Lidhu me ne

Letersi

Jeta, krishtërim pa Krisht, poezia mbijetuese e Petrit Nikës

Jeta, krishtërim pa Krisht,
poezia mbijetuese e Petrit Nikës
Nga Moikom Zeqo
(publikohet per here te pare)
Nëse poezia “ka temperaturë”, zbehet, zvetënohet, asfiksohet, meket, ahere vdekja e saj do të ishte vdekja e kombit, – kjo ide është shprehur nga mjeshtri i papërsëritshëm i poezisë, Ezra Pound!
Një paradigmë e tillë vlen dhe për poezinë shqipe. Ndonëse, për mua, kronologjia poetike është vetëm konvencionale, dhe jo përcaktuese, megjithatë, kur flasim për poezinë mbas viteve “90, të shekullit XX, kur parakuptohet një liri më e madhe krijuese, paralelisht mund të mendosh, se një gjeneratë e re poetësh do të përjetonte një shkëlqim, ose zhvillim të ri.
Mundësi e re, prurje më adekuate!
Në fillim, në etapën post-totalitariste, me zhbërjen e të ashtuquajturit realizëm socialist, poetët e moshës së re shkruan krijime që premtonin shumë.
Mbas njëzet e pesë vitesh, unë, që isha asokohe përkrahës, stimulues, mbështetës i të rinjëve, shoh me trishtim, se mbas çerek shekulli, vargjet që shkruajnë, mbas kësaj periudhe të gjatë, nuk kanë arritur atë vizion dhe cilësi që kisha shpresuar.
Pse? Sepse poezia është më tepër kredenciale e talentit se sa e lirisë politike.
Përgjatë 25 viteve të fundit një poet ka krijuar një profil të pakrahasueshëm dhe të spikatur. Brenda gjeneratës së tij.
Ky poet ështe Petrit Nika! Ai është një poet i lindur, tek ai poezia është gjithçka!
Petrit Nika, nën parzmoren e një jete të vështirë, të pengesave të pafundme, e ka të gjallë, të fuqishme zemrën e tij poetike.
Siç ka nënvizuar Harold Bloom, plotfuqishmëria e argumenteve poetike është shumë më tepër se sa konteksti social, madje edhe në forma poetike.
Poezia është zbulesë. Poezia ka përmasa të papërcaktueshme të krijesave madhore dhe tronditëse të imagjinatës.
Koordinatat krijuese të librit më të ri poetik të Petrit Nikës “Hija e pyllit urban”, që i dedikohet bijës së tij, Donjetës, në tetë vjetorin e lindjes, janë më cilësore dhe më të vërtetat.
Ky libër është një ankth i pamatë ekzistencial, ku strukturat janë të ngrira, që parandjejnë një shpërthim të brendshëm:
Ti prêt në shi dhe shiu s’ka të mbaruar,
rrugët, drurët, dherat mbi ujë janë anuar,
ti kujton Krishtlindjen që sa ka kaluar,
por ëngjëjt prap rrinë në gjumë të amshuar.
Nje metaforë komplekse; jeta është më shpesh, një Krishtlindje, pa ëngjëj,pa Krisht.
Kjo subastancë e vështirë, universale, kozmogonike, e errët, e neveritshme, e pamëshirshme, e egër, grishëse, dinake, shkatërruese, është jeta e përditshmërisë, gracka biologjike e shpresave dhe zhgënjimeve, por megjithatë, megjithatë, megjithatë, është pikërisht kjo jetë e pabesë, që plazmon, lind, shpërthen poezinë, shpikje dhe madhështi e intelektit njerëzor, e fuqisë së epërme mendore.
Kodi poetik i Petrit Nikës është testamental. Ai është poet autentik, i pashtershëm, mjeshtër i subjektit ekzistencial, i ankthit, i mbijetesës triumfuese.
Poezitë e tij janë sublimimi dhe jetësimi i një Poste Shpirtërore, të letrave për botën, për bijën e tij, për njerëzimin, kohërat, motivet, kundërthëniet, të ardhmen.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar24 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook