Lidhu me ne

Radar

15 fakte që nuk i dini për “Kumbarin”

15 fakte që nuk i dini për “Kumbarin”

Këto janë disa fakte në lidhje me kryeveprën e Francis Ford Coppola-s që përshtati filmin nga romani i Mario Puzo, që u shfaq në Nju Jork 45 vjet më parë (1972). Filmi “Kumbari” cilësohet gjerësisht si më i miri i historisë.
1- Francis Ford Coppola ishte në rrezik shkarkimi gjatë produksionit
Francis Ford Coppola nuk ishte regjisori i parë i Paramount Pictures që kishte në mendje “The Godfather”. Elia Kazan, Arthur Penn, Richard Brooks, dhe Costa-Gavras të gjithë këta e refuzuan këtë punë. Dhe pasi filmimi nisi, drejtuesve nuk po u pëlqente shumë drama me të shtëna e Coppola-s. Ata donin një film me gangsterë më banalë dhe kështu deshën ta hiqnin Francis.
2- Coppola luftoi për të mbajtur logon e famshme
logio
Studio fillimisht donte të hiqte portreti e dorës me marionetën që ishte si logo filmi, por Coppola këmbënguli në mbajtjen e tij, sepse Puzo, autori i librit e kishte bashkë-shkruar skenarin me të.
3- Ai luftoi edhe për të mbajtur historinë si një dramë periodike
Duke marrë parasysh kostot, Paramount i kërkoi Copola-s të modernizonte skriptin që filmi të merrte pjesë në periudhën e vitit 1972 dhe xhirimet e filmit të bëheshin në Kansas, duke qenë se në Nju Jork ishte shumë shtrenjtë. Por Coppola përsëri i bindi që ta mbanin ngjarjen në Nju Jorkun e pas-Luftës së Dytë Botërore për të ruajtur integritetin e filmit.
4- Darkat familjare i ndihmuan të gjithë të hynin në karakter
Coppola mbante seanca të improvizuara prove për t’i future personazhet në karakter gjatë vakteve të familjes. Coppola kërkonte që secili personazh të jepte më të mirën e mundshme dhe i shihte provat si një element kryesor.
5- Paramount nuk donte Marlon Brando-n për rolin kryesor
Kur Coppola fillimisht përmendi Brando-n si një mundësi për Vito Corleone-n, kreu i Paramount, Charles Bluhdorn, i tha Coppola-s se ky aktor nuk do të “shfaqej kurrë në një xhirim të filmave Paramount”. Por pasi u provua Laurence Olivier si Vito, u arrit në dakordësim që të merrej Brando por me tre kushte: – Duhet të bënte një provë në ekran, – do ta bënte filmin falas dhe – do të paguante nëse çdo gjë nuk shkonte siç duhej. Kur iu bë testi, drejtuesve u pëlqeu aq shumë Brando sa ia hoqën të dy kushtet e tjera dhe e morën në film.
6- As Al Pacino nuk ishte zgjedhja e parë për të luajtur Majkëllin
al-pacino-godfather-ftr
Studio donte Robert Redford ose Ryan O’Neal për të luajtur Michael Corleone, por Coppola gjithmonë kërkonte Al Pacino-n. Aktorë të tjerë, si Martin Sheen dhe James Caan (të cilët provuan të luajnë dhe Sonny-n), u testuan më parë për rolin e Michael.
7-Robert DeNiro bëri audicion për rolin e Sonny-t
de niro
Robert De Niro bëri audicion për rolin e Sonny-t, por Coppola mendonte se personaliteti i tij ishte shumë i dhunshëm për atë rol. De Niro më pas mori rolin e Vito Corleone-s kur ishte i ri në pjesën e dytë të Kumbarit dhe fitoi çmimin Aktori më i mirë Mbështetës.
8- Coppola e la jashtë skenën e dasmës dhe e ktheu atë në stilin guerrillas
Për t’i shtuar sa më shumë ndjenjë realiteti skenës së dasmë, edhe pse kishte vetëm dy ditë për ta xhiruar, Coppola e la kastin e aktorëve të improvizonin në prapaskenë dhe më pas xhiroi skenat që dëshironte.
9- Coppola i kthente gabimet në avantazh
Lenny Montana, që luajti rolin e Luca Brasi-t, ishte një mundës profesiost përpara se të bëhej aktor. Ai ishte aq nervoz në kryerjen e rolit të tij, sa që nuk arriti të xhironte as edhe një sekuencë gjatë një dite të tërë xhirimi. Duke mos pasur kohë, Coppola ndërroi skenën e Luca Brasi-t.
10-Kompleksi Corleone ishte një vend i vërtetë
Rezidenca u nxorr në shitje në vitin 2014 për 3 mln dollarë. Një çmim ky që tani vështirë se refuzohet.
11- Macja e Kumbarit ishte gjetje e momentit
Gjatë xhirimeve të përditshme, Coppola-s i kalonte shpesh nëpër këmbë një mace, dhe një ditë ai e kapi macen dhe i tha Brando-s që të improvizonte me të. Macja dukej që e donte aktorin aq shumë sa që shkonte në prehrin e tij gjatë gjithë ditës.
12- Pacino i përshtatej shumë mirë situatave
Ai ka ndenjur një ditë të tërë me nofull të mbyllur gjatë xhirimeve të para, pasi personazhi i tij u godit me grushta në fytyrë.
13- Koka famëkeqe e kalit ishte e vërtetë
Koka e kalit në shtratin e producentit të filmit nuk ishte e rreme. Produksioni mori një kokë të vërtetë kali nga një kompani ushqimi qensh.
14- Brando pranoi rolin e Vito-s nëse do të hiqej Burnt Reynolds
Marlon Brando pranoi të luante rolin e Vito Corleone-s me kushtin që Burt Reynolds, i cili do luante rolin e Sonny-t, të mos ishte i tillë. Brando e shihte atë si shumë të vakët për të qenë një yll televiziv.
15- Në fillim mendohej një ndërprerje e filmit
Filmi 175 minuta është më i gjatë se sa filmat standardë të Hollivudit, dhe në fillim mendohej të përfshihej një ndërprerje në mes të filmit, por kjo ide i bënte producentët të besonin se do të ulte vrullin e audiencës për të parë filmin.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook