Lidhu me ne

Temporal

Fati im nën regjimin e Erdoganit

asli-aydintasbas-milliyeti-birakti
«Sub… çka është kjo?», e pyeta unë. Mjekja po ma përshkruante gjendjen e tmerrshme shëndetësore gjatë një vizite që i bëra në fillim të gushtit.
«Sëmundja quhet subacute thyroiditis. Kjo do të thotë se tiroidet tuaja janë infektuar dhe po ju shkaktojnë ethe. Ne mendojmë se është virale. Por duke parë se sa shumë njerëz po vuajnë së fundi nga kjo sëmundjeje, mund ta marr me mend se ka lidhje me gjendjen nëpër të cilën po kalon mbarë vendi».
Mrekulli. Kur jam në kulmin e karrierës time televizive, duke ushtruar zanatin e gazetares dhe kur po shfrytëzoja energjinë time mendore, represioni turk po ma shkatërruaka edhe trupin tim.
Dhe sikur të mos ishin të mjaftueshme kryengritja në rajone kurde dhe një seri shpërthimesh të bombave të «Shtetit Islamik» sivjet, na u desh të mbijetonim në banesën tonë të vogël në Bosfor edhe grusht shtetin e tmerrshëm ushtarak në natën e pesëmbëdhjetë korrikut – me aeroplanë bombardues F16 që fluturonin poshtë, bombardime, të shtëna dhe thirrje prej minareve për të rezistuar kundër kryengritjes.
Dhe pas shumë javësh me net të kaluara pa gjumë pas grusht shtetit të dështuar, tashmë isha rraskapitur me shpirt. Jetë ankthi e pagjumësie. Po vuaja prej etheve dhe dhimbjeve.
«Duhet të mësoheni ta menaxhoni stresin», më këshilloi një mikeshë duke folur për mjekësinë alternative. Ajo më tha se sëmundjet e tiroideve janë të lidhura me pamundësinë «për të thënë atë çfarë e mendoni».
Po, hajt, provoni e flisni çka vërtetë besoni si gazetare në Turqinë e ditëve të sotme.
Kur udhëtoj jashtë vendit, njerëzit shpesh më pyesin se si ia dal të mbijetoj si shkrimtare në Turqi – nëse rrezikohem apo jo nga persekutimi. Ajo çfarë nuk mund ta pranoj hapur është se mbijetoj duke kafshuar gjuhën.
Një prej gjërave që u ndodh njerëzve që jetojnë nën sisteme autoritare është fashitja graduale – dhe u mësuar – e të gjitha ndjenjave. Po të kthehem më 2011 kur shumë gazetarë opozitarë ishin arrestuar me akuza të montuara, unë po shkruaja në shenjë proteste, prej zemërimit dilja me statuse në rrjete sociale dhe merrja pjesë në demonstrata për liri të shprehjes. Prej atëherë, ma mbyllën emisionin tim televiziv. Botuesi i gazetës vendosi të mos i publikonte më kolumnet e mia pas shtatë vitesh bashkëpunimi; ai e pranoi se druante se do ta fyeja presidentin e vendit. Një tjetër mundësi për punësim në një pozitë të profilit të lartë më ishte mohuar sherri i fitores në zgjedhje të partisë AKP në nëntorin e vitit të kaluar. «Më vjen keq», më tha redaktori që do të ishte eprori im. «Jam i sigurt se ju keni mirëkuptim».
Periudha e grusht shtetit po shndërrohet në ankth në Turqi. Puçi i dështuar i ka dhënë shtytje një niveli të paparë autoritarizmi, me fushatë masive të shtypjes së pakënaqësisë mund të anashkalohet parlamenti dhe vendi drejtohet prej dekreteve dhe paraburgimit pa ngritje akuze deri në tridhjetë ditë. Më shumë se njëqind gazetarë – shumica prej të cilëve të lidhur me kurdët ose me lëvizjen e Gülenit – të cilën Qeveria e akuzon për orkestrim të grusht shtetit – po mbahen prapa grilave. Turqia i ka dërguar shumë kërkesa «Twitterit» për bllokimin e përmbajtjes së vendeve të tjera – sipas raporteve për transparencë të kësaj kompanie, më shumë se dy mijë e katërqind kërkesa kanë ardhur për afro pesëmbëdhjetë mijë llogari virtuale. Dhe shumica e mediave kanë humbur pavarësinë duke dalë me shkrime që i shkojnë për shtat AKP-së ose angazhohen në kritika të ashpra kundër atyre që kundërshtojnë pushtetin. Ligjet e fyerjes dhe terrorizmit po përdoren aktivisht për shtypjen e të gjitha zërave kritikë.
E kam kuptuar se gjatë vitit të kaluar kam zhvilluar me zhdërvjelltësi një seri teknikash mbijetese që më ndihmojnë të shkruaj në Turqi. Ta zëmë, presidenti turk dhe familja e tij janë jashtë kornizës – asnjëherë nuk shkruaja drejtpërdrejtë për të. Mund t’i referohem ndonjë deklarate që ka dhënë, ose të kritikoj «Ankaranë» ose «vendimin qeveritar». Por asnjëherë nuk përmendet subjekti që mban përgjegjësi. Nuk flas asnjëherë për temën e korrupsionit. Asnjëherë. Kur ka mundësi, preferoj të merrem me ndonjë zhvillim ndërkombëtar Nuk përzihem me njerëz të Gülenit dhe nuk shfaqem në televizionet güleniste. Tash është bërë punë edhe më e lehtë, meqë u mbyllën të gjithë. Tani dal me statuse të tërthorta dhe zor se dal në demonstrata – madje as për liri të shprehjes.
Është turp i madh ta pranosh me dhimbje gjithë këtë derexhe – por nëse më pyesni, ju them se vetëm kështu i dilet në krye.
Prej përpjekjes për grusht shtet, shumë gazetarë të njohur janë larguar nga vendi ose kanë përfunduar në burg – përfshirë edhe shumë sosh që i njoh. Është rritur censura në internet; gjithnjë e më shumë po pakësohen edhe zërat e pavarur nëpër media. Lirinë e shprehjes e ka marrë pusi.
Ka shumë mënyra për t’u justifikuar në kohë të tilla si kjo qeverisjen e ngjashme. Ditën tjetër merr vesh se disa media të tjera të pavarura e pro-kurde janë mbyllur. Prona e këtyre rrjeteve i është transferuar televizionit shtetëror. Para disa vitesh, isha ajo që nuk priste të thuhej diçka dy herë dhe të shprehte solidaritet. Por kësaj here, e pashë se po mendoja «Cili është qëllimi? Kurrgjë nuk do të ndryshojë».
Adhuroja guximin e disa qindra personave që protestonin në Stamboll. Ata ishin të rinj, idealistë dhe të guximshëm.
Por isha dërrmuar me shpirt dhe nuk shihja kurrfarë shprese që t’u bashkohesha atyre. Mbi të gjitha kam infeksion tiroidesh.
«Washington Post»/Dialogplus
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix8 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix8 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix8 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix8 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix8 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix8 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix8 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix8 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar8 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook