Lidhu me ne

Temporal

10 HUQET E NDYRA TË SHQIPTARËVE!

10 HUQET E NDYRA TË SHQIPTARËVE!

Nga Bledi Mane-Public Enemy
fb.com/bledi.mane
instagram.com/bledimane
Kanë një shprehje interesante tironcit e vjetër: Vesi del me shpirtin. Për veset e lindura edhe shkenca ngre duart lart por sot flasim për veset e mësuara, të imponuara apo të kopjuara. Si racë e rrahur nga dimër i ashpër dhe diell përvëlues, me jastëk malin dhe legen me ujë të kripur detin, duket se përvetësojmë në mënyrë të pavullnetshme disa zakone të pështira prej të cilave nuk ndahemi kollaj. Një shtëtitje nëpër rrugët rurale apo urbane, nëpër fshatrat apo qytetet tona nuk përbën asnjë dallim. Femra dhe meshkuj të veshur ndryshe, të qethur ndryshe, më këmbë apo me makinë, të kamur apo të skamur që sillen dhe reagojnë njësoj pavarësisht statuseve të tyre civile. Para jush nje e nga një huqet më të ndyra e më të spikatuar që formojnë identitetin tonë sharlatan:

1-Femrat që shkojnë dyshe ose treshe në banjë.

Ndjehen më të sigurta, furça njera-tjetrës dhe pa dyshim me brekë nëpër këmbë pak thashetheme të shpejta.

2-Shkundja e cigareve në filxhanin e kafesë.

Mirë që rrimë gjithë ditën në kafe duke marrë në gojë gjithë dynjanë por as higjenë dhe estetikë personale nuk tregojmë. Pasi mbarojmë së rrufituri kafenë vazhdojmë shkundim hirin dhe fikim cigaren në filxhanin ku para 3 minutash puqnim buzët dhe po në atë filxhan nesër unë ose ti do pimë sërish kafen e rradhës.

3-Shfryrja e qurrave dhe gëlbazat e hedhura vend e pa vend.

Je duke ecur me gruan ose me shokët në rrugë? Shkëputupak me lezet, bëj një hap djathtas, me dorën e djathtë blloko vrimën e majtë të hundës, merr frymë thellë dhe shkëpute. Qurret me shpejtësi skëterrë lëshohen direkt mbi trotuar ose ngjiten te shtylla neone. Më pas edhe një nxjerrje gëlbazash dhe sekrecionesh, fërkim duarsh në vend të pastrimit dhe vazhdo ec pa më të voglin siklet.

4-Kruajtja e koqeveve në publik.

A mund të jesh burrë tipik shqiptar nëse nuk kruan koqet në publik? Duhet pak superioritet dhe vitalitet. Ça jemi ne, pjeshka?

5-Takat e larta buzë detit.

Këto torrollaket tona mirë që hapen bythësh gjithë vitin në Bllok por edhe kur shkon për pushimet e verës në Jal ose Dhërmi shikon të njëjtat fytyra por kësaj here me një ndryshim. Të zhveshura me rroba banje por pa hequr scarpinat, takat e larta me shkëlqim duke shitur pordhë para laçianëve buzë detit të Jugut.

6-Dhjerja me emergjencë

Studimet e fundit tregojnë se shumica e shqiptarëve dhjesin shpejt, bëjnë dush shpejt dhe ngasin makinën shpejt. Të duket sikur axhenda e tyre është super e ngjeshur por në të vërtetë shpejtësia e tyre nuk i çon asgjëkundi. 2 minuta dhjerje, 3 minuta dush, 4 minuta vozitje me makinë, 81 minuta në kafe.

7-Kolektivitet bastexhinjsh

Djem e burra që zgjohen e ngrysen me kofiçentë rezultatesh në kokë.Emocione dhe ndjesi të tjetërsuara. Abandonim të familjes dhe shoqërisë. Para të shpenzuara për bllofet e ndyra dhe në fund katandisje halabakëria pa askënd pranë.

8-Zagarë të politikës

Çdo ditë shajmë e mallkojmë politikën dhe aktorët e saj. Anatemojmë liderë e parti. Urrejtje patetike dhe neveritje por…dhe vjen dita e zgjedhjeve. Ne sharësit mbajmë të parët rradhën për të votuar të sharët.

9-Vetëm sumqimat lidhin rripin e sigurimit

Dukesh si legen me atë rrip. Pse e vë, apo të të shajnë? Pse e lidh apo të shesësh pordhë…

Vdiq, vdiq në një aksident në autostradë. Ekspertët thanë nëse do kishte lidhur rripin e sigurimit do kishte shpëtuar.

10-Meshkuj llapaqenë

Pavarësisht namit, gratë e shkreta janë më racionale. Ato janë gjithë ditën të zëna. Punë shteti ose punë private, bërje pazari, kujdes për fëmijët, gatim, punët e shtëpisë dhe ndoshta një kafe me shoqet. Burrat shqiptarë? Intrigantë dhe thashethemexhinj që mbulojnë këto perversitete të poshtra me mashkullitetin dhe pamjen e rëndë në fytyrë. Dhe kur shtrihen në darkë në krevat, as puthje e as seks me gratë e tyre. Janë të mërzitur se Ronaldo humbi penalltinë. Hipokrizi me 5 yje kjo e jona!

Görüntünün olası içeriği: 1 kişi, ayakta ve açık hava
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook