Lidhu me ne

Kryesore

Rreziku i fitores së Trump, qeveria shqiptare zhvendoset në Bunk’Art në datat 8 – 9 dhe 10 nëntor

Afrimi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA e bën edhe më eminent kërcënimin e Donald Trump ndaj qytetërimit perëndimor. Fitorja e republikanit nuk është më aq e pamundur, ndaj establishmenti politik botëror, ai demokratik, po përgatitet për më te keqen. Mësohet se në planet e emergjencës bën pjesë edhe qeveria e Tiranës, si një nga shtyllat e këtij qytetërimi, ndaj së cilës është sugjeruar kalimi në protokollet e mbrojtjes maksimale më 8 nëntor. Një ditë që nuk i ndahet historisë së këtij vendi. Në këtë kuadër, qeveria shqiptare ka miratuar me hollësi këtë plan masash:

Ø  Kryeministri Edi Rama bashkë me stafin e ngushtë do të vendoset në datat 8, 9 dhe 10 në Bunk’Art.

Ø  Krahas stafit mësohet se do të jenë edhe Spartak Ngjela, që do të drejtojë një emision radiofonik të emergjenës, titulluar:  Aleatët, Ne, Perëndimi.

Ø  Në mjediset e brendshme do të jetë funksionale Selfie Tv për Komunikimin Javor, edicionin e jashtëzakonshëm në anglisht përmes të cilit Edi Rama do t’i drejtohet botës nëse Trump fiton.  

Ø  Paraprakisht, Carlo Bollino ka njoftuar Saimir Tahirin që të korrë hashashin e mbjellë në zonë, pasi pranë Bunk’Art do të vendoset edhe një pjesë e trupit diplomatik.

Ø  Meqenëse rrugët janë shtruar të gjitha, Erjon Veliaj është ofruar të bëjë roje në hyrje të Bunk’Art. Po kështu Veliajt i është caktuar detyra e simulimit të Rojes Dixhitale, me synim çorientimin e Sali Berishës në Facebook.

Ø  Në rezidencë do të jetë edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko, që mendohet se e ka fituar vendin aty pas propozimit që i ka bërë kryeministrit për të konvertuar të gjithë thesarin e shtetit në Bitcoin. Kështu askush nuk do të nxjerrë analogji me ikjen e Zogut.

Ø  Stafi ka transferuar edhe pikturat e Edi Ramës në Bunk’Art.

Ø  Është në tratativa për të fituar një divan në korridor edhe Bamir Topi.

Hollësi të tjera mbeten për t’u zbardhur në ditët në vijim.

 

Shaptilografisti

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix3 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix3 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix3 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix3 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix3 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix3 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix3 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar3 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook