Lidhu me ne

Aktualitet

Kacafyten Lela dhe Fuga

Prej dy ditësh Artan Fuga dhe drejtori i gazetës Mapo, Alfred Lela po debatojnë mes tyre për atë që Fuga e quan ‘gazetë që po mbron hashashin’.

Fillimisht ishte Fuga që shkruajti në Facebook lidhur me këtë temë dhe më pas mori përgjigje nga Alfred Lela në numrin e sotëm të gazetës Mapo.

Pas këtij reagimi, Fuga ka shkruar sërish për gazetën.

REPLIKAT E PLOTA

Artan Fuga: Ne e kemi hashashin në tru !

Ore mos jemi bërë komb idiotësh ne duke parë televizor!!!

artan-fuga-INFOCIP1-1

Se ndryshe si t’a shpjegoj ore burra! Gjithë vitin mbjellim hashash, pastaj e bëjmë hasha, pra e mohojmë në mënyrë zyrtare, dhe pastaj e shkatërrojmë, e fusim në burg njerëzit që e eksportojnë apo shesin hashash.

Hashash!

Hasha!

Shashka!

Po mirë mo po nuk dimë që tjetër të bëjmë veçse të prodhojmë gjëra të ndaluara ne!

Po mirë mo nuk kemi turp që ekonomia jonë, prodhon gjëra që pastaj i shkatërrojnë organet e rendit!

Ta zemë sikur Amerika të prodhojë nga NASA anije kozmike dhe pastaj policia, t’i shkatërrojë…

Ore e quajmë hashashin ne si pjesë e buxhetit apo jo mo,

Po prishet pasuria e kombit mo! Duhen dënuar ata që mbjellin hashash, por edhe ata që prishin hashashin mo! Prishin pasurinë publike mo!

Po mirë mo mirë, hajde zëre se nuk ka qeveritarë që përfitojnë prej hashashit, e bëjnë hasha hashashin, hajde se si me zemër të mirë po e pranoj rrenën e tyre, por turp mo nuk na vjen pak që polici të ne shkatërron atë që prodhon bujku mo!

Po si nuk na vjen turp mo, të fusim kokën nën batanije dhe të ulurijmë mo brenda saj!

Po kalanë e Rozafës do të vazhdojmë të ndërtojmë ne mo çdo vit dhe ta shkatërrojmë çdo vit.

Shohim lajme në televizion që kapen me hashash, mo! Sukses mo, sukses! Po turp mo nuk ka ministri i bujqësisë, i ekonomisë, i financave, që produktin e ekonomisë së tyre e prish ministri i policisë mo!

Po kjo është qeverrisja mo?

Hajde Henri Cili hajde! Më thotë se nuk do të merret me politikë në ditë festash e qokash, dhe pastaj merret me propagandë në ditë të zakonshme.

Propopagandë mo, se mos po mbjell hahahahhashash!

Ne mbjellim hashash me shkollë të lartë mo!

Ore budallajo, a nuk thua shyqyr që prindërit mbjellin hashash mo, që t’u japin ca lekë kalamajve të vijnë të paguajnë masterat mo, se kemi ngel pa studentë mo! E po ngelëm pa studentë e mo, ngelim dhe pa rroga mi!

Pastaj me ato lekë mo, ngremë dhe media mo, dhe me ato media mo, lëvdojmë edhe politikën ekonomike të hashashit mo. Dhe ata prodhojnë hashash, pastaj, përsëri me lekët e hashashit…. Cikël ekonomik mo, as ciu as viu… Violinë mo fare! Mo!

Ore mos jemi bërë komb idiotësh ne!

Hajde vallja rrotullo, mo, si mendja kur pi hashash. Budalla je ti mo? – që nuk kupton më bërtet te veshi Qenan K.-ja.

Njera ministri prish punën e tjetrës mo!

Kjo është racionale mo?

Dhe pastaj hamë hashash nga ajri, mbjellim hashash, kapim hashash, shkatërrojmë hashash, pimë hashash, bëjmë lajme me hashash, bëjmë politikë me hashash, opozitë me hashash,

Ne e kemi hashashin në tru mo!

U pika që nuk më bie se nën çfarë qeverrisje jetoj!

Mua mo mua të më bjerë, që mendoj sikur pi hashash, se qeverisja mirë e ka mo, rrotaxhile, vjen rrotull, mo, mbjell hashash dhe prish hashash.

Katundari mbjell hashash, pastaj paguan taksa për shtetin, pastaj shteti paguan policë që ta prishin hashash, po kjo është për të vënë kujën mo, jo për të qarë mo jo, se ata që bijnë hahahashash, nuk qajnë po qeshin, mo, hahahahahaha, ha hashash, pi hashash, kap hashash, bluaj hashash,

Cfarë diskutoni të enjten në televizionin e hashashit mo!

Na e bëtë mendjen hashash, jo mua mo, por këtij populli që mbjell hashash, dhe e ka fajin vetë mo, si tha avokati i hashashit mo!

Kjo nuk është qeverrisjje mo, kjo është batërdi mo, mbill hashash, prish hashash, kap hashash, burgos hashash, fito lekë nga hashashi.

Ne dënojmë atë që na mban ekonominë mo.

Sikur Gjermania të prishi me polici Benzat mo!

Sikur Europa të prishi me Euleks airbus-in mo!

Sikur Franca të prishi me policë Trenat e shpejtë mo!

Sikur Amerika të prishi me policë anijet kozmike mo!

Ore, ka pilot në avion apo jo mo!

Ore mos jemi çmendur ne!

Ore mos ka ndikim hashashi edhe nga ajri që thithim mo!

Aman mo vini ca ventilatorë të fuqishëm në dritaret tuaja ta fryjë erën e hashashit këtej nga ne mo, nga populli, që të paktën të shpëtojmë udhëheqjen mo!

Alfred Lela: Jam drejtori i ri i një gazete të re. Së cilës duhet t’ia pranoj ‘trafiqet’, të cilat kanë qenë të gjitha në fushën e ideve: më i fundit në numrin e së shtunës, kur hapej me një Pakt për Reformizmin, një policy paper e shtatë pedagogëve të UET. ‘Trafiqe’ të tjera janë karikaturat e Bujar Kapexhiut, shkrimet, e Klementin Miles dhe pedagogëve të tjerë, të Muç Nanos, të Agim Baçit, e me radhë. Këta janë emrat që shkruajnë aktualisht në gazetë, dhe ka patur shumë të tjerë në 6 vitet e ekzistencës së saj: dikur te MAPO ‘trafikonte’ ide edhe Artan Fuga, një filozof i kahershëm; me ide, herë të reja, e herë të vjetra.

alfred lela

I gërditur me një ndër format e së vjetrës, median tradicionale, Profesori ka zgjedhur një medium të ri, Facebookun. Formën e ka të vjetër ama: gjatësinë e tekstit. Nuk shkruan dot shkurt, apo zgjedh të shkruajë gjatë, edhe pse, si pedagog i Komunikimit, e di se tashmë leximet janë vertikale e rrallëherë horizontale. Ndoshta e bën këtë i nisur prej sigurisë se lexohet, pavarësisht gjatësisë së tekstit. Mund të jetë: ose nuk njeh mediumin që përdor, ose nuk njeh lexuesin tekanjoz e të palexuar të këtyre kohëve. Ose i shpërfill të dyja. Filozofikisht.

Për vete, kam një padurim ndaj teksteve të gjata në median sociale: teksti që i kalon disa fjalitë është bërë për gazetë, revistë ose libër. Kjo ‘teknikë’ më takoi me tekstin e profesor Fugës në gazetën ‘Standard’ ku ai mban një rubrikë, çdo të shtunë, prej disa vitesh. Aty u ndesha me një ‘reportazh filozofik’ të gjatë, ku përmendej ndër të tjera edhe Henri Çili, dhe nënkuptohej më poshtë Universiteti Europian i Tiranës dhe gazeta MAPO. Fuga dhe Çili kanë qenë miq të vjetër, dhe tashmë, me sa duket, i ndajnë patose të reja, por jam i sigurt se Henri mund të mbrohet vetë, siç mund ta thonë një fjalë në mbrojtje të Universitetit titullarët e tij.

Si drejtor i MAPO më intereson, apo irriton, cilësimi i së përditshmes që drejtoj si ‘gazetë e hashashit’. Arsyeja e parë është se gazeta nuk e mbron hashashin nga pozitat që të rinjtë komunistë të kohës së Profesorit mbronin tezën e ‘fesë si opium për popullin’. Arsyeja e dytë, se gazeta nuk e mbron, në fakt, hashashin. Arsyeja e tretë, se kur mbron dekriminalizimin e hashashit gazeta synon, jo vetëm të çlirojë pjesë të shoqërisë nga hipokrizia, por edhe të mbrojë nga burgosja më të pambrojturit e më të pafajshmit: ata që kapen, procedohen e burgosen për dy cigare marijuanë apo, siç ishte rasti i një të moshuare në Lazarat, për 10 rrënjë. Gazeta MAPO, nga pozitat e filozofisë liberale, ka mbështetur pikërisht këtë dekriminalizim apo ‘legalizim’.

Gazeta ka qenë kundër kësaj hipokrizie të përgjithshme në raport me hashashin, dhe autori i këtyre radhëve ka shkruar disa herë gjatë muajve të fundit, sa kundër hipokrizisë, aq edhe ngathtësisë apo molepsjes së strukturave shtetërore. Si në rastin e një shkrimi të datës 31 gusht, intencioni i të cilit lexohet që në titull: Tahiri merr Tim Judah si dëshmitar të lazaratëzimit të Shqipërisë.

Qarkullimi i ideve të lira nga njerëzit e lirë, nuk është trafik, i dashur Profesor. Idetë mund të jenë reaksionare, borgjeze, liberale, feministe e të tjera dhe, të biem dakord, vlerësimi ndaj tyre ndryshon nga koha në kohë, në varësi të strukturës politike dhe shoqërore. E rëndësishme është të mos i mbrojmë apo sulmojmë ato mbi premisa të gabuara. Premisa jonë nuk është interesi ynë në kultivimin e hashashit. E kundërta, relativizimin e hashashit nëpërmjet lirisë: është rasti i njohur i kurbës së konsumit të alkoolit në Amerikën e para dhe pas Prohibicionit.

Në parafund, as unë si drejtor, as Çili si themelues i gazetës, apo asnjë prej gazetarëve këtu, nuk pretendojnë se funksionojnë në territore të së shenjtës, apo se janë bartës të saj. ‘Shenjtorët’ i shmangim, ngaqë bash te ta mendojmë se kufizohet liria. Ata janë një gjë fort e rrallë, sa as nuk jemi vetë, e as i pikasim ndër bashkëkohësit. Skeptikë jemi sidomos ndaj shenjtorëve-autorë. Atyre nuk do t’u shkruanim parathënie, por obituarë përqeshës.

Në fund, të enjten festojmë 10 vjetorin e MAPO. Jeni i ftuar, i dashur Profesor, sepse jeni edhe ju pjesë e historisë së saj! (marre nga mapo.al)

Artan Fuga: Alfred Lela ngaterron opiumin me hashashin.

Nje person, Alfred Lela, qe deklarohet te Mapo, qenka merzitur se une i paskam quajtur vendin e punes, atje ku ai fiton ndershmerisht rrogen e tij, si media qe mbron hashashin…

Qe nje gazetar te mos dije te shkruaje dhe te arsyetoje, kjo nuk me habit. Por qe nje gazetar te mos dije as te lexoje, kjo me ben te ve duart ne koke.

Kjo eshte vertet e hashashme…

Une nuk e lexoje kurre ate gazete ku ai dergjet, edhe po te me paguajne nuk pranoj ta lexoj, madje edhe ne burg po te isha, ku nuk do te kisha cfare te beja gjithe diten, nuk do ta perdorja per lexim. Shije personale….Si ta quaje se mbron hahashin… Ku ta di une?

Madje nuk e di se kush e lexon? A i deklaron kopjet e shitura? Sa jane more aman? Kete na trego Lela. A i tregon nga i merr fondet? Kush e paguan ? Sa fonde vijne nga blerjet e lexuesit?

Bej njehere keto dhe pastaj flasim.

Sa per personin Alfred Lela, duke ja respektuar dinjitetin si cdo qenieje humane, une nuk i jap atij kenaqesine te debatoj me te sepse perfytyroj se ai eshte i detyruar te reagoje ne ate menyre.

Debatin dhe betejen e kam me tjeter njeri, me te tjere njerez, nuk e kam kohen te tepert te merrem me debate te kota.

Do t’i drejtohem edhe atij shume shpejt per t’i treguar disa gjera qe ka filluar t’i harroje.

Nuk me terheq dot ti si Skenderbeu turqit ne nje debat qe te me harxhoje kohe dhe mund. Harroje kete sepse shefave te tu une ua kam mesuar dikur si ta bejne kete teknike dhe puna eshte se jane te paafte ta bejne si duhet.

Me kete rast, i them vetem se edhe media, ne disa raste, kur ndertohet keq, eshte opium… Por, ndodh qe puntoret e opiumit, nuk e dine se cfare bejne, ose ja fshehin edhe vetes.

Por, mos e ngaterroje me hashashin, se tregon padije te madhe… Por, se mos eshte vetem kjo qe ngaterron Lela.

Suksese Alfred, dhe falemnderit se me bere te qesh sot. Po te kesh kohe beji te fala edhe Henrit…dhe jo vetem nga une.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook