Lidhu me ne

Aktualitet

Ditmir Bushati mbetet “pa punë”

Ilir Meta ka dhënë një tjetër mesazh sot rreth marrëdhënieve greko – shqiptare të cilat janë instrumentalizuar për qëllime elektorale. Duke folur në një intervistë për “AbcNeës”, Meka ka deklaruar se raportet greko – shqiptare nuk mund të barazohen me çështjen çame, pasi ato janë shumë më komplekse dhe implikojnë interesa më të gjera sesa kaq. Ai e ka quajtur një plagë çështjen çame, por ka ecur më tej kur ka folur për “konsensus të përgjithshëm”, për një rol të ri të Parlamentit dhe për “promovimin e një axhende pozitive greko – shqiptare”.

Unë besoj se në fillim të vitit të ardhshëm do të kemi vizitën zyrtare të homologut grek, Kryetarit të Parlamentit, z. Voutsis dhe padyshim që kjo vizitë këtu në Athinë bëhet pak me vonesë. Por ka qenë dhe një mirëkuptim i imi që kjo vizitë të ndodhej në një moment kur vetë Parlamenti dhe autoritetet kishin mundësi të përqendroheshin më shumë dhe në marrëdhëniet me Shqipërinë. Dihet që dhe problemet e brendshme kanë qenë një prioritet i politikës greke dhe vetë Parlamentit.  Kështu që jemi në një moment shumë pozitiv kur parlamenti mund të marri një rol shumë më të madh se sa deri tani për të krijuar një klimë shumë më konstruktive të bashkëpunimit, por edhe të mbështetjes për të dyja qeveritë. Pasi janë disa çështje të cilat kërkojnë një konsensus, të cilat kërkojnë një mirëkuptim kombëtar, edhe në Greqi edhe në Shqipëri, dhe ky ka qenë edhe qëllimi i të gjithë takimeve. Jo vetëm me përfaqësuesit e qeverisë dhe të mazhorancës këtu, por pothuajse me të gjithë grupet parlamentare të opozitës, si Demokracia e Re, PASOK apo dhe Partinë Komuniste në mënyrë që të kërkojmë edhe angazhimin e tyre, dhe përfshirjen e tyre, për një promovim të axhendës pozitive shqiptaro-greke në interes të të dyja vendeve tona. Njëkohësisht, kemi bërë një lutje që çështjet, të cilat janë pak delikate në këto marrëdhënie të mos keqpërdoren ndaj qeverisë apo ndaj mazhorancës, sepse në rast se do të vazhdohet në këtë mënyrë qoftë në Greqi, apo qoftë në Shqipëri, ende do të kemi probleme të pazgjidhura për shkak të fushatave elektorale që nuk mbarojnë asnjëherë. Pra duhet një konsensus i përgjithshëm”, tha Meta.

Kjo është qartazi një goditje e fortë për të gjithë atë diplomaci të retorikës që ndërtoi Ditmir Bushati e pas tij Edi Rama, që u përqendruan te konflikti me Greqinë, duke kërkuar të drejta, por pa propozuar rrugë. Në çdo rast, Athina ka gjetur një dialogues në Tiranë, që po thotë se çështja çame kërkon konsensus dhe se ajo dëmtohet kur kushtëzon votën e zgjedhjeve.

Nuk ishte rastësore deklarata e sotme e deputetit Aqif Rakipi, që i cilësoi qëndrimet e Metës si antishqiptare. Rakipi është një deputet me shumë ndikim dhe ai ishte një nga aktorët kryesorë të fitores së zgjedhjeve lokale në Dibër. Dalja e tij është një mesazh elektoral për Metën që sheh këtu një përpjekje që rolin e tij si balancë t’ia minojë PDIU. Do të jetë vota ajo që do të vendosë, por në çdo rast, kryeministri shqiptar, ai që nuk ka gojë të flasë në këto momente, është e qartë se vetëm për çështjen çame nuk do t’ia dijë. Për vota, po patjetër.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix20 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix20 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar20 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar20 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix20 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook