Lidhu me ne

Kryesore

Udhëtim në tokën e shqiptarëve të Italisë


IMG_9133
Hora e Arbëreshëvet është një qytezë arbëreshe me mbi 6.500 banorë në krahinën e Palermos, të rajonit të Sicilisë në Itali.
Ajo njihet si kryeqytet i arbëreshëve, një nga bashkësitë më të mëdha të komuniteteve historike shqiptare të Italisë, qendra më e rëndësishme dhe më e populluar e arbëreshëve të Sicilisë.
Hora e Arbëreshëvet ndodhet 24 km larg nga Palermo.
Ajo ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore, fetare.
IMG_9139
Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan.
Identiteti i Horës së Arbëreshëvet është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio.
Bashkia përdor në dokumentet zyrtare dygjuhësore gjuhën shqipe dhe italiane për banorët e saj, në bazë të ligjit ekzistues për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali.
IMG_9138
Sot jetojnë këtu shumë shqiptarë të tjerë, që erdhën gjatë emigracionit të fundit shqiptar.
Hora e Arbëreshëvet u themelua më 30 gusht të vitit 1488 nga një grup shqiptarësh nga Himara. Në fundin e viteve 1400 një sulm i perandorisë turko-osmane i detyroi familjet e Arbërisë të linin vendin dhe të iknin për lirinë drejt anës tjetër të detit Adriatik për në Itali.
Edhe pse kanë kalur shekuj, ata vazhdojnë të ruajnë zakonet, traditat, gjuhën dhe çdo gjë tjetër ashtu si para 500 vitesh.
Kur mësuan se Shqipëria do të vinte të luante në Palermo ndaj Italisë për ta ishte një festë e jashtëzakonshme, madje kur i pyet se për kë do të bëjnë tifo të premten, të përgjigjen paksa me ironi:
“Përderisa kemi ruajtur traditat dhe gjuhën për 500 vjet, a mos ndoshta mendoni se do të mbështesim Italinë”
IMG_9133IMG_9136
Arbëreshët e Siçilisë por dhe rreth 5 mijë shqiptarë të tjerë të ardhur pas viteve 90 do të jenë në mbështetje të kuqezinjve, pa llogaritur avionat pa fund me tifozë shqiptarë zbarkojnë në Palermo në dy ditët e fundit.
Ndaj Italisë luajmë në shtëpi apo jashtë fushe?
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook