Gjatë promovimit të librit më të fundit të shkrimtarit Mustafa Nano, “Selam aleikum, baba!”, ka tërhequr vëmendjen disa mendime të artistit Maks Velo. Ai ka thënë se kur sheh myslimanë në bulevard, e zë frika.

Kjo shprehje dhe disa të tjera janë perceptuar si ofensive ndaj komunitetit islam në Shqipëri.

Interesant është reagimi i Ilir Hoxhollit, aktivist në fushën e bamirësisë, besimtar mysliman. Në rrjetin social, facebook, ai shkruan:

Nëse një person thotë broçkulla, ofendon një fe dhe një komunitet të caktuar, reagimi nuk ja vlen për dy arsye. E para, në atë që ai thotë nuk e njeh fare fenë. E dyta, mëshirojeni, ashtu siç bënin profetët edhe pse dhunoheshin padrejtësisht… Zot fale dhe udhëzoje se nuk di, se çfarë thotë!”-Ilir Hoxholli