Lidhu me ne

Radar

Rregullat “e kota” të cilat nervozojnë çdo punonjës  

Kompanitë nuk mund të funsksionojnë kurrësesi pa rregulla, por ka nga ato kompani të cilat e teprojnë disi në këtë drejtim duke vendosur në vazhdimësi rregulla të reja, një pjesë e së cilave mund të evitoheshin duke mos shkaktuar në këtë mënyrë edhe irritimin e punonjësve.
Kur kompanitë vendosin rregulla qesharake dhe demoralizuese për të mbajtur nën kontroll sjelljen e disa individëve të caktuar, një gjë e tillë është pastaj kryesisht një problem në procesin menaxhues. Sepse nuk ka asnjë arsye që për faj të disa individëve të caktuar, të përfshihet e gjithë kompania. Një gjë e tillë, vetëm sa do të krijonte akoma edhe më shumë probleme seç mund të ekzistonin.
Ja cilat janë disa prej tyre:
Duhet të vini në orar por të mos largoheni në orar
Punonjësit në vende të ndryshme të botës paguhen në bazë të orëve të punës. Në shumë vende orari i punës është 08:00 me 16:00. Ora 08:00 është e shenjtë dhe duhet respektuar gjithmonë, ndërsa me orarin e largimit nuk ndodh e njeta gjë. Ata punonjës që largohen në orar nuk shikohen me të njetin sy që shikohen punonjësit të cilët rrinë edhe përtej këtij orari. Ata që rrinë përtej orarit zyrtar të punës shikohen si punonjës që kanë më shumë interes për punën dhe që i përkushtohen asaj më shumë në krahasim me ata të cilët mezor presin që të shkojë ora për t’u larguar. Edhe pse jo i shkruar një rregull i tillë ekziston në pjesën më të madhe të kompanivë, por është pikërisht ky, njëri prej atyre rregullave që irriton një pjesë të madhe punonësish.
Kuftizime në përdorimin e internetit
Mund të ketë nga ata punonjës që edhe pa pasur fare internet në zyrë mund të vonojnë dorëzimin e një punë në afatin kohor të caktuar. Ndërsa ekziston edhe ajo anë tjetër e punonjësve, tek të cilët internet ndikon pozitivisht dhe i ndihmon ata për të përfunduar një punë sa më shpejt të jetë e munudr. Sipas studimeve të fundit të një universiteti amerikan, ka rezultuar se stresi që i krijohet punonjësve si pasojë e kufizimeve për të përdorur rrjete të ndryshme sociale në punë, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi rendimentin e tyre. Është me mirë që ata t’i shohin ato dhe ,më pas të vazhdojnë punë të qetë, shpreht një prej profesorevë të këtij studimi. Kontrolli apo rregullat kufizuese mund të merren ndaj atyre personave që vihet re se e teprojnë.
Ndalimi i përdorimi të telefonit
Edhe këtu si në rastin e mësipërm mendohet se ndalimi i përrdorimit të telefonit celular në punë do të ndikojë që punonjësit të mos harxhojnë kohën e tyre duke u marrë me biseda me familjarët e tyre por të përqëndrohen vetën tek puna. Është e vërtetë që ka nga ata punonjës që shpenzojnë një pjesë të mirë të orëve të punës duke folur në telefon më të afërmit e tyre, por ka edhe nga ata që e përdorin atë vetëm në kohën e lirë, prandaj këshillohet që më mirë të lejohet përdorimi i telefonit dhe të merren masa vetëm ndaj atyre që abuzojnë.
Kontrollim i çdo e-maili
Kjo është një prej rregullave që irriton pothuasje të gjithë punonjësit sepse është në një formë privim i të drejtës së tyre për të punuar të pavaruar. Edhe pse bën pjesë në grupin e rregullave që janë vendosur së fundmi, kjo formë kontrolli po përhapët dhe po përqafohet nga shumë kompani. Një gjë e tillë bëhet kryesisht për mugesë besimi ndaj punonjësve, por nëse ju nuk i bësoni punonjësve tuaj edhe për të dërguar një e-mail, lind pyetja, përse i morët në punë?
Krijimi i një ambienti pune josocial
Krijimi i një ambienti punë josocial është një prej taktikave të përdorura në shumë kompani. Një gjë e tillë bëhet sepse mendohet se punonjësit do të jenë të përqëndruar vetëm në punën e tyre dhe nuk do të merren me çështje të tjera që nuk janë pjesë e saj. Por një gjë e tillë mund të japë efektet e kundërta, sepse ambienti që do të krijohet do të jetë shumë i zymtë dhe mbi të gjitha do të shkaktojë stres, gjë kjo që do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e rendimentit të punonjësve.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook