Lidhu me ne

Mix

Si të silleni me një shef të vështirë?

download

Një nga arsyet më të zakonshme pse një punonjës braktis punën e tij është se ka një shef të vështirë. Nëse ndieni se është gati e pamundur që të punoni me shefin tuaj, atëherë ka ardhur momenti që të veproni për të përmirësuar marrëdhënien tuaj ose të mendoni se çfarë lëvizje të bëni, nëse situata po ju shpëton nga duart. Për ta bërë mjedisin e punës sa më pozitiv e të rehatshëm, lexoni këshillat më poshtë…

 

Flisni me shefin tuaj
Flisni me shefin tuaj për problemet që po përballeni. Nëse doni vërtet që të përmirësoni marrëdhënien tuaj, përpara se gjërat të përkeqësohen, kërkojini atij nëse ka pak kohë për të folur me ju, duke i bërë të ditur se si ndiheni, natyrisht duke ruajtur profesionalizmin. Kur të jeni përballë tij ruani kontaktin vizual, flitini qartë dhe vëreni në dijeni të problemeve.
Bëjani të ditur se problemi juaj lidhet me të, jo me ndonjë aspekt të personalitetit të tij. Vëreni në dijeni se komunikimi me të po e bën më të vështirë arritjen e objektivave dhe se si po përpiqeni për të përmbushur objektivat në kohën e duhur.
Zgjidhni me kujdes fjalët. Shmangni sulmet personale, që mund ta fyejnë dhe përqendrohuni te diskutimi për punën.

 

Punoni me të, jo kundër tij
Nëse doni vërtet të përmirësoni marrëdhënien tuaj, atëherë duhet të bashkëpunoni me të e jo t’i dilni kundër.
Për më tepër, me përkeqësimin e marrëdhënies do të jetë më e vështirë të punoni e në fund të ditës, asgjë nuk do të jetë më kundërproduktive se kjo.
Ndihmojeni shefin tuaj të arrijë objektivat, duke treguar gatishmërinë dhe solidaritetin tuaj.

 

Mbani shënim të gjitha bisedat
Mbajtja shënim e çdo bisede do t’ju ndihmojë të menaxhoni situatën me shefin tuaj dhe kjo do të jetë e dobishme për dy arsye. Së pari, dokumentimi i bisedës apo çfarëdo shënimi që do të mbani për gjërat që do t’ju thotë, do t’ju ndihmojë në rast se shefi juaj po ju jep udhëzime jo të qarta – mund ta përdorni komunikimin e shkruar si provë.
Së dyti, duke mbajtur shënim çdo gjë që ju thotë mund të jetë e dobishme nëse marrëdhënia juaj është kaq problematike sa t’ju detyrojë t’ua bëni të ditur situatën eprorëve. Në këtë rast, do të keni një provë se gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur. Nëse po përpiqeni vërtet të flisni me shefin tuaj, bëjeni këtë edhe në praninë e një personi tjetër, në mënyrë që të keni fakte të asaj që ka ndodhur, në momentin që do të tentojë ta mohojë një gjë të tillë.

 

Jini të ftohtë në çdo diskutim me shefin tuaj
Është e këshillueshme të ruani profesionalizmin në mënyrë që të mos përdorë asnjë gjë kundër jush. Ai mund të nervozohet edhe më shumë përballë qëndrimit tuaj të ftohtë e profesional. Nëse ndodh kështu, shpjegojini se doni të vazhdoni bisedën, dhe gjëja e fundit që doni të bëni është që ta nervozoni, ndaj sugjerojini ta vazhdoni bisedën në një moment të dytë.
Nëse humbi qetësinë, mund t’ju fajësojë, edhe nëse jeni ju ai që jeni të shqetësuar dhe me të drejtë. Nëse jeni emotiv gjatë bisedës, kërkojini të falur dhe mundësinë që ta vijoni atë në një moment tjetër.

 

Kuptoni se ju nuk mund ta ndryshoni shefin tuaj
Nëse është një person i vështirë jo vetëm për ju, por edhe për të tjerët, atëherë probabiliteti për ta ndryshuar është i vogël. Nëse bëhet fjalë për këtë gjë, shfrytëzoni rastin ta vini thjesht në dijeni të problemeve tuaja. Edhe pse nuk mund ta ndryshoni atë apo personalitetin e tij, vënia në dijeni e problemeve që ju shqetësojnë mund të jetë një hap për të përmirësuar diçka. Përpiquni që të përmirësoni marrëdhënien me të, pa u përpjekur ta ndryshoni atë.

 

Jini profesional kur përballeni me shefin tuaj
Ruani qetësinë dhe jini të gatshëm të dëgjoni ankesat apo udhëzimet që mund t’ju japë.
Mos përdorni një gjuhë të pahijshme apo sulme personale, mos jini ofendues e mos i thoni çdo gjë që ju shkon nëpër mend sikur të ishit duke diskutuar me një mik të ngushtë. Duhet të kuptoni që me këtë person keni një marrëdhënie pune dhe jo një marrëdhënie personale. Edhe nëse marrëdhënia nis të bëhet pak profesionale, kjo nuk është një arsye që ju të ndiqni shembullin e tij.

 

Flisni me eprorin tuaj, nëse është e nevojshme
Pavarësisht se jeni përpjekur me të gjitha mënyrat dhe e dini se marrëdhënia juaj ka arritur në një pikë pa kthim pas, ka ardhur momenti që të lini një takim me eprorin tuaj e të flisni për problemet që keni me shefin tuaj. Mos jini nervoz, por shpjegojini çdo gjë më fakte. Sa më konkretë të jenë shembujt, aq më shumë pikë do të fitoni. Përdorni një gjuhë profesionale dhe shmangni të flisni keq për shefin tuaj përpara eprorit tuaj.

 

Veproni nëse mendoni se jeni diskriminuar
Veproni në përputhje me rrethanat. Nëse mendoni se jeni diskriminuar për shkak të moshës, racës, seksit apo ndonjë faktori tjetër, ky është momenti për të vepruar. Ju mund të konsultoheni me një sindikatë apo të bisedoni me ndonjë avokat të specializuar në Kodin e Punës.

 

Vendosni nëse ia vlen të jepni dorëheqjen
Për fat të keq, kur flitet për tregun e punës, vendet e mira të punës mund të jenë të pakta dhe larg, në varësi të sektorit që punoni. Përpara se të vendosni të jepni dorëheqjen, pyesni veten nëse vërtet ia vlen të bëni këtë ndryshim. Nëse puna juaj është një burim dhimbjesh fizike dhe psikike dhe nuk mund të duroni qoftë edhe një ditë më shumë, pasi është në rrezik edhe shëndeti juaj mendor, ka ardhur momenti të largoheni. Megjithatë, nëse jeni thjesht të mërzitur apo të frustruar, është më mirë të bëni durim dhe të vlerësoni gjithë opsionet që keni në dispozicion përpara se të jepni dorëheqjen.
Mos u largoni nga kjo punë pa gjetur një tjetër. Duke qenë i punësuar jeni një kandidat më i dëshirueshëm për kompanitë e tjera.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook