Lidhu me ne

Kryesore

DRITARE.net / Blendi Gonxhe dhe shkolla Willson prishin Parkun e Liqenit

Nga Jonida Dama

Liqeni artificial i Tiranës, është një nga vendet e pakta në kryeqytet që i  lejon qytetarëve të jenë sa më pranë natyrës.  Pavarësisht se ata që  frekuentojnë e shohin si një mënyrë, për t’i shpëtuar për pak kohë zhurmës dhe ndotjes që shkaktojnë makinat, por  edhe këtu nuk është plotësisht e mundur, për një arsye apo një tjetër, makinat arrijnë të futen brenda parkut.

Ishte vetë, Drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Tiranë, Blendi Gonxhe i cili u shpreh se është e ndaluar për  automjetet të qarkullojë në brendësi të parkut të liqenit artificial. Sot,  pas katër muajsh dritare.net ju sjell pamjet e makinave që qarkullojnë brenda liqenit artificial, por edhe mendimet që kanë qytetarët për këtë;

Klaudia Prifti, shtetase rumune  e martuar në  Shqipëri, tregon se nuk i pëlqen aspak që në të vetmin vend që ajo kërkon të shijojë një shëtitje të qetë  në ajër të pastër, të kalojnë edhe makina.

“Nuk jam dakord, sepse është bërë biznes me parkun. Unë jam nga Rumania, por atje nuk  ndodhin të tilla gjëra. Madje edhe në kopshtin zoologjik nuk paguhet, jo si këtu. Unë jam edhe shtatzënë, vij këtu të qetësohem, por edhe këtu nuk ka më qetësi”, tregon ajo për dritare.net

Ndërsa Simon Poreci, pensionist me profesion inxhinier mendon që problemi mund të zgjidhet ndryshe, sidomos për bizneset që janë brenda parkut. “Makinat nuk duhet të kalojnë nga liqeni, sepse shqetësojnë.  Liqeni është vend pushimi për të gjithë moshat si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit. Ndoshta mund të ketë edhe domosdoshmëri për makinat, Por, sa më pak t’i lejojnë, aq më mirë do ishte. Mund të gjendet një zgjidhje edhe për këtë çështje, për shembull lokalet që furnizohen, mos të marrin makinën, por të marrin një karrocë dore, për t’i sjellë gjërat që duhen. Edhe makinat e vetë bashkisë, duhet të jenë makina të mira jo të vjetra, duhet të jenë makina të vogla, jo të mëdha.”, jep ai mendimin e tij për dritare.net

Hamiti, i cili refuzon të japë mbiemrin, tregon se është vetë shofer, por nuk  është e drejtë që makinat lejohen të depërtojnë edhe brenda parkut. Ai mendon se një pakujdesi e vogël mund të jetë fatale për tjetrin.

“Në momentin që mund të ketë shoferi një shpërqëndrim të vogël, do ta  përplasë tjetrin. Ky vend është vetëm për shëtitje, nuk ka vend dhe nuk duhet të ketë vend për makina. Në asnjë mënyrë, nuk duhet të lejohet qarkullimi i motorave dhe makinave”, tregon ai.

Fatmira Manaj mendon se makinat i prishin imazhin parkut, ajo e vuan shumë lëvizjen e makinave, sepse është e ndjeshme ndaj tymit.

“E kam të vështirë, sepse unë  frekuentoj këtë vend për të gjetur një ambjent të qetë, duhet të mbyll hundët, kur kalon një makinë. Ka raste që  po eci  e qetë, trembem kur shoh makinën pas meje. Fakti që lejohet kalimi i këtyre autmojetëve, i prish shumë imazhin këtij parkut.Me gjithë përpjekjet që kanë bërë për ta rregulluar, me këtë prishet çdo gjë”, shprehet ajo për dritare.net.

Ndërsa Filipi, mendon se duhet mbyllur çdo aktivitit brenda parkut , për të eliminuar lëvizjen e makinave. “Nuk vihet në diskutim që makinat nuk duhet të lëvizin  në këtë pjesë të Tiranës. Por, këtu jetojmë në Shqipëri, dhe po pate një mik normal që arrin ta fusësh makinën deri këtu. Unë, personalisht nuk do ta fusja kurrë makinën, këtu. Është mëkat. Ok, është një aktivitet, po pse nuk e mbyllin më mirë këtë aktivitetin. Do të ishte më mirë”, tregon Filipi.

Në të vërtetë aktiviteti që ka futur makinat në park, është shkolla Willson. Dikur lejoheshin vetëm furgonat e saj që merrnin nxënësit, tani janë makinat e prindërve të tyre që hyjnë e dalin lehtësisht nga parku.

9d0dae0b-caa6-4d81-8cba-2ed9f9029a7c

Brenda parkut të liqenit artificial dritare.net pyeti edhe një polic bashkiak , por ai  tregon që të gjitha makinat që hyjnë brenda parkut të liqenit artificial, kanë një autorizim përkatës.

Kush ua jep autorizim këtyre njerëzve që hyjnë me makina në park dhe pse?

Mbase, Blendi Gonxhe e kujton kohën kur ish pronari i Top Media kërkonte leje për të hyrë në park, por Rama , aso kohe kryetar bashkie, i qartë se pas tij do kërkonin të gjithe nuk ia dha . Pak kohë më vonë, kur Dritan Hoxha u nda nga jeta, tregojnë se Rama i dhuroi një pult, që të hapte traun e liqenit.

Ndërsa tani, vite më pas, trau është kthyer në mjet zbukurimi dhe liqeni veç të dielave, çdo dite është plot me makina. Sepse pronari i shkollës Willson, e ka marrë pultin e traut nga Blendi Gonxhe. Dritare.net i ka kërkuar intervistë z.Gonxhe, për të mësuar të vërtetën sipas tij. Derisa ai ta japë këtë intervistë, ne po ju tregojmë fotot e realizuara nga liqeni artificial, në një ditë jave./ dritare.net

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook