Lidhu me ne

Aktualitet

A po krijohet “Poli i Tretë” politik LSI – PBDNJ – Partia “Blushi” – PAA?

meta blushiNga Nikoll Lesi

Partia “Blushi” doli në skenë. Nuk ndalon më. Edi Rama pret përditë Ilir Metën për të firmosur që tani Koalicionin e ardhshëm për zgjedhjet parlamentare 2017. Ndërsa Ilir Meta nuk nxiton. Lulzim Basha shpalli dje koalicion më këdo person publik e parti politike që është kundër krimit dhe hashashit të qeverisë. PDIU shkon gjithnjë e me shumë nën sqetlluat e Edi Ramës. PBDNJ endet mes LSI dhe PD, pasi tek PS-ja shikon se si forcohet me pushtet PDIU. PAA e Agron Dukës duket se po rritet ndjeshëm për shkak të liderit të saj populist dhe mundësisë së daljes së ish-liderit të PS-së Nano krah Agron Dukës.

Kjo është tabloja e politikës e cila po përzihet nga pak e përditë drejt tre poleve politike. Poli i parë që duket më i kristalizuar është Poli PD, pra Opozita. Selia blu i ka aleatët tradicionalë rreth vetes. Mund të ketë firo deri diku me PAA e Dukës, e cila është me shumë parti e qendrës të cilin po e lusin si PS edhe PD.

Faktori qeveribërës nuk po flet akoma. Natyrisht Ilir Meta. Edi Rama e do patjetër pasi pa të nuk ka pushtet. Nuk i bën dot as 66 deputet PS-ja me PDIU. E di mirë Rama. E di edhe Ilir Meta. Por PS-ja nuk lëshon kryeministrin. Por sipas deputetit të LSI kandidatit për kryetar zotit Spahiu duhet që LSI-ja të firmos koalicion me PS me një kusht: kryeministri pas zgjedhjeve 2017 të jetë i LSI. A e pranon Edi Rama? Kurrsesi jo. Ndaj informacione të besueshme flasin se ka një kryqëzim interesash politike dhe fryme për të formuar një Pol të tretë politik, pa votat e të cilit nuk bëhet asgjë. Dalja e Ben Blushit me një forcë të re politike do ta dërmojë PS-në. Nuk themi i merr pushtetin direkt, se do të ishtë utopi e madhe, porse i heq kudo deputetë nëpër Shqipëri. Në këtë katrahurë interesash politikë po shkohet drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, kurse LSI-ja po mendohet. Nëse LSI vendos për Pol të Tretë atëhere krijohet një bosht partish LSI-Partia “Blushi”-PBDNJ-PAA,etj deri diku edhe 14 parti të vogla, por që mbledhin vota. Ky Pol vendos pas vitit 2017.

Por përherë politika shqiptare varet nga humori amerikan. Nëse fiton Hillary Clinton në SHBA Edi Rama forcohet, pasi lobimi i Xhorxh Soros pranë familjes Clinton është historik. Dhe Rama është filial i “Soros”. Nuk është pak të kesh mik Xhorxh Soros! Në këtë rast me fitoren e Hillary Clinton këtu në Tiranë Edi Rama do blindohet. Mund të vendos kushte edhe LSI-së. Mund të shpallë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në prill 2017, pa pyetur njeri, pasi ka pas Clinton. Mund ti bëjë listën e arrestimeve edhe SPAK-ut. Natyrisht që ambsadori Lu mund të dalë përkrah Ramës në mitingje si dikur ambasadori Rajerson me Presidentin Berisha. Pavarësisht se Rajerson doli me të dhe Berisha humbi në Referendumin e Projektkushtetutës së vitit 1994. Dhe ishin amerikanët që e rrëzuan vetë Berishën në vitin 1997.

Nëse fiton Donald Trump në SHBA  mbetet që Edi Rama të mos gjejë vrimë ku të futet. As në Honolulu nuk e pranojnë! Në Tiranë fillojnë e lëvizin fije të tjera për pole të reja politike. Në PS presin me veshë në krah Erion Veliaj dhe Saimir Tahiri se cili do marr kreun e PS-së. Pra gjithnjë nëse fiton Trump.

Po e përsëris nëse fiton Hillary Clinton atëhere Edi Rama bën ligjin në Shqipëri edhe katër vite të tjera. Dhe jo vetëm edhe katër vite!

Ndaj polet në Tiranë po sillen e rrotullohen në pritje të rezultatit në SHBA. Të nesërmen e fitores së Trump në Tiranë fillon ofensiva. Në të kundërt vetëm Ben Blushi mbetet pa koalicion. Të tjerët të gjithë, siç janë në kampe.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook