Lidhu me ne

Aktualitet

Çështja Çame: Demi akuzon Blushin, Ngjela sulmon Ilir Metën

cameriaAnalisti Enkel Demi jatë një shkrimi të tij me titull “Ja pse ja vlen të shesësh Çështjen Çame” ka hedhur akuza për Ben Blushin dhe partinë e tij të re “Lista” duke thënë se kjo parti po financohet nga qarqet greke.

Demi nuk ia përmend emrin Blushit dhe partisë së tij, por flet për një forcë të re që do krijohet brenda të majtës, e cila synon të krijojë një pol të tretë.

“Megjithatë, nuk është koha e pathosit, fjalimeve apo shkrimeve patetike me fill patriotik, as publikimit të vargjeve të poetëve, thirrjes “O sa mirë me qen’ shqiptar!”. Është koha e llogarive të imëta elektorale. Duhet thënë në radhë të parë haptas e pa kurrfarë droje që asnjë qeveri nuk vjen dot në pushtet në Tiranë, nëse më parë nuk merr përkëdhelitë e Athinës. Kjo shpjegon përse Lulzim Basha dhe Gent Strazimiri, kur shkojnë në Shtetet e Bashkuara e kanë me merak të madh të takojnë në odën e ngrohtë lobin grek që aspiron ndarjen e Shqipërisë me projektin e Vorio Epirit”,shkruan Demi.

“Kjo shpjegon që tashmë me financime të drejtpërdrejta greke po themelohet një parti e re brenda së majtës, e cila synon të çajë votën që mban qeverinë në këmbë dhe më pas të themelohet një pol i tretë që është ngjizur dhe gjeti mbështetjen e duhur tek fqinjët tanë. Pas festave të fundvitit, ku kryeministri do bëjë sallore sërish bulevardit sa tek shtëpia e tij, sa tek Kryesia, mund të parashikojmë një krizë politike pranverore. Prilli është gjithmonë muaj i mirë për ngritjen e aleancave të reja. Del gjethi i ri, ndërron dhe gjaku”.

Ndërkohë, avokat Spartak Ngjela, duke komentuar vizitën e Ilir Metës në Greqi, thotë se ai po shet interesin kombëtar.

“Ilir Meta në Greqi kërkon të shtesë interesin kombëtar, për t’i shpëtuar akuzave që priten të ngrihen kunder tij.

Njëlloj si Ahmet Zogu kur shkoi në Beograd.

Por, Meta harron se në Tirane sot nuk eshte Fan Noli, Liugj Gurakuqi dhe njëzet demokratë eruditë shqiptarë që mund të rrëzohen me mercenarë grekë. Jo zoti Meta! në Tiranë sot ke Ambasadorin amerikan Donald Lu dhe Naton. Janë shumë, prandaj kot lodhesh që shkon të shesësh interesin e Shqipërisë për të mbrojtur gjënë e vjedhur. Është e turpshme, por jo për vjedhësit, se ata s’kanë turp.

Është vjedhës naiv ky Ilir Meta, se mendon që të mundë Amerikën me kaçakëri politike si Ahmet Zogu me Beogredin në vitin 1924 dhe Enver Hoxha po me Beogradin në vitin 1944.

Kur politika amerikane dhe ajo e Bashkimit Europian kanë filluar të flasin për Çështjen Çame, Meta “memec” per këtë çeshtje në Athinë, iu thotë indirekt grekëve se “në Titane më keni mua”. Edhe grekët të gëzuar i japin edhe medalje ari (!). Por asgjë nuk ka Metë mavria në dorë. Ai tani është katandisur si enët bosh qe bëjnë vetem zhurme, duke pritur penalizimin e tij,” shkruan Ngjela.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix20 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix20 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar21 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar21 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix21 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook