Saimir Pirgu mori çmimin Verona Lirica Award 2016 në Teatrin Filarmonik në Verona në 13 nëntor. Çmimi është themeluar pesë vjet më parë kur shoqatat Giovanni Zenatello dhe Giuseppe Verdi u shkrinë bashkë. Fitues të mëparshëm kanë qenë Elena Mosuc, Fiorenza Cedolins, Hui He, Francesco Meli dhe Marco Berti.

Ky nuk është çmimi i parë për Pirgun. Ai e ka fituar çmimin e parë ndërkombëtar në konkursin Caruso në Milano në vitin 2002 dhe Tito Schipa në Lecce në të njëjtin vit.

Angazhimet e tij për sezonin aktual artistik janë Makbethi në Barcelonë, Mbreti Roger në Sydney, Don Zhuani në Vienë, Lucia di Lammeramoor në Napoli, Messa da Requiem e Verdit në Londër dhe Madrid dhe Rigoletto në Amsterdam.