Lidhu me ne

Kryesore

Spastrimet e Erdogan po kthehen në gllabërim të çdo pushteti  

erdoganFinancial Times

Ka kohë që represioni i Rexhep Tajip Erdoganit kundër mendimeve ndryshe ka kapërcyer çdo cak nga sa mund të justifikohet prej tentativës për grusht shteti për ta rrëzuar presidentin e Turqisë me anë të forcës. Spastrimet e njëpasnjëshme masive pas grushtit të shtetit kanë arritur shifra rekord, sidomos pas largimit nga detyra të edhe 100.000 nëpunësve civilë të tjerë, duke i boshatisur kësisoj radhët e ushtrisë, sistemit të drejtësisë, shkollave, universiteteve dhe dikastereve ministrore. Masa emergjente janë marrë për ta bërë shtypin të heshtë dhe për ta penguar me çdo kusht çdo proces ligjor karshi tyre. Vetëm gjatë javës së shkuar, sulmi i ashpër fizik ndaj çdo forme të opozitës e ka përkeqësuar edhe më situatën.

Një prej shënjestrave kryesore ishe edhe e përditshmja “Xhumhurijet”, gazeta më e vjetër dhe bastioni i shekularizmit në vend. Arrestimi i drejtuesve të saj, të akuzuar në mënyrë absurde se “kanë ndihmuar terrorizmin”, rrezikon mbijetesën e një prej pak mediave të pavarura nën regjimin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim.

Ndërsa shënjestra e dytë ishte opozita politike kurde. Me një juglindje kurde që jeton në njëblackout interneti dhe media sociale të bllokuara nga ana e qeverisë, forcat e policisë kanë ndaluar mbi dhjetëra parlamentarë, përfshi këtu edhe Selahattin Demirtash, liderin karizmatik të Partisë Popullore Demokratike.

 

Qëllimi i presidentit Erdogan është që të zhdukëçdo pengesë që ekziston ndaj ambicies së tij për një presidencë ekzekutive. Suksesi i z. Demirtash në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2015 e privoi partinë AK prej mazhorancës që i nevojitej për të shkuar drejt ndryshimeve kushtetuese të dëshiruara. Sulmi i ashpër i kësaj jave ndaj partisë prokurde është njëfarë hakmarrjeje dhe pjesërisht një përpjekje për të fituar mbështetjen e partisë nacionaliste MHP në një referendum të mundshëm për të legjitimuar një regjim të një njeriu të vetëm.

Kësisoj, z. Erdogan po synon që t’i tkurrë edhe më tej institucionet e Turqisë, duke e vënë në rrezik kohezionin social të saj. Grushti i fortë ndaj kurdëve, i kombinuar edhe me aksionin ushtarak në Siri dhe Irak, ka shkaktuar një tension të fortë etnik dhe sektar. Shpërthimi me bombë që pasoi arrestimet ndaj drejtuesve të partisë prokurde u mor përsipër njëkohësisht, si nga ana e ISIS-it, ashtu edhe nga separatistët kurdë.

Aleatët perëndimorë të Turqisë nuk se mund të bëjnë dot shumëçka për të zbutur veprimet e presidentit turk. Bashkimi Europian ka kohë që e ka humbur ndikimin e tij mbi Ankaranë, që me dështimin për të përmbushur premtimin e tyre për të liberalizuar udhëtimin në zonën Shengen. Me sa duket, sot ata janë më të shqetësuar për të siguruar kontroll të valës së emigrantëve nga ana e Turqisë, se sa gjendja e vlerave demokratike në vend. Shtetet e Bashkuara, po ashtu, mund të duket sikur po i dënojnë zhvillimet në vend, por kufizimet e ndikimeve të saj në vend janë më se të dukshme: Turqia nuk ka parë kurrfarë shkeljeje edhe në rastin kur, gjatë sulmeve në Siri, të sulmonte edhe forcat e armatosura kurde, megjithëse këto të fundit kishin mbështetjen e plotë të Uashingtonit.

Megjithatë, as tregjet nuk ofrojnë shenja se do të ushtrojnë ndofarë tryesnie, pavarësisht dyshimeve të z. Erdogan rreth një grupi financierësh dhe agjensish që do të rrekeshin për diçka të tillë. Megjithëse monedha e lirës turke është disi e brishtë, Turqia ka banka dhe financa publike solide. Dhe tregjeve të zhvilluara u kanosen rreziqe politike të reja.

Prapëseprapë, përpjekjet e z. Erdogan për të kontrolluar bankën qendrore, duke trysnuar huadhëniet dhe asetet e ofruara ndaj biznesmenëve që janë të dyshuar për shkak të simpative të tyre, do ta dëmtojnë zhvillimin afatgjatë. Turizmi vazhdon të vuajë prej frikës ndaj sulmeve terroriste të mundshme dhe klima aktuale politike do të ketë faturën e vetë në besimin e konsumatorit.

Përgjigjja pozitive e vazhdueshme elektorale ndaj z. Erdogan është një fakt i pamohueshëm, mirëpo kjo ka qenë gjithnjë e ngritur mbi besimin që ka ekzistuar ndaj aftësive dhe kapacitetit të tij për të sjellë zhvillim në standardet e jetesës. Pavarësisht perdes së një rritjeje ekonomike në ulje, problemi mbetet nëse ai do të mund ta ruajë dot më tej devocionin e mbështetësve të tij.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix6 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix6 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar6 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar6 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix6 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix1 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix1 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix1 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix1 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook