Lidhu me ne

Kioske

Horoskopi për muajin Mars


horoskop

Të gjithë jemi kurioz sesi do të jetë muaj i ardhshëm, muaj i cili përkon edhe me ardhjen e stinës së pranverës. Ja  parashikimi i yjeve për secilën shenjë:

-Dashi ( 20 Mars-19 Prill)

Aftësia juaj për të drejtuar dhe kaluar çdo pengesë, këtë muaj do të vihet në diskutim falë përgjegjësive të shumta. Situata të tilla ju mërzisin dhe irritojnë pa masë. Për ju, muaj do të nisi me një këmbë tek frenat dhe një këmbë tek pedalja e gasit. Me kalimin e Ekuinoksit të Pranverës, të gjitha do të zgjidhen dhe më në fund ju do të shprehni dëshirën për të festuar këtë realitet të ri.  Sidoqoftë, tregohuni të kujdesshëm me komunikimin sidomos përgjatë ditëve të hënës së plotë. Përdorni fuqitë e durimit dhe në fund të muajt do të keni një pozicion të qartë dhe të fuqishëm. Dalloheni për spontanitet, individualizëm dhe kurajo, fuqi me të cilat do e përballoni shumë mirë këtë muaj.

-Demi ( 19 Prill-20 Maj)

Jeni mjaft të tërhqur nga rehatia dhe çdo transformim dinamik duket se ju shqetëson. Por, nëse arrini të ndërgjegjësoheni mbi të tashmen dhe ta kuptoni atë, do të jeni mëse të pregatitur që të përballoni çdo të papritur. Ky do të jetë edhe fokusi në karrierën tuaj për këtë muaj. Projekte të reja do t’ju afrohen, të cilat kërkojnë talentin dhe aftësitë tuaja. Komunikimi me anëtarët e familjes, do të marri një drejtim të ri. Dëshira për paqe, lehtësisht mund të kthehet në bërjen të lumtur të personave të tjerë dhe përjashtimin e vetes.

-Binjakët ( 20 Maj-21 Qershor)

Financat do të karakterizohen nga vonesa dhe probleme, por ju jeni në një pozicion  që mund ta zgjidhni këtë situatë. Stili juaj i marrjes së gjërave me lehtësi do t’ju orientojë drejt një rruge të gjatë në karrierën tuaj. Mundësi fantastike do ju ofrohen falë aftësive tuaja komunikuese , dhe do të dini ti shfrytëzoni mjaft mirë. Ngadalësimi në  rënien dakord me perspektivën e një personi tjetër, mund të jetë pozitiv dhe të sjelli të reja për të dy ju. Një arratisje e vogël, mund të rezultojë pozitive dhe qetësuese për ju. Stresi i muajve të fundit duket se do të largohet, por është e rëndësishme që ju të qëndroni përreth njerëzve dhe aktiviteteve që jeni përfshirë.

-Gaforja ( 21 Qershor- 22 Korrik)

Jeni të përfshirë në një situatë problematike përgjatë dy viteve. Mos u dorëzoni. Fokusohuni në drejtimin që doni, implementoni vendimet dhe zgjidhja më në fund do të arrijë. Veçanësrisht largoni stresin në datat 6-9 Mars.  Largoni çfarë nuk duhet mbajtur dhe më në fund ditë të qeta do të vijnë. Po, dielli do të dali dhe do të largojë tërësisht errësirën  deri në mesin e verës. Përfitoni nga hëna e re në datën 10 Mars për të aktivizuar aftësitë tuaj intuitive dhe planifikoni strategji të reja. Pushime ekzotike jashtë vendit, do të jenë ëndrra e këtij muaj.

-Luani ( 22 Korrik- 22 Gusht)

Më në fund të dashur Luan, marrëdhëniet tuaja duket se po shërohen. Aftësia juaj për të marrë përsipër fajin, duket se qëndron pas motiveve të fshehta. Vlerësimi i mundësive dhe të shikuarit përtej sipërfaqes së gjërave,  ju karakterizon. Pozitat tuaja janë mëse të favorshme për të përcaktuar të vërtetën.  Kujtoni se , jo të gjitha xixat janë flori. Dëgjoni, vërtetësinë e zemrës së dikujt dhe natyra juaj prej luani të inatosur do të ndryshojë mënyrën sesi të tjerët kujtojnë se jeni.  Fokusi për këtë muaj do të jetë puna, marrëdhëniet dhe burimet e ndara me të tjerë.

-Virgjëresha( 22 Gusht- 22 Shtator)

Këndvështrimi që keni për jetën duket se do të vendoset në dyshime këtë muaj. Njerëzit duket se dalin nga asgjëja, kërkojnë shërbime dhe e kthejnë vëmendjen nga nevojat e tyre. Edhe pse ky do të jetë një muaj balance për ju, do të ketë ende shumë për të mësuar mbi jetën dhe reflektim. Ekziston një tendencë që ta përfshihni shumë veten dhe puna mund të kthehet si një formë e angazhimit social.  Kini parasysh të gjitha perspektivat, pasi ky muaj do ju vendosni në një rang të gjerë aktivitetesh. Aftësia juaj për të mbledhur gjërat e ndara, është tendencë e rregullit që kërkoni të vendosni në jetë.

-Peshorja (22 Shtator- 23 Tetor)

Jeni duke ndjekur drejtime të ndryshme këtë muaj, duke u përpjekur që të vendosni balancë në jetën tuaj. Nëse ju fokusoheni vetëm tek bërit të lumtur njerëzit e tjerë, do të refuzoni rritjen tuaj si dhuratë. Ky vit ju ka favorizuar me njohje dhe marrëdhënie të reja dhe falë natyrës suaj sociale  keni përfituar prej tyre. Gjithashtu puna, ka qenë një zonë me zhvillime të rëndësishme dhe pozitive. Me rëndësi të madhe është që të kuptoni sesa vleni. Mos harroni se sinqeriteti fillon me veten. Dhurojini vetes një pushim për të zbuluar endrra të reja. Sektori i shtëpisë do të kërkojë vëmndjen tuaj këtë muaj.  Familjarët do të kërkojnë që të përfitojnë nga ndershmëria dhe vështrimi juaj mbi barazinë.

-Akrepi( 23 Tetor- 22 Nëntor)

Shtëpia do ju ofrojë një rehati të madhë këtë muaj. Fëmijët, duke ju njohur, përfitojnë nga ndjeshmëria dhe intuita juaj. Ky do të jetë muaji i ëndërruar, i cili ju fton që të eksploroni edhe më shumë në jetën tuaj private.  Për këtë ju vjen në ndihmë komunikimi, duke ju kujtuar që të tregoni të vërtetën me integritet dhe mëshirë.  Largimi i stinës së dimirit duket se ju afron më tepër me pastrimin shpirtëror dhe ju drejton  drejt emovioneve të forta apo qetësisë shpirtërore.

-Shigjetari( 22 Nëntor- 21 Dhjetor)

Ditët tuaja prej cigani, duket se po u vjen fundi me afrimin e Ekuinoksit. Problemet që ju kanë shoqëruar përgjatë muajve Nëntor- Janar, duket se po u vjen fundi. Trendi i fuqishëm i trasformimit është duke ju prekur prej brenda-jashtë. Më në fund jeni duke parë dritë në fund të tynelit. Merrni pak kohë  që të ritrajtoni anët tuaj shenjtore të shtëpisë. Çlirimi, shërimi dhe kuptimi duhet të gjenden aty. Vazhdimisht i kujtoni vetes se ky është një vit i ri, me premtime dhe mundësi të shumta. Vetëm atëherë ju do të mund të frymëzoni të tjerët me entuziazmin dhe vizonin tuaj.

-Bricjapi( 21 Dhjetor-  21 Janar)

Të gjithë meritojnë një pushim herët a vonë. I vetmi problem që ju keni është se vazhdoni të ndiqni rutinën e punës. Në këtë formë, ju humbisni të gjitha mundësitë për një reflektim të butë që mund t’ju dhurojë një tjetër pikpamje të të parit të jetës. Shmangni mundësinë e të qenurit negative, të paktën në dhjetë ditëshin e parë të muajt. Kujtoni se brenda jush gjendte një lumë kreativiteti, ku idetë rrjedhin natyrshëm dhe ju paraqesin mundësitë e  projekteve të reja. Nëse ju merrni kohë që çlironi veten nga pritshmëritë, do të mundeni që ti vendosni qëllimet me një qartësi të madhe.

-Ujori(  21 Janar- 18 Shkurt)

Pavarsisht mundësive në dukje të ngurta, ju jeni në kohën dhe vendin e duhur. Besojini vizionit tuaj për një të ardhme njerëzore. Perspektiva juaj globale favorizohet nga fuqia juaj e fortë intuitive. Por, rezistojini tundimit për të shpëtuar të tjerët. Paqja e vërtetë fillon me ju. Tërësisht e doni dhe e pranoni veten, dhe ndiheni të lirë për të mbjellë farën e dashurisë në botë. Ju jeni thirrur për të zhvilluar sigurinë financiare në mënyra të ndryshme. Ndërkohë që zona e përmirësimit financiar është e fuqishme, ju gjithashtu përfitoni edhe nga opsione dytësore.  Ndiheni të sigurtë që të merrni mendime nga persona të besuar dhe të shfrytëzoni mundësitë që ju ofrohen. Vëzhgoni trendetet, kapni mundësitë dhe liria do të jetë e juaja.

-Peshqit (19 Shkurt- 20 Mars)

Gëzuar ditëlindjen Peshq. Të favorizuar nga vendodhja e Uranit në shenën tuaj për shtatë vite, mundësitë nuk do të shterojnë. Ky është muaj që do të njihni të gjitha ëndrrat tuaja dhe do lejoni që ato të rrjedhin në drejtime të reja. Qëndroni të mbështetur në këmbët tuaja dhe qëndroni të hapur ndaj suprizave pozitive. Ky gjithashtu është muaj për të lartësuar idealet, ti mbani në zemër dhe mos  të lejoni realitetin që t’ju mposhti. Magjia është në ajër, dhe fakti që ju besoni në të, mrekullitë do të ndodhin. Ndërkohë që ju keni shpenzuar shumë kohë duke luajtur rolin e viktimës, ka ardhur koha që të zgjoheni në jetën e re. Kujtoni se të ankuarit çdo ditë nuk ju çon asgjëkundi. Kjo është një botë e re, e gatshme të rilindi falë vizionit tuaj.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix5 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix5 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix5 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix5 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix5 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook