Lidhu me ne

Kryesore

Universiteti Bedër, “In memoriam, 50 vjet nga ndalimi i fesë”

bederMe ardhjen e sistemit komunist në vendin tonë në vitin 1944, filloi një propagandë e pastër antifetare. Hap pas hapi lufta ndaj klerit fetar u konsolidua në shumë aspekte, derisa arriti kulmin e saj më 6 shkurt të vitit 1967, ku pas fjalimit famëkeq të Enver Hoxhës, Shqipëria u shpall i vetmi vend ateist në botë. Në këtë kontekst, Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër, zhvilloi aktivitetin përkujtimor “In memoriam, 50 vjet nga ndalimi i fesë”.

Paneli i referuesve i moderuar nga studenti i Shkencave Islame në Bedër, Sefer Vrana, përbëhej nga: Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame në Bedër, Dr. Genti Kruja, Rektori i Institucionit Prof. Dr. Ferdinand Gjana, Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Gazmend Aga, si dhe nga shkrimtari dhe studiuesi Dr. Agron Tufa.

Në fjalën e tij përshëndetëse, rektori i institucionit, pasi falenderoi pjesëmarrësit për prezencën e tyre në aktivitet, u shpreh se përkujtimi i ngjarjeve të tilla është një element i rëndësishëm në edukimin historik të brezave të rinj.

“Shpeshherë njeriu i harron vlerat e lirive themelore, që gëzon në shoqëri dhe reflektimi mbi to është detyrë e përbashkët shoqërore”- tha ai.

Ndërsa nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Aga, u ndal në sakrificat e prijësve të shquar myslimanë për të trashëguar vlerat e Islamit deri në ditët e sotme. Më tej ndau me të pranishmit fakte të ndryshme nga propaganda, lufta dhe persekutimi komunist antifetar në vendin tonë.

“Aktiviteti i sotëm është një mesazh i qartë, se ata që i dolën kundër sistemit komunist ndaj luftës antifetare do të kujtohen vazhdimisht në forma të ndryshme nga brezat që vijnë e ikin, ndërsa ata që bëjnë kompromis me të padrejtën harrohen në rreshtat e hitorisë”, përfundoi ai.

Më tej, Dr. Agron Tufa, bëri një rezyme të shkurtër për të pranishmit mbi rolin që kanë luajtur klerikë të ndryshëm në luftën kundër shfarosjes së fesë, duke u ndalur tek dy figura të shquara, siç ishin H. Ali Kraja dhe H. Sherif Langu. Ai foli edhe për edukimin ateist të brezave të rinj gjatë komunizmit, injektimin e propagandës antifetare në të gjithë shtresat e shoqërisë së atëhershme, prishjen e objekteve të kultit, etj.

Në fund të fjalës së tij ai tha se: “Organizime të tilla duhet të jenë më të shpeshta, jo vetëm në institucionet e edukimit por edhe më gjerë, pasi krimet e komunizmit kundrejt besimeve fetare përbën shkeljen më të madhe të lirive themelore të njeriut, pasi pa besim, njeriun mund ta klasifikosh lehtësisht si objekt”.

Në fjalën e tij, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame në Bedër, Dr. Kruja, pasi falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në aktivitet, bëri një prezantim të shkurtër të përmbajtjes filmike të dokumentarit me ngjarjet, propagandën e pastër antifetare, rihapjen e xhamive dhe persekutimin, që ju bë drejtuesve të shumtë myslimanë.

“Sot jemi mbledhur në këtë platformë për të kujtuar jo diçka të gëzueshme, por për të kujtuar pikërisht 50 vjetorin e një ngjarjeje të dhimbshme e të turpshme të historiografisë shqiptare, atë të fjalimit famëkeq të 6 shkurit 1967 të Enver Hoxhës. Fjalim, që i hapi rrugën zyrtarisht ndalimit të predikimit të çdo lloj feje në vendin tonë, mbylljes së institucioneve fetare së bashku me aktivitetin e tyre, si dhe prishjen e qindra objekteve të kultit”, tha ai.

Më tej, të pranishmit ndoqën për rreth 40 minuta dokumentarin e përgatitur me këtë rast. Dokumentar, i cili tregon qartë metodat e shumta, që vuri në jetë sistemi komunist me qëllimin e vetëm për të çrrënjosur përgjithmonë besimin fetar nga zemrat dhe mendjet e shqiptarëve, por edhe rihapjen e xhamive të para pas rënies së sistemit në vitin 1990.

Aktiviteti mblodhi së bashku drejtues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, institucioneve të ndryshme arsimore, familjarë të hoxhallarëve të persekutuar nga sistemi komunist, intelektualë dhe studiues, si dhe studentë të shumtë.

Në hollin e sallës së konferencave është çelur gjithashtu edhe ekspozita “Në gjurmët e dijetarëve dhe prijësve të shquar myslimanë shqiptarë”, ku janë ekspozuar fotografi të rralla të shekullit XIX-XX të personaliteteve të shquara myslimane shqiptare, duke u vizituar kështu nga të pranishmit e këtij aktiviteti, e cila shërben për të promovuar kontributin dhe rolin, që kanë luajtur figura dhe personalitete të shquara shqiptare të kulturës Islame.

16487601_1606351602712812_5139128878489578749_o16602014_1606351089379530_6067254342482381202_o16463481_1606350759379563_563429321877536911_o16463649_1606351262712846_4942312566288355398_o16486822_1606350649379574_2866683484453813954_o16601880_1606350826046223_1016282077702073089_o16602963_1606351339379505_8805181269628345130_n

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix19 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix19 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix19 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix20 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix20 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix20 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix20 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix20 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar20 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook