Lidhu me ne

Temporal

Mbrëmë nuk e ndeza televizorin!

tvNga Lutfi Dervishi

Në një kafene, një zonjë në momentin që kamarjeri po merrte porosinë i tha shoqes së vet: mbrëmë nuk e ndeza fare televizionin. Nuk doja të shikonin lajmet me ato tmerret!

Nëse ndodh ndonjë gjë e ngjashme edhe sot, me shumë gjasë kjo zonjë, që nuk është e vetme, sërish nuk do të ndezë televizionin.

Ngjarjet e dy ditëve të fundit shqetësojnë këdo, dhe sidomos komunitetet ku kanë jetuar viktimat.

Si të tilla nuk shtrohet pyetja: Pse i raportojnë gazetarët? Po si i raportojmë?

Pothuaj në të gjitha këto raste viktimat bëhen publik për herë të parë. Faza e parë e raportimit i ngjan një gare 100 metra ku nguti për të qenë i pari, lë pas gjithë konsideratat e tjera.

Në kohën dixhitale, ky raportim bëhet edhe më delikat për shkak të shpejtësisë me të cilën realizohet copy-paste i një lajmi. Dhe gara e re është: ca klikime më shumë.

Për disa klikime më shumë- bën që të harrosh që viktima ka të drejtë për privatësi si kushdo tjetër.

Për disa klikime më shumë — bën të harrosh që viktima nuk është person publik dhe si i tillë ka më shumë të drejtë për privatësi.

Për disa klikime më shumë- bën që në fazën e kërkimit dhe më tej të raportimit, të mbizotërojë kurioziteti sëmurë mbi raportimin me fakte dhe kontekstual.

Për disa klikime më shumë — bën që të rendësh pas bujës dhe të kesh harruar se edhe viktima është njeri.

Për disa klikime më shumë bën të harrosh që diçka e ngjashme mund të ndodhë në të ardhmen ty, apo të afërmëve të tu.

Për disa klikime më shumë — harron se çdo individ ka jetën e tij të pavarur nga anëtarët e tjerë të familjes apo kushërinjtë e parë dhe të shtatë.

Për disa klikime- Harrohet se raportimi i pakujdesshëm i ngjarjeve shumë të rënda, bën që kjo situatë të përsëritet sërish (Efekti Verter në raportim).

Për disa klikime më shumë — titulli lajmit rrallë ndodh të ketë lidhje me tekstin që pretendon se i prin.

Për disa klikime më shumë- harron që ka një dallim mes filmave horror dhe raportimit të ngjarjeve të rënda.

Dikur gazetarët krahasoheshin me pëllumbat që çojnë lajmet nga një kënd në tjetrin. Sot, për fat të keq sidomos në ngjarje të rënda, më shumë i ngjajnë hijenave.

Qytetarë si zonja që përmenda në fillim e kanë gjetur zgjidhjen. Zgjidhja nuk është tek mos rapotimit. Zgjidhja është te përmbajtja dhe vetëpërmbajtja.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook