Lidhu me ne

Kryesore

Tom Kuka është Enkel Demi

Politiko.al zbulon kush është Tom Kuka i ‘Hide mbi kalldrëm’: Një gazetar i njohur…

Kur Botimet Pegi e nxorën librin, pak para Panairit të Librit, ‘Hide mbi kalldrëm’ ra në sy fillimisht për emrin e çuditshëm të autorit, por edhe për faktin se botuesja tha se ishte një pseudonim. E menduar edhe si teknikë marketingu, pyetja ‘Kush është Tom Kuka’ filloi të qarkullonte në Facebook në postimet e gazetarëve apo njerëzve pranë librit. Ngjante si një frazë e dalë nga një tjetër libër i Botimeve Pegi ‘Revolta e Atlasit’, përkthyer nga Amika Kasoruho ku, herë pas here, pasi ke humbur në lexim, pyetet papritur ‘kush është Xhon Gollti?
Kush është pra, Tom Kuka, pen name-i i autorit të ‘Hide mbi kalldrëm?’.
Ja çfarë thotë ai për veten në parathënien e librit: Jam një njeri që, ma merr mendja, më njohin mjaftueshëm. Natyrisht, nuk kam bërë punë të zeza, që të kem frikë të paraqitem me emrin tim. As kam ndonjë drojë nga emri që më ka vënë nëna dhe babai, por gjykova që para lexuesit më duhet të qëndroj i fshehur pas Tom Kukës. Përse zgjodha të fshihem pas një pseudonimi? Nuk ka lidhje me modën e viteve ’30, kus shkrimtarët gjenin nofka për veten e tyre nga motive krej të tjera.
Unë jam nisur nga një dyshim i madh, që më ka ngrënë si mola drurin. Duke qenë shpesh në sy të publikut, mendoj se mbi personazhin që unë pëfaqësoj janë ngritur opinione e paragjykime. Kjo është e kuptueshme, njerëzore. Ndaj edhe vendosa të paraqitem me një emër tjetër, sepse dëshiroj që lexuesi të lexojë letërsinë e këtij libri, jo autorin e tij. Duke e konsideruar letërsinë punën më serioze që kam bërë në jetë, mendova që ta çliroj atë nga vargonjtë që krijon qasja me publikun nëpërmjet medias, politikës, sipërmarrjes apo aktiviteteve të tjera”.
Sipas portalit Politiko.al Tom Kuka është gazetari i njohur Enkel Demi. Një tjetër ‘shenjë’ është shënimi në faqen hyrëse të librit, ku jepen edhe emrat e fëmijëve të Demit. (Kjo është zbuluar fillimisht nga një prej kolegëve të Demit në një shkëmbim komentesh në Facebook pak pas daljes së librit).
Misteri e ka bërë të vetën, libri është lexuar dhe ndoshta duhet ribotuar nën emrin e vërtetë të autorit. Urime Enkel Demi, dhe mirësevjen në Letërsi!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook