliktin tragjik midis unit dhe tiranisë së shoqërisë.

Cilat personazhe të historisë vlerëson më shumë?

E kam të vështirë të vlerësoj personazhe historikë. Jam shumë skeptik ndaj tyre. Koha i ka ngjyrosur me kaq shumë ngjyra, saqë i konsideroj tashmë të gjithë si personazhe fiktivë me shkallë të ndryshme besueshmërie.

Po heronjtë e jetës reale?

Heronj të jetës reale kam konsideruar dhe vazhdoj të konsideroj babain tim dhe të gjithë bashkëvuajtësit e tij në burgjet e diktaturës. I admiroj realisht për kurajën me të cilën përballuan humbjen e lirisë, që, sipas meje, është prova më e vështirë e jetës. I admiroj se si ia dolën të mbijetonin me aq dinjitet prej asaj çmendurie komuniste.

Piktori i preferuar?

Nuk kam piktor të preferuar, por kam mënyra të pikturuari të preferuara. Këtu bëjnë pjesë të gjitha ato piktura që krijojnë atmosferë.

Muzikanti i preferuar?

Quhet Art van Damme dhe është Zoti i xhazit me fizarmonikë.

Cilësia që admiron më shumë te një burrë?

Guximi

Po te një grua?

Ndershmëria.

Virtyti i preferuar?

Sensi i masës.

Aktiviteti i preferuar?

Nuk e di për çfarë aktiviteti e keni fjalën. Fizik? Është çiklizmi në natyrë, sidomos në mal. Mendor? Është përkthimi. Më pëlqen edhe të pi kafe me miq. Ky i fundit është fatkeqësisht një aktivitet, të cilit nuk i jepet rëndësia e duhur dhe shpërdorohet tej mase.

Nëse do të ishe një person tjetër, kush do të ishe?

Zeusi

Tipari yt më i spikatur?

Aftësia për të vëzhguar dhe dëgjuar. Me fjalë të tjera, aftësia për të heshtur.

Po tipari që vlerëson më shumë te miqtë?

Korrektësia.

Cili është defekti yt më i madh?

Tendenca për reagime shpërthyese pasi kam heshtur gjatë në lidhje me një çështje.

Nëse do të ishe një objekt, ose një kafshë, çfarë do ishe?

Një shishe verë shumë e vjetëruar.

Ngjyra e preferuar?

Vjeshta.

Lulja e preferuar?

Lule sahati (passiflora incarnata, passion floëer). Kjo lule dikur stoliste muret e gurit të oborreve shkodrane.

Shpendi që të pëlqen?

Dallëndyshja.

Cilët janë shkrimtarët e tu të preferuar?

Pyetjet në lidhje me preferencat janë shpikur për të na ndërgjegjësuar për pamundësinë e aktit të përzgjedhjes. Kur mendoj se sa e vështirë është të zgjedhësh gjellën e preferuar, imagjino sa e pamundur të veçosh shkrimtarët e preferuar. Mund të rendisja pa problem një listë shkrimtarësh të njohur apo të panjohur që i lexoj me qejf, por kjo s’do kishte kurrfarë kuptimi. Fakti që vazhdojmë të lexojmë çdo ditë, fakti që vazhdojmë të lexojmë edhe pasi kemi zbuluar disa shkrimtarë të mirë tregon se, në thelb, ajo që na intereson vërtet nuk është shkrimtari, por letërsia. (Megjithatë për të qenë korrekt me pyetjen: Milan Kundera, Philipp Roth, Franz Kafka, Michel Houllebecque, Thomas Bernhard, Robert Musil, Elfride Jelinek, Haruki Murakami)

Po poetët?

E kam të vështirë të veçoj. As që dua të kem poetë të preferuar. Dua poezi që më japin kënaqësi estetike, poezi që më prekin telat e një gjendjeje të brendshme shpirtërore. Më intereson Krijimi dhe jo Krijuesi (Frederik Rreshpja, Goethe, Paul Celan, Rilke).

Cila është gjëja që nuk e pëlqen fare?

Ambicia për karrierë.

Çfarë dhuntie do doje të kishe?

Të njihja passëord-et e botës sime të brendshme.

Si do doje të vdisje?

Sa hap e mbyll sytë!

Në ç’gjendje mendore je aktualisht?

Gjendje e përgjithshme stresi. Krahas shqetësimit që të jep e tashmja dhe pasigurisë që të jep e ardhmja, teksa i afrohesh të 50-ave, fillon të merresh edhe me të kaluarën, me gjurmët që ke lënë, me zgjedhjet që ke bërë në jetë, etj.

Cila është motoja jote në jetë?

“Betejën më të madhe në këtë jetë e ke me veten, Gilman!”

******

Publikuar më 21 shkurt 2015 re revista Class. Ri-publikohet-In memoriam.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix24 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix24 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix24 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix24 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix24 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix24 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix1 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix1 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar1 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook