Lidhu me ne

Aktualitet

Durrës/ 22 vjeçar por me 260 mijë euro pasuri

durres, qendra

Plot 9 apartamente rezultojnë të regjistruara në emër të një 22 vjeçari në Durrës. Banesat janë në bulevarin kryesor të Durrësit dhe kapin një vlerë të konsiderueshme monetare, me rreth 260 mijë euro.

Prokuroria vendosi sekuestro, pasi pronari 22 vjeçar, Arlind Kalaja është i biri i Fatmir Kalasë, i dënuar në Itali. “Ka dyshime se pasuria është krijuar në bazë të burimeve të paligjshme dhe kriminale të babait të tij”, thotë prokuroria.

Hetimet nisën nga prokuroria e Durrësit në ë muajin Prill 2016, në bazë të informacioneve se këta shtetas kanë qarkulluar shuma të konsiderueshme parash në llogaritë e tyre bankare.

Më tej, hetimi iu përcoll Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila po zhvillon hetime në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”.

Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Fatmir Kalaja ka përfituar shuma të konsiderueshme parash në Itali, ku është procedurar për vepra penale vjedhje, vrasje me dashje, pezullim të patentës për drejtim mjeti.

Njoftimi i prokurorisë

Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshimet se të gjitha këto pasuri të paluajtshme (9 apartamente me vlerë të deklaruar në kontrata rreth 260 mijë euro) dyshohet se janë fituar nga personi i hetuar Arlind Kalaja, si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin e pastrimit të parave, që rrjedhin nga aktiviteti kriminal i babait të tij të dyshuarit tjetër Fatmir Kalaja.

Dyshimet e transmetuara nga shteti italian mbi precedentët kriminalë të këtij të fundit, blerja e këtyre apartamenteve në një kohë shumë të shkurtër brenda dy muajve të vitit 2014 (shtator – tetor 2014, si dhe cmimet e shitblerjes nën vlerën reale të sendeve (sipas shënimeve në kartelat e pasurisë dhe në deklaratat noteriale, konstatohet lehtësisht që të gjithë apartamentet e blera nga Arlind Kalaja, janë përftuar me gjysmën e cmimit real të tyre), ka ndikuar në realizimin e veprimtarisë kriminale për të cilën dyshohet Arlind Kalaja.

Mungesa e të ardhurave të ligjshme (duke mos patur asnjë aktivitet ekonomik në Shqipëri, shumat e parave që kanë qarkulluar në banka, në format e kreditimit dhe debitimit), moshën e re të Arlind Kalasë, vetëm 20 vjeç në kohën e përfitimit të pasurive, shtojnë dyshimet mbi burimin e të ardhurave të të dyshuarit Arlind dhe babait të tij, të dyshuarit tjetër Fatmir Kalaja.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix1 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix1 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix1 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix1 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix1 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix1 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix1 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar1 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook