Lidhu me ne

Kryesore

Erdogani dekriminalizon përdhunimin

Deputetët Erdoganit ne Turqi kanë mbështetur një projektligj që do t’i shfajësojë burrat nga akuzat e përdhunimit, në rast se ata martohen me viktimat e tyre. Ky lajm ka ngjallur menjëherë reagime dhe kritikët argumentojnë se një miratim i mundshëm i këtij projektligji do të rrisë nivelin e abuzimit seksual në vend, si dhe martesën në moshë të hershme të vajzave. Parlamenti do të diskutojë sërish të martën, para se të marrë një vendim final.

Deputetët e partise AKP  kanë mbështetur një projektligj që do të lejojë burrat e akuzuar për përdhunimin e vajzave minorene, të çlirohen nga ky faj, vetëm nëse ata kanë kryer marrëdhënie seksuale pa “forcë ose kërcënim” dhe nëse më pas, martohen me viktimat e tyre.
Kritikët thonë se kjo lëvizje legjitimon përdhunimin dhe martesën e fëmijëve, si dhe lë të lirë burra që janë të vetëdijshëm për krimet e tyre. Projektligji u miratua fillimisht të enjten mbrëma pasi u soll në parlament nga partia udhëheqëse e Presidentit Erdogan. Të martën, pritet që deputetët të diskutojnë për herë të dytë për këtë çështje, para se të marrin vendimin e tyre final, raporton Ora News.
Ky ligj tepër i diskutuar ka bërë që opinioni në Turqi të jetë i përçarë. Shumë persona argumentojnë se kjo do të inkurajojë përdhunimin. Por sipas qeverisë, qëllimi nuk është të justifikohet përdhunimi, por të rehabilitohen ata persona që nuk e kanë kuptuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale të jashtëligjshme.
Ligji do të shërbejë edhe si masë parandaluese që vajzat të mos angazhohen në akte të tilla para moshës 18 vjeç dhe të mos ndihen të izoluara nga komuniteti.
Qeveria pritet të marrë mbështetjen e votuesve fanatikë në zona të varfëra, ku vajzat martohen të reja dhe ku niveli i abuzimit seksual është i lartë. Mbështetës të ligjit thonë se Erdogan i ka liberalizuar gratë besimtare duke shfuqizuar ndalimin e shamisë në vendet publike. Vota e të martës mund të ndezë protesta masive.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook