Lidhu me ne

Kioske

Pesë misteret që Mehmet Shehu mori me vete në varr

mehmete-shehuCilat janë të fshehtat e ish-kryeministrit që u gjet i vdekur në dhomën e tij

Ish-kryeministri më jetëgjatë i Shqipërisë, Mehmet Shehu, është një nga figurat më potenciale të sistemit diktatorial në Shqipëri, pasi drejtoi vendin për afro 30 vjet si kryeministër, u gjet i vdekur në dhomën e tij, më 18 dhjetor të vitit 1981. Ky por edhe mistere të tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e këtij njeriu shteti, do të jenë në qendër të rubrikës “Sekretet e njerëzve të vdekur” të “Tirana Observer”. Që nga vdekja e tij e deri tek marrëdhëniet e me Enver Hoxhën, ekzekutimi i shumë shokëve të tyre gjatë qeverisjes, por edhe qëllimet e tij për të rrëzuar Sekretarin e Parë të Partisë nga pushteti, duke u lidhur me agjenturat e huaja.

1- Pa dyshim misteri më i madh që lidhet me figurën e Mehmet Shehut, ka të bëjë me atë nëse ai është vetëvrarë apo e kanë vrarë?

Vetëvrasje apo vrasje, ajo e Mehmet Shehut? Është një nga dilemat më të mëdha që ka shoqëruar opinionin mediatik gjatë gjithë periudhës së ardhjes së sistemit demokratik në Shqipëri. Janë thënë e ç’nuk janë thënë lidhur me vdekjen e kryeministrit më jetëgjatë të Shqipërisë. Fakte e kundrafakte kanë sjellë në dritë të reja dhe mistere, të cilat edhe pse kanë qenë të shumta, nuk kanë arritur ende të tregojnë me saktësi nëse ishte një vetëflijim apo një ekzekutimi tipit mafioz, ai i Mehmet Shehut. Po t’iu referohesh të gjithë të dhënave të sjella deri më sot, të rezulton se ishte një vetëvrasje, por që motivet kanë shumë mangësi në sqarimin e tyre. Letra që atij iu gjet në dhomën e tij është një fakt kokëfortë, i cili tregon se Mehmeti kishte vendosur të largohej nga kjo jetë me një dëshpërim të thellë. Deri më tani është thënë që fejesa e djalit të tij me një vajzë e cila vinte nga një familje jo e denjë politikisht, ishte arsye kryesore e vetëvrasjes së Mehmet Shehut. Në një mbledhje të datës 17 dhjetor të vitit 1981, Mehmeti ishte kritikuar rëndë nga shokët e Byrosë. Enver Hoxha ishte ai i pari që iu kundërvu njeriut më të afërt të tij për një periudhë thuajse tridhjetëvjeçare. Në atë mbledhje u bë një mori kritikash për kryeministrin. Ai kritikohej për shkelje të vijës së Partisë dhe se veprimet e tij të kohëve të fundit ishin të nxituara dhe duhej që t’i bëhej patjetër vërejtje. Të gjithë në atë mbledhje kishin qenë kundër tij. Ndryshe nga herët e tjera, anëtarët e Byrosë Politike ishin në garë se kush ta sulmonte më parë. Sipas byroistëve të asaj kohe, Mehmeti po bënte pazarllëk me imperialistët dhe kishte zbutur luftën e klasave. Po kush ishin këta byroistë që kritikonin njeriun thuajse më të fuqishëm të vendit deri në atë kohë, duke parë që shëndeti i Enver Hoxhës ishte drejt degradimit pas disa sëmundjeve të njëpasnjëshme që ai kishte kaluar. Në atë mbledhje diskutuan Lenka Çuko, Simon Stefani, Ramiz Alia, Manush Myftiu, Rita Marko e të tjerë, që kryeministri iu kishte dhënë dorë të ngjiteshin deri aty ku ishin në ato momente. Deri më tani mund të thuash që Mehmet Shehu ka vrarë veten pikërisht nga mospranimi i kritikave që do t’i bënin kryeministrit këta byroistë. Ana tjetër e medaljes është dhe një ekzekutim eventual i tipit mafioz, që jo rrallëherë e kishte praktikuar Enver Hoxha. Kjo ka më pak të dhëna, siç është veshja e kryeministrit me rrobat e shtëpisë. Po ashtu, në favor të ekzekutimit të tij është dhe autokritika e tij që do të lexonte të nesërmen në Byronë Politike. Atëherë pse duhet ta shkruante ai këtë nëse kishte vendosur të vetëflijohej?

Mehmet Shehu, Nikita Hrushov dhe Enver Hoxha

Mehmet Shehu, Nikita Hrushov dhe Enver Hoxha

2- A ka qenë një poliagjent siç u deklamua pas vdekjes së Mehmet Shehut? Për çfarë e takoi Mehmet Shehu kryeministrin francez, Shaban Delmaz dhe pse kërcënoi shoqëruesit e tij me burg, në rast se dekonspironin këtë takim të fshehtë?

Në periudhën komunizmit, në vitet 1945-1990, ishe apo nuk ishe agjent, kjo nuk varej shumë prej asaj çka ishe në të vërtetë, po prej asaj nëse Sigurimi kishte arritur të siguronte ndonjë provë kundër teje. Kështu me ish-kryeministrin e vendit për afro tridhjetë vjet po punohej të gjendeshin prova kundër tij si pro perëndimor, që ishte e ndaluar rreptësisht në atë kohë. Pas kritikave që iu bënë pas vdekjes, iu gjetën disa lidhje kinse ishin me qëllim rrëzimin e pushtetit nga duart e Enver Hoxhës dhe vendosjen e një liberalizmi më të madh të jetës, ku pluripartitizmi do të ishte baza e shtetit të së ardhmes në optikën e Mehmet Shehut. Në një vizitë që kishte bërë në Francë, në një klinikë të këtij vendi, Mehmeti kishte kërkuar që të kishte një takim jo protokollar “tète à tète” me kryeministrin francez, Shaban Delmaz, por me një konditë, që “ky takim të mos dekonspirohej në mass-mediumet” dhe se përgjegjësia e atyre që do ta dekonspironin sekretin do të ishte e madhe, deri në burg”. Ishte një shprehje identike si ajo e dikurshme, kur realizoi takimin me Josif Broz Titon dhe Randolf Çurçillin, në anijen “Kuin Elisabet”, ku ai do të vinte para përgjegjësisë Llambi Peçinin, në rast se do të dekonspironte takimin me ta. Për kryeministrin francez kishte kritika në shtyp për jetën e tij të lirë private, si dhe për linjën proamerikane të politikës së tij, që konsiderohej pak a shumë si largim nga politika tradicionale e De Golit, për të ruajtur identitetin e linjës që po ravijëzohej si në Francë dhe në Gjermani, e ashtuquajtura “Ost-Politik”, e cila mori konturime të qarta, sidomos pas daljes së Francës nga NATO. Brenda dy ditësh u mor konfirmimi nga kryeministri francez dhe u caktua dita dhe ora e takimit. Ky takim u realizua, por u dekonspirua shpejt dhe, ditën e nesërme, agjencitë kryesore të lajmeve dhanë njoftimet me komente politike, sipas interesave të tyre, të cilat bënin interpretime nga më të ndryshmet. Ky takim u mor vesh dhe nga Enver Hoxha, dhe në diskutimet që u bënë në Byro kundër Mehmet Shehut iu përmend dhe ky fakt, si një moment ku tregohej lidhja e kryeministrit me imperialistët dhe aleatët e tyre. Kjo ngjarje ndodhi pikërisht në kohën kur zbulimi i jashtëm shqiptar kishte mjaft informacione nga burime të veprimtarisë së fshehtë, si në radhët e emigracionit politik, ashtu dhe në radhët e diplomacisë së fshehtë, për një aktivitet të shtuar të disa zbulimeve të huaja që po riaktivizonin si agjenturën e vjetër, ashtu edhe atë të rekrutuar nga subjektet tona, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim, me detyrë kryesore ndryshimin e regjimit të Hoxhës. Sipas tyre, kjo do të arrihej me anë të veprimtarisë agjenturore me një pikësynim sintezë: Në pamundësi për të bërë përmbysje, t’i shkohej opinionit për liberalizimin e tij për krijimin e një sistemi, që të qëndronte midis sistemit vetadministrues liberal jugosllav dhe socializmit suedez. Nga ana e saj, diplomacia e fshehtë shqiptare po bënte përpjekje për hapje në Perëndim, veprimtari e cila u sigurua qysh në fillim nga fqinjët tanë, gjë që vërtetohet nga dokumentet e arkivës së Departamentit të Shtetit Amerikan, si dhe nga aktiviteti konkret i shërbimeve të fshehta të tyre të dokumentuara në arkivat tona. Në këtë kontekst politik dhe agjenturor zhvillohet dhe takimi i M.Shehut me kryeministrin francez, i cili pati jehonë të madhe, si dhe interesim të skajshëm nga fqinjët tanë, si dhe nga agjentura dhe politika e shtetit sovjetik.

Enver-Hoxha-Mehmet-Shehu


3-Cili ishte plani i Mehmetit për të helmuar Enver Hoxhën?

Është një mister shumë i madh që do të duhet një periudhë e gjatë për të vërtetuar një plan të tillë të ish-kryeministrit të vendit në periudhën 1953-1981. Një letër që është publikuar në shtypin periodik të kohëve të fundit, ka treguar se si një udhëheqës i lartë me kodin M 008 do të helmonte diktatorin komunist, Enver Hoxha. Kjo ka ngelur më tepër në kuadrin e spekulimit dhe nuk dihet me saktësi, nëse Mehmeti e donte vdekjen e Enverit dhe a ka pasur ai synim që të ishte pasuesi i Enver Hoxhës në periudhën që ai do të rrëzohej nga pushteti.

4-A pati ndikim Mehmet Shehu në eliminimin e shumë figurave të sistemit diktatorial? Si e zuri vendin e Koçi Xoxes?

Konfliktet në Byronë Politike të KQ nuk do të kishin të sosur. Në vazhdën e përplasjeve brenda Partisë Komuniste Shqiptare, këtë herë radhën për të qenë përballë togave të zeza të asaj kohe, e kishte Koçi Xoxe, një nga themeluesit e PKSH-së. I deleguari i Grupit Komunist të Korçës, që së bashku me të atin vuri gjthçka kishte në shërbim të Lëvizjes Komuniste e Luftës Çlirimtare, i duhej të përballej me akuzën e rëndë të “veprimtarisë armiqësore”. Më të devotshmit në goditjen e tij, ishin Mehmet Shehu dhe hetuesi Bedri Spahiu, të cilët nuk do të linin gjë pa thënë për ish-drejtuesin e Sigurimit të Shtetit dhe ministrin e Punëve të Brendshme. Dëshmitarët e asaj kohe tregojnë për një klimë mbytëse që ishte krijuar nga qëndrimet e ashpra të Sigurimit të Shtetit, aq sa njerëzit ishin shumë të frikësuar nga ky shërbim famëkeq, për veprimtarinë e të cilit, kishte dijeni Enver Hoxha. Përkrahësit e Hoxhës këtë herë gjetën rastin të godasin fort, madje, në këtë pikë duke e ditur se do të kishin mbështetjen e këtij të fundit. Në kohën që Ministria e Brendshme ishte në duart e Xoxes, në të vërtetë kryente disa survejime të funksionarëve të Partisë, por të gjitha këto kishin marrë edhe miratimin e Enverit, pasi ky i fundit luante me dy porta. Madje, edhe fjalimin që Koçi Xoxe mbajti në dhjetor të vitit 1947, me rastin e hapjes së Shkollës së Partisë, ku ai trajton marrëdhëniet me Jugosllavinë, për të cilin u akuzua si projugosllav, e kishte parë dhe miratuar më parë Enveri. Koçi Xoxe pranoi se kishte bërë survejimin e Mehmet Shehut, pasi kishte informacion se tek ai shkonte Sejfulla Malëshova dhe këtë e kishte realizuar pas Vendimit të Byrosë.

Enver Hoxha dhe Kadri Hazbiu

5-A ka vepruar kundër interesave të popullit të tij?

Duke i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, në mënyrë retrospektive duhet të bëheshin analizat shkencore të ngjarjeve, sidomos të diplomacisë dhe shërbimit të fshehtë, të mbushura jo vetëm me informacione, por edhe me dizinformime të tipit makjavelist. Gjithashtu, shtrohet pyetja tjetër: A ishte Shqipëria aq e pasur me kontribute e intelektualë të shquar, sa t’i sakrifikojmë ata me pa të drejtë për shkak të bindjeve, të mendimeve të kundërta? Kështu ia vlen që të bëhet edhe një vlerësim. Ai duhet të nisë nga një varg informacionesh, jo nga ato të pakonfirmuara, por nga burime të vërteta, e të pavarura. Sipas historianëve të periudhës dihet që Mehmeti ishte promotor i luftës së klasave, që në kushtet dhe rrethanat e kohës konsiderohej, “parimor, i prerë në vendime dhe i papajtueshëm me gabimet dhe fajet, për të cilat ai ishte i pari që kërkonte dënime të rrepta”. Sipas vajzës së tij më vonë ai nisi të mendonte për çka kishte bërë dhe madje ndjente keqardhje për to. Kuptoi gjithashtu se si e kishte përdorur Enver Hoxha në eliminimet e mëparshme. Por, atëherë ishte tepër vonë pasi edhe ai ishte vënë prej kohësh në shënjestrën e Hoxhës, i cili mundi ta mbyllë kapitullin “Shehu” më 18 dhjetor 1981./Tirana Observer/

Fakte mbi gjyqin

17 dhjetor 1981 – Të gjithë anëtarët e Byrosë Politike kritikojnë dhe dënojnë me vendosmëri aktin e fejesës së djalit të Mehmetit me një vajzë që vinte nga një familje e papërshtatshme politikisht.

17 dhjetor 1981 – Rreth mbrëmjes, Mehmet Shehu kërkon të takojë Enver Hoxhën, por refuzohet nga ky i fundit me preteksin se kishte njerëz për darkë.

17 dhjetor 1981 – Para mesnate, Mehmet Shehu futet në studion e tij për të shkruar autokritikën që do të mbante të nesërmen në Byronë Politike.

01:30 e mëngjesit të 18 dhjetorit 1981 – Mehmet Shehu ishte akoma zgjuar dhe duke shkruar autokritikën e tij në studio. Kjo sipas dëshmisë së djalit të tij.

18 dhjetor 1981 – Gjendet nga familjarët trupi i pajetë i Mehmet Shehut, sipas specialistëve të asaj kohe, ai ishte vetëvrarë në orët e para të mëngjesit me pistoletën e tij. 34 vite kanë kaluar nga vdekja e ish-kryeministrit dhe ende nuk është saktësuar nëse ishte një vetëvrasje apo një ekzekutim i tipit mafioz.

Jetëshkrimi

Emri: Mehmet

Mbiemri: Shehu

Vendlindje: Çorrush, Mallakastër

1948-1953 – Pas shkarkimit të Koçi Xoxes dhe pushkatimit të tij në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme u vendos Mehmet Shehu.

1953-1981 – Pas postit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili i shërbeu si trampolinë, Mehmet Shehu u bë kryeministri i Shqipërisë, duke qëndruar më tepër nga të gjithë në atë post.

1936 – Ka qenë pjesëmarrës në Luftën e Spanjës dhe sipas Hoxhës, pas thyerjes së Luftës Antifashiste shkoi në një kamp refugjatësh në Francë, ku ndenji tre vjet.

Në mars 1943, Mehmet Shehu shprehu shenja pakënaqësie, sepse në Konferencën e Parë të Vendit në Labinot, u zgjodh vetëm kandidat i Komitetit Qendror.

Në maj të vitit 1944, përsëri Shehu u shfaq i pakënaqur, pasi edhe në Kongresin e Përmetit atij nuk iu dha grada gjeneral si disa të tjerëve.

40 vjet me radhë, Mehmet Shehu qëndroi në funksione të larta shtetërore, ku kulmin e arriti duke u bërë kryeministër i vendit

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook