Lidhu me ne

Temporal

Blushi zbriti ng autobusi i PS-së

Ben Blushi zbriti ng autobusi i PS-së/ Nga Haberet e Mitros

Nga Mitro Cela

Në tetor të vitin 2011 Ben Blushi  tha një  frazë me  “yndyrë”: “ Autobuzi ynë, nuk arrin i pari në stacion, jo se nuk ka rrugë, por sepse ndjekim rrugën ku na tërheq kundërshtari?!”…Pas pesë vjetëve, Ben Blushi vendosi të  zbresi nga metafora  që sajoi vetë.

Por mua, më shumë se sa zbritja nga  autobuzi, që mund të ishte  bërë edhe  shumë kohë më parë, por edhe më vonë, më tërhoqi metafora. Më kujtoi një histori jo shumë të lashtë. Në vitin 2007,  Ben Blushi dha dorëheqje nga posti i Kryetarit të Grupit Parlamentar. Sebepi? Disa deputetë socialistë, u shitën për “pesë astra” dhe e shpallën Bamir Topin President.

Nuk mu duk me bereqet kjo dorëheqje. Shitblerja e deputetëve është bërë modë. Deputeti në opozitë është pjesë e sovranit. Ka halle. Ka derte. Po nuk “përdrodhe” idetë, nuk mund të bëhesh sekser për një puna   në doganë, në diplomaci a në polici?!

Pasi bëri “hasha” postin e lartë, Blushi humbi, si sëpata bishtin. Natë e ditë u mor me letërsi. Kur  botoi romanin: “ Të jetosh në ishull”, shtëpia botuese “Toena” i organizoi një mbrëmje të bukur. Miq e ftuar pa “doganë”. Mbi të  gjithë shkëlqente busti i Edi Ramës. Isha edhe unë.

-Për të shkruar romanin,- tha Beni,- një falenderim të veçantë e kam për Edi Ramën. Ai më dha kohë për të shkruar….

Duke qënë se në atë mot, liderët nuk kishin adresë në internet, Rama ju përgjigj batutës me batutë:

-Mund të punosh i qetë  edhe për romanin e dytë!

Për inat të sime vjerre, thotë sovrani, në mëri  me Ramën, shkruai   dy romane, edhe pse ndërroi shtëpitë botuese. Sipas  Blushit, vera e mirë nuk pihet në filxhan kafeje?!

Hej bela! Na janë qepur metaforat si rodhe, dhe nuk na lënë të shohim ku fshihet “lepuri” politik. Tani që Beni po gatuan partinë, “lepuri” doli sheshit. Tha Rama:

-Blushi ka pasur  dy kryetarë. Më Nanon u bë nja  tre herë ministër. Nuk bëri asnjë punë. Me mua, nuk bëri asnjë punë po bëri nja tre romane… Kur të  bëjë prtinë, nuk do bëjë  as punë e as romane?!

Beni u përgjigj me metafora: Kryeministri është qën!…

Lumë e ledh, thotë populli. Dikur kanë  qënë miq…

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix6 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix6 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix6 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix6 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix6 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix6 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix7 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix7 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar7 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook