Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria përmirësohet por vazhdon të jetë e fundit në rajon për klimën e biznesit

Shqipëria përmirësohet por vazhdon të jetë e fundit në rajon për klimën e biznesit

Raporti Doing Business 2017 i Bankës Botërore e ka renditur Shqipërinë të 58-tën nga 190 vende për lehtësinë e bërjes biznes.

Raporti Doing Business ka vlerësuar faktorёt qё lehtёsojnё ose pengojnё biznesin nё 190 vende tё botёs pёr periudhën Qershor 2015–Qershor 2016.

Në krahasim me vitin e shkuar Shqipëria është ngjitur me 32 vende në renditje. Megjithatë, vendi vazhdon të renditet ndër tre të fundit në rajon, duke lënë pas vetëm Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën.

Maqedonia, e renditur e dhjeta në botë, është jo vetëm vendi i vlerësuar me klimën më të mirë në rajon, por edhe në krye të të gjithë botës, duke lënë pas pothuajse të gjitha vendet e zhvilluara dhe të përparuara si Gjermaninë, Kanadanë, Japoninë apo Zvicrën.

Pavarësisht se raporti vëzhgon vetëm dhjetë faktorët dhe lë jashtë shumë të tjerë, ai ndikon deri diku në imazhin ndërkombëtar të një vendi për të tërhequr investitorë të huaj. Kjo ka bërë që shumë qeveri, kryesisht të vendeve në zhvillim, të ndërmarrin reforma vetëm për ato indikatorë që raporti vëzhgon, duke lënë pas dore faktorë të tjerë që ndikojnë klimën e biznesit.

Në Shqipëri, raporti është përqendruar vetëm në qytetin e Tiranës.

Më poshtë po përmbledhim pikat kryesore të raportit për Shqipërinë dhe vlerësimet për të dhjetë faktorët:

  • Për nisjen e një biznesi, Shqipëria renditet e 46-ta mes 190 vendeve. Për këtë faktor merren parasysh kohëzgjatja dhe pagesat e nevojshme për të hapur një biznes. Nuk shqyrtohen, procedurat për të mbyllur një aktivitet.
  • Për lejet e ndërtimit, Shqipëria renditet e 106-ta mes 190 vendeve. Megjithëse, gjatë këtij viti, rinisi dhënia e lejeve të ndërtimit pas një moratorium dy vjeçar, ky faktor është ndër më keqvlerësuarit nga raporti.
  • Për sigurimin e energjisë elektrike, Shqipëria renditet e 156-ta mes 190 vendeve. Raporti vlerëson vetëm lehtësinë me të cilën mund të merret një lidhje e re për energjinë dhe jo mbulimin apo pagimin e faturave.
  • Për regjistrimin e pasurive, Shqipëria renditet e 106-ta mes 190 vendeve dhe e fundit në rajon. Për këtë tregues merren në shqyrtim procedurat për regjistrimin e pasurive, cilësia e sistemeve të administrimit të tokës, si dhe kostot dhe koha që duhet për transferimin e pronave.
  • Për marrjen e kredive, Shqipëria renditet e 44-ta mes 190 vendeve dhe e parafundit në rajon. Raporti vlerëson kuadrin ligjor për transaksionet dhe nëse ligjet për falimentimin apo kolateralin e lehtësojnë apo vështirësojnë procesin e marrjes së kredive nga bizneset.
  • Për mbrojtjen e aksionerëve të vegjël, Shqipëria renditet e 19-ta mes 190 vendeve. Krahasuar me vitin e kaluar, në këtë faktor vendi ka humbur 11 vende. Gjithsesi, ky është treguesi në të cilën Shqipëria ka është vlerësuar më lartë nga të gjithë.
  • Për pagimin e taksave, Shqipëria renditet e 97-ta mes 190 vendeve. Raporti mat numrin e taksave që një biznes duhet të paguajë në vit, procedurat, kohën dhe kostot e përgjithshme. Krahasuar me vitin e kaluar Shqipëria e ka bërë më të lehtë pagesën e taksave duke futur një sistem të ri online, por nuk ka ulur numrin e taksave. Krahasuar me vendet e tjera të raportit, Shqipëria lë pas vetëm Bosnje-Hercegovinën.
  • Për tregtinë ndërkombëtare, Shqipëria renditet e 24-ta mes 190 vendeve. Raporti mat kohën dhe koston për eksportin apo importin e mallrave. Në raport theksohet se Shqipëria e ka vështirësuar këtë proces duke futur skanimin e detyrueshëm, çka rrit kohën dhe kostot e një biznesi.
  • Për zbatimin e kontratave, Shqipëria renditet e 116-ta mes 190 vendeve dhe e fundit në rajon, me një diferencë të madhe nga vendi i fundit, Bosnje-Hercegovina në vend të 64-rt. Raporti mat kohën dhe koston për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje tregtare përmes një gjykatë e shkallës së parë vendore dhe cilësinë e proceseve gjyqësore.
  • Për zgjidhjen e paaftësisë paguese, Shqipëria renditet e 43-ta mes 190 vendeve. Raporti studion kohën, koston dhe kuadrin ligjor të procedurave të falimentimit.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix3 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix3 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix3 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix3 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar3 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook