Lidhu me ne

Aktualitet

Unë dhe FSHF jemi model për politikën

rama dhe dukaMenjëherë pas takimit Partizani-Skënderbeu, i cili u përfshi nga dhuna në shkallët e tribunave ku pati përleshje mes tifozëve të kuq dhe forcave të policisë, deputeti Braçe, i cili njihet edhe si një ndër tifozët më të zjarrtë të Partizanit ngriti akuza të rënda duke thënë se sistemi po e vret futbollin në këtë vend.

“Ekonomia që padit kampionët e rremë, kampionatin e paravendosur ndeshje për ndeshje! Krimi i Federatës Shqiptare të Futbollit po vret ëndrrën e qindra mijëra të rinjve që luajnë futbollin”, shkroi Braçe dy ditë më parë.

Ditën e sotme, me anë të një statusi në profilin e tij në “Facebook” ka reaguar ndaj këtyre akuzave kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

Ja çfarë shkruan Duka:

Jashtë natyrës time, madje dhe jashtë dëshirës personale, por i detyruar nga karrigia që kam dhe në emër të progresit të futbollit shqiptar, dua t’i them dy fjalë deputetit të Partisë Socialiste, të ashtëqujturit tifoz Vip të Partizanit Erjon Braçe, por që në fakt po vërteton përditë se është një tifoz i degraduar i një ekipi dinjitoz si Partizani.

Po e bëj këtë, jo se jam i shqetësuar për fyerjet, shantazhet, të pavërtetat që thotë në adresë të Federatës Shqiptare të Futbollit,( Federata në rrugën e saj për ta sjellë futbollin këtu ku është ka pasur shumë mushkonja vërdallë), po për të vetmin fakt, e theksoj të vetmin fakt, se statuset e tij publike, të thëna jo thjesht nga bluza e një tifozi, por nga kostumi i një politikani e parlamentari, janë nxitje e pastër dhune në futbollin shqiptar.

Ka shumë politikanë tifozë fanatikë kudo në botë, por të gjithë janë të kujdesshëm dhe për shkak të pozicionit që kanë dhe impaktit që kanë në opinionin publik, që të mos përdorin një gjuhë të tillë si ajo prej rrugaçi e Braçes.

Ju kujtoj këtu dhe ish- liderin e partisë Demokratike dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili kur e pyesnin gazetarët se me kë ishte tifoz, përgjigjej jo pa qëllim “me atë që fiton”.

Erjon, futbolli është një sport që luhet në fushë dhe jo në kokën tonë.

Futbolli është një sport i burrave me karakter të fortë, që flasin pak dhe luajnë fort, jo i atyre si disa nga ju në Parlament, që flasin shumë dhe nuk bëjnë asgjë.

Unë dhe bashkëpunëtorët e mi mund t’i kapërdijmë shpifjet e tua për Federatën, por që të nxisësh dhunë dhe të “erionizosh” futbollin shqiptar siç bën me parlamentin dhe zonën e cila të zgjodhi deputet, këtë jo, këtë nuk e bën dot as me futbollin shqiptar dhe as me Federatën.

Dhe a e di pse?

Jo se nuk të lejojmë unë dhe bashkëpunëtorët e mi, po për një fakt të thjeshtë: standartet dhe niveli i futbollit shqiptar dhe i organizmave të tij janë shumë e shumë më lart se niveli i politikës shqiptare.

Federata dhe futbolli shqiptar nuk janë Laguna e Karavastasë ku ti fut duart si të duash.

Fatkeqësisht, kemi ëndrra të ndryshme: unë ëndërroj që politika në nuk më takon ta gjykoj unë, i takon shefave të tu.

Unë nuk të ndaloj dot ty të vazhdosh të bësh “goren”, sepse dhe ti vetë, fundja fundit, ja ke pare hajrin rolit të gores në politikë, nuk të ndaloj dot as të jesh mushkonjë, por të jesh një “mushkonjë” që nxit dhe shpërndan dhunë e urrejtje në futbollin shqiptar këtë do të ta ndaloj gjithmonë sa të kem frymë, verbalisht dhe legalisht.

Si përfundim, jam i sigurtë që nuk ke ndërmend asnjëherë të vizitohesh te psikiatri, sepse përveç të tjerave, siç thashë dhe më parë deri tani të ka dalë për mirë ky rol.

Po gjithsesi, kur të kalojnë helikopterat e Ministrisë së Shëndetësisë për dezifenktimin e mushkonjave në Divjakë, rri dhe ti aty: unë e di shumë mirë, ti nuk do pushosh kurrë së qëni “gore” apo “mushkonjë”, por të paktën të jesh një mushkonjë që nuk shpërndan dhunë, se këtë nuk ta ka për borxh futbolli shqiptar.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix7 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix8 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix8 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix8 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix8 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix8 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix8 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix8 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar8 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook