Lidhu me ne

Kryesore

Azeminja, shoferja shqiptare e autobusit 25 metra në Zvicër

Azemine Shaqiri është njëra nga shqiptarët e pakta që kanë zgjedhur udhëtimin e përditshëm me autobusin e saj në të njëjtin itinerar, përreth qendrës së Cyrihut.

Azeminja tashmë në këtë rutinë ia ka dalë të mësoj çdo metër të rrugës. Por drejtimi i autobusit fizarmonikë 25 metra i gjatë nëpër rrugët e mëngjesit, kur të gjithë shkojnë në punë kërkon sigurisht përqendrimin më të lartë.

30-vjeçarja nuk e përfytyron sot që të bëjë ndonjë punë tjetër. Kjo në një kohë kur këtë punë e bëjnë më shumë burrat.

“E bëj me shumë dëshirë punën e shoferes tashmë 8 vjet”.

Por si është ndjerë ajo si femër dhe si shqiptare në një vend të huaj, duke guxuar të provojë veten në një arenë të rezervuar për burra? “Do të kisha shumë dëshirë të ketë më shumë shofere femra shqiptare për të treguar se edhe ne kemi aftësitë dhe guximin që të drejtojmë autobusët apo tramvajet e qytetit. Në fillim kisha frikë se po bëj aksidente pasi që ngasja me autobus kërkon përqendrim të madh në krahasim me tramvajet që lëvizin në binarët e tyre, e nuk iu duhet përparësi nga veturat.”, thotë shoferja 30 vjeçare. Shqiptarja me origjinë nga Presheva ka dëshirë që në të ardhmen të drejtojë edhe tramvajet e qytetit

Më parë, ajo ka punuar si shitëse deri në moshën 22-vjecare. Tani punon në Cyrih – që është një qytet metropol por i lehtë për t’u orientuar.

Në profesion asaj i pëlqen kontakti me njerëzit. Përditë Azeminja gëzohet për pasagjerë të këndshëm, që në të shumtën e rasteve janë të moshuar. Edhe më mirë ndjehet me pasagjerët shqiptar, e që pa hezitim i përshëndet në gjuhën shqipe. “Befasohen kur më shohin se jam shofere shqiptare ”, tregon Azeminja. Edhe në jetën private shoferen e autobusit e sheh nganjëherë në timon. Megjithatë ajo udhëton me veturë sa më pak që të mundet – në fakt vetëm për rrugën për në punë dhe për në shtëpi.

8 vjet në timon të autobusit

“Lexova se po kërkonin shoferë dhe aplikova. Pastaj kalova me sukses të gjitha provimet dhe mora patentën për shofer autobusi në VBZ dhe tani unë mund t’i drejtoj autobusët”, thotë Azemine Shaqiri. 30-vjeçarja nuk e përfytyron sot që të bëjë ndonjë punë tjetër. Kjo në një kohë kur këtë punë e bëjnë më shumë burrat. “E bëj me shumë dëshirë punën e shoferes tashmë 8 vjet”.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix18 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix18 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix18 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix18 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix18 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix18 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix18 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix19 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar19 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook