Lidhu me ne

Kryesore

MAQEDONI/ VMRO-DMPNE shpallet fituese, shqiptarët humbasin 7 mandate nga përçarja

Zgjedhjet ne Maqedoni nuk e kanë ndryshuar drejtimin e vendit që i mbetet sërish Nikola Gruevskit dhe partisë së tij, e cila arriti të merrte 51 deputetë, dy më shumë se LSDM-ja e Zoran Zaevit. Ndërkohë edhe në kampin shqiptar e para ka dalë BDI e Ali Ahmetit me 10 mandate. Por llogaritjet e bëjnë të vështirë formimin e një qeverie mes tyre.

Mirëpo, ndryshimi i madh është BESA që ka arritur të marrë 5 mandate, e konfirmuar kështu si forca e dytë shqiptare, e dhe pse ka vetëm 2 vjet në skenën politike. Shqiptarët kanë fituar gjithsej 20 mandate, dhe në zëra të përgjithshëm kjo është humbje për ta, pasi ky tregues përbën zvogëlim të pranisë së tyre në parlamentin maqedonas, shkkruan Albeu.com.

Ndërsa si ilustrim i kësaj “tradhëtie” mbetet Haraçina e cila ka votuar LSDM-në, por të përfaqësuar nga deputet shqiptar, siç është Muhamed Zekiri. Por po ashtu, partisë së Zaevit i është dhënë vota dhe në Tanushë, fshatin simbol të rezistencës së armatosur në 2000-2001, prej së cilës lindi më pas UÇK-ja.

Ndërkohë, e veçantë tjetër e këtyre zgjedhjeve ishte kalimi i PDSH-së Menduh Thaçit, partisë historikë të themeluar e drejtuar shumë vite nga Arbër Xhaferi, si parti e katërt në radhët e atyre shqiptare. Ajo ka marrë 2 deputetë, ndërsa Aleanca Për Shqiptarët u rendit e treta me 3 deputetë.

Tashmë mbetet të shihet se si do shkojnë negociatat për formimin e qeverisë së re, pasi fituesit nuk i kanë votat e duhura. Dhe me gjasë, vendi do shkojë sërish në zgjedhje vitin e ardhshëm./Albeu.com/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook