Lidhu me ne

Temporal

Gënjeshtrat e miliona klikimeve

O zot, na mbyti budallallëku! nga Konica.al

  Miliona e miliona klikime! Nëse shikon videoklipet shqiptare në Youtube, habitesh se si brenda ditës thyhen rekorde klikimesh. Të kuptohemi, trendi nuk është më për mijëra klikime, por për milionin e parë, të dytë, të 10-të brenda javës. Skepticizëm i madh krahasuar me përhapjen gjeografike të vendit tonë apo numrit të përdoruesve të internetit.

Blerja e tyre nuk është me lajm, siç nën zë shpesh personazhet e muzikës pranojnë se me klikime të blera synojnë fatkeqësisht, të kapin dy-tri fundjava në klube të zakonshme. Imagjinoni pak sa qesharake është situata kur fqinjët tanë, p.sh., këngëtarët “big” italianë mbushin arena gjigante, shesin disqe e bileta turnesh disamujore dhe sërish nuk kanë klikimet e këngëtarve tanë…

Por çuditë s’kanë të mbaruar! Keni provuar të dëgjoni e kuptoni tekstet e këngëve me miliona klikime? Miliona veshë duhet të jenë mësuar, pa tinguj, me varfërinë e fjalëve, me sajesat atypëraty, me komedinë dhe dramën e asaj që rëndomtë serviret për publikun shqiptar, shpesh fatkeqësisht, model për brezin e ri. Po ju sjellim më poshtë copëza tekstesh nga disa nga videoklipet muzikore më të klikuara në YouTube. Mos harroni, si këto ka edhe shumë, shumë, të tjera…

Era Istrefi: Bon Bon – 320 milionë klikime

“S’nihëm mo s’m vyn kurgjo 
Kur t’m vyn sje mo 
Mke përdor, futja futja haaajt 
Gonna be alright”

 Noizy: Midis Tirone – 16 milione klikime

Kam njerëz rreth meje që qeshin rrall

Jo se janë t’mërzitshem thjesht qeshin rrall,

Kom njerëz rreth meje qe i kam për mall,

Jo se tjert si du por kto i kam për mall”

Gheto Geasy : Berlusconi – 6.6 milionë klikime

“Ki drejt so fer 
Ti n’katun un n’paris 
Prej shtetit në shtet 
Profesori i gjeografis” 

 Getinjo: O moj pare –  13 milionë klikime

“A e din sa shumë te dua 
O moj pare, o moj pare 
Krejt t’zezat për ty i boj 
O moj pare, o moj pare 
Ti m’ke shti me dal fare 
O moj pare, o moj pare” 

Mozzik : Kokaina – 34 milionë klikime

“Xhani xhani s’jena mo ne tani 
po t’shoh prej xhamit te ballkoni 
po ta shoh ftyren po zbehna si Simpsoni 
provoj me t’thirr, busy telefoni”

 Getinjo:Tony Montana -17 milionë klikime

“Jom PANTHER i ZI 
ju LITTLE CAT-s 
Keni mbet IPHONE 3-sha 
UNE jom bo 8-sh 
Jeni shum lame une 
jom FUCKING FRESH 
You get it …”

Ledri Vula: Kings – 10 milionë klikime

“U kthy perandori 
Jom hot se kom lind n’korrik 
Floëin e kom kancer jom n’horoskop Gafore!”

Ronela Hajati: Syn i jemi – 16 milionë klikime

“Syni jemi syni jemi syn i jemi je 
Syni jemi syni jemi syn i jemi je 
Syni jemi syni jemi syn i jemi je lalalalalalalalalala”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook