Lidhu me ne

Letersi

Smerald – Ivan Bunin

blue moon

Bluja e errët e qiellit të natës në qetësinë pluskuese të reve, gjithkah të bardha, ndërsa përqark hënës – të kaltëreme.  Përqendrohesh dhe – as retë lëvizin – as hëna lundron, por bri saj, bashkë me të pikon loti i artë i një ylli: hëna lundron prajshëm lartësish të paskaja dhe e merr me vete gjithë e më lart këtë yll.

Ajo shtrihet brinjazi në pezulin e çelur të dritares: me kryet anuar këqyr lart – koka i endet rrotull nga lëvizja e qiellit.  Ai qëndron në gjunjët e saj.

– Çfarë ngjyre është kjo? Nuk mund ta përcaktoj dot! Po ju, Tolja, mundeni?

– Për çfarë ngjyre, Kisa?

– Mos më thërrisni më kështu, njëqind herë ju kam thënë. . .

– Si urdhëroni, Ksenia Andrejeva.

– E kam fjalën për këtë qiell ndërmjet resh. Çfarë ngjyre mahnitëse! Dhe e tmerrshme dhe magjepsëse.  Me të vërtetë qiellore, se në tokë të tillë nuk ka.  Thuajse smerald.

– Përderisa është në qiell, sigurisht që qiellore është. Vetëmse smerald ç’ne? Dhe ç’do të thotë smerald? Kurrë gjallë s’më kanë zënë sytë smerald. Juve, thjesht, ju pëlqen kjo fjalë.

– Nuk di si të them, – ndofta nuk është smerald, por rubin. . . Porse vërtet i tillë, që vetëm në parajsë e gjen, engjëjt, fron perëndish. . .

– Dhe dardha majë plepit. . .

– Uf, sa cinik që je, Tolja. Mirë e ka Maria Sergejevna, kur thotë se edhe çupa më budallaqe është më e mirë se një djalë.

– Vetë e vërtetë gurgullon në buzët e saj, Kisa.

Ajo është veshur me një fustan pikëlor basmaje, këpucë fare të lira; pulpët dhe gjunjët e saj janë të plota, vajzërore, koka e saj e rrumbullt me një gërshet të hedhur prapa aq lezeçëm. . . Ai vë dorën mbi gjunjët e saj, tjetrën ia hedh përqafe dhe si me shaka e puth në buzët gjysmë të hapura.  Ajo çlirohet ngadalë, ia largon dorën nga gjunjët.

– Ç’pate? U fyeve?

Ajo ngjesh zverkun pas shtalkës së dritares dhe ai, dallon se si ajo duke kafshuar buzën, përmban lotët.

– Po ç’keni pra kështu?

– Oh, lermëni të qetë. . .

– Po çfarë ndodhi pra ?

Ajo pëshpërin:

– Asgjë. . .

Dhe teksa kërcen nga parvazi, lëshohet me vrap.

Ai ngre supet:

– Budallaçkë gjer në shenjtëri!

Përktheu nga origjinali: Agron Tufa

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar23 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar23 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet23 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix24 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore24 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook