Lidhu me ne

Temporal

‘Zhdukja’ e Albin Kurtit nga shfaqjet publike

Rrallimi i performancës së tij ka ngritur pikëpyetje të njëpasnjëshme. Sado që Kurti ushtron vetëm funksionin e deputetit, roli i tij në Vetëvendosje e eklipson edhe atë të kryetarit, Visar Ymeri. Karizma e tij dhe aura e një rebeli të pandreqshëm e bëjnë të jetë ‘eminenca gri’ e Vetëvendosjes.
 Protagonisti i protestave të shumta, debateve dhe fjalimeve të zjarrta po bëhet çdo herë e më pak i dukshëm për publikun.
Deputeti i Vetëvendosjes ose siç e quante veten në një intervistë ‘aktivisti më i shquar’ i saj, Albin Kurti, prej kohësh ka rralluar daljet, jo vetëm në media, por edhe në publik. Kryetari i dikurshëm i Vetëvendosjes, që krijoi identitetin e tij politik përmes apelimit në populizëm, të fundmen herë është parë të marrë pjesë në një nga mbledhjet e përgjithshme të subjektit të tij, i ulur diku në publik.
Rrallimi i performancës së tij ka ngritur pikëpyetje të njëpasnjëshme. Sado që Kurti ushtron vetëm funksionin e deputetit, roli i tij në Vetëvendosje e eklipson edhe atë të kryetarit, Visar Ymeri.
Karizma e tij dhe aura e një rebeli të pandreqshëm  e  bëjnë të jetë ‘eminenca gri’ e Vetëvendosjes.
Rivaliteti latent me Shpend Ahmetin dhe kontingjentin që solli ai brenda Vetëvendosjes, nuk ka shkaktuar dot plasaritjen e madhe, aq shumë të parashikuar nga analistë e media të ndryshme.
Burime të afërta me Vetëvendosjen kanë thënë për Konica.al se për një kohë Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti as nuk kanë folur me njëri-tjetrin. Megjithëse përçarja rri pezull në erë, ajo ende nuk ka shkaktuar ndarjen e Vetëvendosjes dhe largimin e Shpend Ahmetit, Dardan Sejdiut dhe disa të tjerëve që vijnë nga partia e shuar, Fryma e Re (FER). Kalkulimet e dyanshme sikur e kanë fashitur moment tjetër ‘skizmën e madhe’ në Vetëvendosje.
Ndërkohë, Kurti gëzon autoritet të padiskutueshëm moral në radhët e aktivistëve dhe militantëve të Vetëvendosjes. Brenda saj organizohet edhe ‘shkolla politike’, qëllimi i së cilës është ‘formimi ideor i aktivistëve’. Selia e këtij subjekti në lagjen ‘Arbëria’ është hyrje e dalje e qindra të rinjve që marrin pjesë në ligjërata, debate e komentime të filmave ideologjikë.

Fandaksja mbas Kurtit si frymëzim shkon deri atje sa në rrjetet sociale ka edhe faqe të tilla si ‘Thënie nga Albin Kurti’, ‘Kryeministri im është Albin Kurti’, ‘Albin Kurti Lider për Bashkimin e Shqiptarëve’ e të ngjashme.

Rasti tragjik i vdekjes në rrethana të dyshimta të aktivistit Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, duket se ka ndikuar edhe brenda radhëve të Vetëvendosjes.
Intrasigjenca e dikurshme e Vetëvendosjes që akuzonte pushtetin se ka pasur gisht në vdekjen e Deharit (ose vrasjen e tij, siç mëtonin vitin e kaluar), është zëvendësuar me një heshtje të çuditshme. Ndonëse organet e drejtësisë ende nuk e kanë thënë fjalën e tyre përfundimtare nëse ishte vrasje apo vetëvrasje, Kurti sikur ndien një lloj përgjegjësie të pakapërcyeshme. Ai ishte i pari që e kishte quajtur vdekjen e Deharit si ‘vrasje’, çka solli një pezmatim të përgjithshëm kolektiv në Kosovë.
Zigzaget e procesit hetimor për Astrit Deharin dhe ndërkombëtarizimi i tij e bëri Vetëvendosjen më të matur në deklarimet e saj rreth rastit në fjalë. Në të vërtetë, daljet e rralla të Kurtit mund të kontekstualizohen pikërisht te ky rast: intervista e tij në KTV me 7 nëntor të vitit të kaluar është e vetmja gjatë këtyre muajve.
Pretendimin e njëjtë Kurti, d.m.th. skenarin e vrasjes së Deharit, nuk e ka përsëritur asnjëherë, madje në biseda private edhe figura të tjera të Vetëvendosjes nuk ngulmojnë për ta quajtur rastin si vrasje.
Ndërkohë Vetëvendosja ende nuk e ka kuruar veten nga trashëgimia e vitit të kaluar, plot me konfrontime, gaz lotsjellës e konfliktualitet me Qeverinë. Për një moment ajo u ndodh e vetme, e qarkuar nga një opinion, simpatia e të cilit po shkonte drejt koalicionit qeverisës dhe aleatëve të dikurshëm të saj që e braktisën njëri pas tjetrit (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën).
Në këtë udhëkryq, Vetëvendosja duket më e pavendosur se kurrë….
/Konica.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook