Lidhu me ne

Kryesore

12 pyetje që nuk mund të bëjnë gazetarët turq

340936_turkey-journalists

Nga Michael Rubin

Liria e shtypit ka qenë një nga viktimat kryesore të regjimit të presidentit Rexhep Tajjip Erdoan. Ai ka mbyllur dhe konfiskuar shumë gazeta, ka akuzuar dhe ngritur akuza ndaj redaktorëve dhe kryeredakorëve të këtyre gazetave dhe ka burgosur shumë gazetarë. Reporterët pa Kufij e rendisin Turqinë në vendin e 151-të në botë për lirinë e shtypit nga 180 vende gjithses, madje Turqia renditet poshtë Rusisë së Vladimir Putinit. Vitin e ardhshëm, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme dhe spastrimet Erdoganit do të vazhdojnë, Turqia me shumë gjasa do të humbasë dhe disa vende të tjera në renditjën e lirisë së shtypit, ndoshta do të renditet poshtë Republikës Islamike të Iranit.

Ndërsa gazetaria e shtypit të shkruar, radiot dhe televizionet luftojnë për mbijetesë, cilat janë pyetje që diskutohen pas skenave, por që mediat nuk lejohet që të raportojnë për to?

Më poshtë po rendisim disa:

  1. Si u bë Erdogani miliarder?

Erdogani ka lindur në një familje relativisht të varfër në Rize, në brigjet e Detit të Zi. Babai i tij ishte roje bregdetare dhe ka punuar në det. Në periudhën e hershme, Erdoğan ka shitur simite në rrugë për të mbledhur të ardhura shtesë. Ai u diplomua në një shkollë fetare në vitin 1973, dhe menjëherë nisi karrierën politike dhe vite më bonë u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe pasi u dënua me disa muaj burg për nxitje të urrejtjes fetare, u zgjodh kryeministër dhe tani president i Turqisë. Dhe pyetja që shtrohet është: Si është e mundur që një njeri si Erdogani u bë multimiliarder?

Turqit e kanë shumë të qartë: Erdogani u përball me 13 çështje hetimi për korrupsion për periudhën e tij në krye të bashkisë; por imuniteti parlamentar nënkuptonte që këto çështje nuk janë zgjidhur ende. Ambasada e SHBA-ve njoftoi se Erdogani kishte të paktën tetë llogari bankare në Zvicer. Ai dha sqarime për disa pasuri, të cilat sipas tij ishin dhurata të dasmës për djalin e tij. Përgjimet, ndonëse të vërteta, por të publikuara në mënyrë të paligjshme, e tregojnë atë duke diskutuar si të fshihte ndoshta një miliardë dollarë para të thata. Erdogani përdori fuqinë e tij mbi gjykatat për të rrëzuar akuzat e ngritura ndaj tij dhe më pas arrestoi prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët kërkonin arrestimin e tij. Pyetje të ngjashme mund të shtrohen dhe për fitimet e mistershme të djalit të tij Bilalit (dhe çfarë ka ndodhur saktësisht me Bilanin në Itali?), dhe të Burakut, vendndodhja e të cilëve është mister. Çdo gazetar që jeton në Turqi, i cili do që të gërmojë në burimet dhe pasurinë e Erdoganit dhe anëtarëve të familjes së tij, megjithatë, do të gjente veten pas hekura për dekadat e ardhshme.

  1. Ku është diploma universitare Erdoganit?

Në biografia zyrtare të Erdoganit thuhet se ai është diplomuar në vitin 1981 nga Departamenti i Shkencave Ekonomike dhe Tregtare në Universitetin Marmara. Ja ku qëndron problemi: Në universitetin e Marmarasë nuk ka ekzistuar kurrë një departament i tillë. Në vitin 1982, universiteti hapi Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Administrative, por nuk ka të dhëna që Erdogani të ketë ndjekur studimet në këtë fakultet. Një diplomë 4-vjeçare është parakusht për presidencën. Nëse Erdoğani ka gënjyer për diplomën e tij universitare, atëherë a mund të vazhdojë të jetë presidenti i Turqisë? Sigurisht, nëse shteti ligjor dhe ai i të drejtës vazhdon të respektohet në Turqi. Xhengiz Çandarit, një nga mbrojtësit e Erdoganit, i cili tani njihet si kritik i tij, ka shumë informacion për këtë çështje.

  1. Mos fshihet tjetër gjë pas përpjekjes së grushtit të shtetit?

Tentativa e grushtit të shtetit të 15 korrikut, të cilën Erdogani e cilësoi si “dhuratë nga Zoti”, vazhdon të jetë një nga çështjet më të rëndësishme dhe më të diskutuara gjatë këtij viti në Turqi. Pak orë pas tentativës, Erdogani akuzoi pasuesit e Fethullah Gylenit, një dijetar mysliman me të cilin kishin një kauzë të përbashkët deri në vitin 2013, për organizimin e tentativës së grushtit të shtetit. Disa ndjekës të Gylenit ishin në mesin pjesmarrësve në këtë tentativë, por qeveria turke ende nuk ia ka paraqitur zyrtarisht provat autoriteteve amerikane, për bashkëpunimin e Gylenit në tentativën e grushtit të shtetit të 15 korrikut.

Ka shumë të dhëna që tregojnë se dikush tjetër është fajtor për këtë. Shumë zyrtarë të lartë ushtarakë, të përfshirë në tentativën e grushtit të shtetit, nuk ishin pasues të Gylenit; përkundrazi, disa prej tyre ishin shumë të afërt me partinë në pushtet. As vetë Erdogani nuk është i sinqertë dhe ende nuk ka dëshmuar për vendndodhjen e tij të saktë nga ora 5 e pasditës deri në orën 1:30 të mëngjesit në natën e tentativës së grushtit të shtetit. Në të vërtetë, duket se Erdogani ishte në dijeni paraprakisht për tentativën e grushtit të shtetit dhe mund edhe ta ketë inkurajuar tentativën e grushtit të shtetit për ta përdorur dhe për të justifikuar masat e mëvonshme. Në një vend normal, kjo do të ishte çështje e hetimit për shtypin; në Turqi, gazetarët thjesht raportojnë fjalët e Erdoganit.

Çështje të tjera që kanë të bëjnë me grushtin e shtetit dhe që gazetarëve u është ndaluar që t’i hetojnë, përfshijnë dhe të dhëna se kush ishte përgjegjës për vdekjen e civilëve mbrëmjen e grushtit të shtetit. Ka dëshmi anektodike se shumë civilë të vrarë janë qëlluar në dukje në mënyrë të rastësishme nga një njësi e veçantë jo nën komandën e strukturave së zakonshme ushtarake. Këtu, ngrihen shumë pikëpyetje për veprimet e kompanisë “SADAT International Defense Consulting”, e cila sipas disa turqve, para tentativës së grushtit të shtetit, ka trajnuar një ushtri të fshehtë për t’i shërbyer vetëm Erdoganit, një strukturë ekuivalente me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike. Emërimi më vonë nga Erdogani i Adnan Tanrëverdi, në krye të SEDAT, që ai të ishte mbrojtësi i tij ushtarak, vetëm sa shtron dyshimet dhe pikëpyetjet. Tanrëverdi u shkarkua me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në grushtin e shtetit të vitit 1997 dhe duke i vendosur që të hakmerret kundër rendit laik.

  1. Nëse ka një FETO, atëherë ka dhe ETO?

Tjetër gjë është të kundërshtosh Fethullah Gylenin dhe të kesh inat lëvizjen e udhëhequr prej tij; dhe komplet tjetër gjë ta quash lëvizjen terroriste, duke e barazuar me Shtetin Islamik dhe Al-Kaedën. Erdogan e quajti Lëvizjen Hizmet, Organizata Terroriste Fethullahiste (FETO) dhe kjo është thjesht e pakuptimtë. Nuk është aspak profesionale që gazetarët të përdorin këtë term. Por, le të supozojmë për një moment që përkufizimi i lëvizjes si terroriste është i vlefshëm. Erdogan e arsyeton këtë emërtim me faktin se anëtarët e FETO, janë besnikë ndaj Gylenit dhe kanë ngritur një rrjet patronazhi për përfitime personale dhe për të marrë pushtetin. Nëse ky është problemi, atëherë pse duhet të jetë ndryshe për pasuesit e Erdogan? Nëse lejohet që lëvizja Hizmet të quhet FETO (Organizata Terroriste Fethullahiste), pra grup terrorist, atëherë a do të ishte po aq e pranueshme që pasuesit e Erdoganit t’i quenim ETO (Organizata Terroriste Erdoganiste). Nëse jo, a ka një standard të dyfishtë apo filter politik përmes të cilit duhet të kalojnë të gjitha raportimet e medias turke?

  1. Nëse Gyleni është terroriste, atëherë pse ka bashkëpunuar Erdogani me të deri para vitit 2013?

Kur flasim për filozofinë dhe rrjetin fetar, ka pak dallim ndërmjet Gylenit të para 2013 dhe Gylenit të post 2013. Nuk ka asnjë dallim mes Erdoganit të para dhe pas vitit 2013. E vetmja gjë që ndryshon mes të tashmes dhe asaj periudhe, ishte aleanca politike. Erdogani insiston që Gyleni është udhëheqës i një grupit terrorist. Nëse është kështu, përderisa Gyleni është i njëjti person dhe nuk ka ndryshuar aspak me periudhën e dekadës së parë të sundimit të Erdogani, atëherë pse dikur ishte aleat i ngushtë me të?

  1. Pse nuk është problem të raportohet për sulmet e PKK, por jo ato të Shtetit Islamik?

Turqia përballet me sfida nga të dy grupet kryengritëve PKK-ja, dhe grupet terroriste majtiste terroriste si Partia ose Fronti Çlirimtar Popullore Revolucionare (DHKP-C), dhe grupet islamike terroriste si Shteti Islamik. Secili prej këtyre grupeve ka organizuar sulme brenda Turqisë. Ja ku është dhe thelbi: Kur Turqia sulmohet nga PKK ose grupet e tjera kurde, lajmi në fjalë dominon titujt e gazetave në Turqi gjatë gjithë periudhës së hetimeve, autoritetet deklarojnë të dyshuarit, etj. E njëjta gjë vlen dhe për të DHKP-C, e cila sulmoi Ambasadën e SHBA-ve në Ankara në vitin 2013. Por, kur goditet nga sulmet e Shtetit Islamik, qeveria turke ka vendosur një embargo në raportimet në lidhje me hetimet. Mos vallë ka një arsye pse qeveria turke kërkon të shtypë fjalën e terrorit islamik dhe të lejojë që raportimet për terrorin kurd të dominojnë titujt e gazetave?

  1. Pse Shërbimet Sekrete turke kanë ndihmuar Frontin Nusra dhe Shtetin Islamik?

Në të njëjtën linjë, ka shumë prova që të dy palët, Fronti Nusra, një degë e Al-Kaedës në Turqi dhe vetë Shteti Islamik janë furnizuar me armatike dhe janë mbështetur nga autoritetet turke. Kur gazetarët publikuan faktet, duke u përgjigjur me fotogradi dhe dëshmi, Erdogani dha urdhër për arrestimin e redaktorit të gazetës që botoi këto fakte. Ndërkohë, kur ushtarët turq ndaluan një dërgesë armësh në Siri, Erdogan urdhëroi arrestimin e ushtarakëve dhe jo të kontrabandistëve. Censurimi i kësaj historie nuk e bën atë të rreme; ajo vetëm ngre më shumë pikëpyetje.

  1. Ai ishte “skuadra e vrasje” turke pas vrasjeve të Parisit?

Në vitin 2013, tre aktivistëve kurdë u ekzekutuan në zyrën e tyre në Paris. Të tre ishin anëtarë të PKK-së. Ndërsa, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia e konsiderojnë PKK grup terrorist, Turqia ishte përfshirë në bisedimet e paqes të profilit të lartë me PKK-në në atë kohë. Autoritetet Franceze arrestuan Omer Guney, një turk 32-vjeçar, i cili kishte mbërritur në Francë në moshën 9-vjeçare. Përgjimet telefonike, tregojnë që ai kishte komunikuar sërish me persona të Shërbimeve Sekrete të Turqisë, dhe në këtë rast shtrohet pyetje, nëse Turqia kishte gisht në vrasjen e disidentëve në kryeqytet i një aleati të NATO-s?

  1. Pse Erdogani emëroi dhëndrin e tij në postin e ministrit të naftës?

Berat Albayrak, dhëndri 37-vjeçar i Erdoganit, u bë Ministër i Energjisë së Turqisë më 24 nëntor, 2015. Mos vallë ai ishte shumë i kualifikuar për këtë post? Apo ka faktorë të tjerë në lojë? Duke ditur dëshirën e Erdoganit për të negociuar marrëveshje energjetike me udhëheqës të tillë si presidentin rus Vladimir Putin dhe me Presidentin de facto të rajonit të kurdëve, Masoud Barzani, pa praninë e nëpunësve të tjerë civilë në takim, mos vallë emërimi Allbajrak për ishte mëyra më e mirë për të mbledhur rryshfetin dhe për ta ruajtur atë për familjen e tij? Ose, mos vallë spastrimin e ish-aleatëve të tij pozicionet drejtuese në partinë e tij politike pas grushtit të shtetit, Erdogani po i hap rrugën anëtarëve të familjes për t’u emëruar në pozicionet e tyre? Mos vallë Allbajrak është një kryeministër në pritje? Mos Turqia do të bëhet një republikë e trashëguar siç është Siri apo siç dëshironte ish-presidenti egjiptian Husni Mubarak për Egjiptin?

  1. Mund të flasim për shoqatat e Erdoganit?

Erdogan zotëron kompani interesante. Miqtë e Erdoganit mund të kenë privilegje të mëdha në Turqi, por për shumicën e njerëzve të tjerë, ata janë thjesht “armiq”. I pari ishte Jasin al-Kadi, një biznesmen saudit të cilin Departamenti Amerikan i Thesarit deri në vitin 2014 e akuzonte për lidhje të dyshuara me udhëheqësin e Al Kaedës, Osama bin Laden. Në korrik të vitit 2006, kur Al-Kadi u përmend dhe nga Kombeve të Bashkuara, Erdogan deklaroi, “E njoh z Kadi. E besoj po aq sa veten time. Është pamundur dhe nuk është e vërtetë që z. Kadi të ketë lidhje me një organizatë terroriste, aq më tepër të mbështesë një organizatë terroriste”. E lëmë mënjanë debatin për Al-Kadi, por ndoshta ia vlen që ta dini se si Erdogan është njohur me të dhe të dini natyrën e marrëdhënies së tyre? Për më tepër, duhen theksuar lidhjet e djalit të Erdoganit me Al-Kadi, ndërsa në fuqi ishin sanksionet e vendosura. Megjithatë, kjo është vetëm maja e Ajsbergut.

Gulbuddin Hekmatyar është ndër aktorët më të këqij të Afganistanit. Ai fitoi famë gjatë luftës së parë të muxhahedinëve si i vetmi kryekomandant afgane që kurrë nuk ka fituar një betejë kundër sovjetikëve. Megjithatë, ai gjithmonë do të sulmonte çdo konkurent të tij që ishte në krye të Afganistanit. Ishte Hekmatyar ai që filloi luftën civile në vitin 1992 pas tërheqjes së sovjetikëve nga Afganistani. Vitet e fundit, ai e ka bërë aleancë me talebanët, Al Kaedë, dhe Erdoganin. Si është e mundur dhe në ç’rrethana është takuar Erdogani me Hekmatyar, kur Turqia e konsideron atë terrorist.

Sigurisht që është dhe Khalid Meshaal, lideri i grupit militant të Hamasit, udhëheqësi suprem iranian Ali Khamenei, dhe ka biznese personale me presidentin rus, Vladimir Putin. Erdogani, me pak fjalë, duket se ka një grup miqsh radikalisht të ndryshëm nga ato të një lideri normal të NATO-s. Kur kanë filluar këto miqësi? Si kanë nisur këto miqësi? Është thjesht marrëdhënia politike, marrëdhënie biznesi, apo janë të dyja bashkë?

  1. Çfarë marrëveshjeje ke bërë me Putinin?

Një vit më parë, marrëdhëniet Rusi-Turqi kanë qenë në pikën e tyre më të dobët që prej Luftës së Ftohtë, por pas një takimi në gusht, të dy liderët vendosën të ulnin armët. Takimi u pasua me një marrëveshje për ndërtimin e një linje tjetër të gazsjellësit dhe nisjen e bisedimeve për blerjen e sistemit të raketave ruse. Mos vallë ka dhe marrëveshje të tjera? A ka diskutuar Erdogan një marrëveshje të mundshme për të mbështetur Rusinë, për shembull, në Mersin?

Ndërsa kjo mund të duket e jo e natyrshme, a po planifikon Putini vendosjen e armëve taktike bërthamore ruse në Turqi? Në një nivel akoma më personal, a ka Erdogani shuma parash në bankat ruse? A janë këto asete personale, apo janë asete shtetërore? A ka Rusia qasje në, për të kontrolluar marrëveshjen me Erdoganin?

  1. Si shpjegohet refuzimi i gjykatës në vitin 2008 për mbylljen AKP-së?

Në vitin 2008, Gjykata Kushtetuese e Turqisë shqyrtoi kërkesën për mbylljen e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të Erdoganit (AKP), një vendim i cili do të çonte në shpërbërjen e partisë në pushtet, por në, në kthesë e minutës së fundit nga njëri preja anëtarëve të gjykatës, vendosi që AKP-ja të mos mbyllej. Shumë turq thonë se një biznesmen, që ndiqej për një kohë të gjatë nga Erdoğani, kaloi në llogaritë e këtij gjykatësi pak kohë para vendimit të gjykatës. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë atë ditë? Mos paratë kanë ndryshuar duart? Nëse po, pse? Dhe a ka penguar Erdogani autoritet turke për të hetuar veprimet dhe të shkuarën e këtij biznesmeni?

Padyshim që të bësh këto pyetje, nuk është e njëjtë si të japësh përgjigje për këto pyetje. Por një demokraci e shëndoshë kërkon një shtyp të shëndetshëm. Ajo reflekton gjendjen e mjerueshme të lirisë së shtypit në turqi që çështje të tilla të rëndësishme që prekin çështje korruptive, çështje të sigurisë dhe ekonomisë janë të ndaluara. Sigurisht, në qoftë se nuk ka asgjë për të fshehur, pse duhet që gazetarët turq të mos të lejohen të hetojnë për këto pyetje dhe pse jo dhe për pyetje të tjera?

*https://www.aei.org/publication/twelve-questions-turkeys-journalists-cant-ask/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook